E premte, 31 korrik, 2015

Lajme

Dy amerikanët Mather dhe Smut fitues të çmimit Nobel në fizikë

Tom Rivers

Për të dytën ditë me radhë, dy amerikanë morën çmimin Nobel. Xhon Mather dhe Xhorxh Smoot u nderuan me këtë çmim për fizikën për kontributin e tyre në shpjegimin e pranisë së rrezatimit të lashtë kozmik në univers.

Shkencëtarët Xhon Mather dhe Xhorxh Smut morën çmimin më të lartë të fizikës për punën e tyre në Agjencinë amerikane të Hapësirës, NASA , në vitin 1989, që ndihmoi për të hedhur më shumë dritë në fillimet e hershme të universit dhe origjinën e galaktikave dhe yjeve.

Ata u nderuan me çmimin Nobel për zbulimin e rrezatimit kozmik që e ka origjinën nga Big Bangu, Shpërthimi i Madh, në kohën e krijimit të universit. Puna e tyre ishte mbështetur në matjet e marra nga sateliti për eksplorimin kozmik të lëshuar nga NASA.

Valëzimet e dritës që ata diktuan e kanë origjinën në fazat e hershme të universit, rreth 380 mijë vjet pasi ishte krijuar. Në motivimin e çmimit Akademia e Nobelit në Stokholm tha se studimet e tyre kanë luajtur një rol të madh në transformimin e kosmologjisë moderne në një shkence të saktë.

Në kuptimin praktik, fizikantët Mather dhe Smut e shndërruan studimin e universit të hershëm nga një këndvështrim teorik në një vëzhgim dhe matje të drejtpërdrejtë. Në teorinë e Big Bangut, apo shpërthimit të madh, thuhet se universi u krijua nga një gjendje jashtëzakonisht e ngjeshur dhe e nxehtë, afro 14 miliardë vjet më parë.

Duke u nisur nga afatet kohore që ndjek Akademia e Nobelit, çmimi është dhënë relativisht herët pas zbulimit. Në të kaluarën kanë kaluar dekada, para se të jepet një nderim i tillë. Xhorxh Smut, që është shkencëtar në Laboratorin Kombëtar Lorens Berkli në Kaliforni, e konsideron çmimin një nder të madh.

Kolegu i tij, Xhon Mather, në qendrën Godard për Fluturime në Hapësirë në Merilend, thotë se ndjehet i lumtur dhe i befasuar. Dy shkencëtarët do ta ndajnë përgjysëm çmimin prej rreth 1,4 milionë dollarësh. Frytet e punës së tyre do të vazhdojnë. Nasa ka filluar një hetim të ri që do të studiojë rrezatimin e sfondit kozmik në mënyrë edhe më të detajuar.//lk

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Los Anxhelos, Lojërat Speciale Olimpike

Lojrat Speciale Olimpike nxisin përfshirjen në shoqëri të personave me aftësi të kufizuara
Më tepër

Kosovë: Aktakuzë ndaj Enver Hasanit

Prokuroria e Posaçme e Kosovës akuzoi të premten ish rektorin e Universitetit të Prishtinës Enver Hasani dhe dy të tjerë për veprën ‘mashtrim në detyrë’.
Më tepër

Sek. Kerry, turne diplomatik në Lindjen e Mesme

Turneu ka si synim forcimin e lidhjeve ekonomike, të sigurisë dhe zbutjen e shqetësimeve të aleatëve mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin
Më tepër

Pekini, mikpritës i Olimpikeve dimërore 2022

Pekini ka qenë mikpritës i Lojrave Olimpike Verore 2008 dhe bëhet kështu i vetmi qytet i botës që organizon lojra olimpike verore dhe dimërore
Më tepër

Ekspertët gjithnjë e më të bindur për mbetjet e MH370

Fragmenti 2 metra i gjatë, një pjesë e krahut, pritet të mbërrijnë në Tuluzë të Francës për analiza të mëtejshme
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A general view shows a "smiling" sunflower in a field in Tokyo, Japan.
  • UNHCR special envoy Angelina Jolie Pitt (C) shakes hand with Kachin ethnic refugees as she visits Jam Mai Kaung IDP camp in Myitkyina capital city of Kachin state, Myanmar.
  • SoftBank Group representative Masayoshi Son and humanoid robot Pepper deliver a presentation at the SoftBank World 2015 in Tokyo, Japan.
  • A Belgian dairy farmer pours milk from a truck during a protest against low milk prices at the milk processing factory Corman in Bethane near Liege.
  • Pakistani girls cry during an operation to tear down a poverty-stricken neighborhood where Afghan refugees and Pakistani tribal people live in Islamabad.
  • Indonesian Navy cadet graduates celebrate after a ceremony in Semarang, Central Java, in this photo taken by Antara Foto.
  • A dog and its owner, who are street performers, rest after the show on Oslo's main street Karl Johan, Norway, July 23, 2015. (Photo taken by Maung Maung Myint)
  • People disarm an Orthodox Jewish assailant shortly after he stabbed participants at the annual Gay Pride parade in Jerusalem. Six participants were wounded during the march, police said.
  • An Indian boy dressed as Hindu god Shiva to attract alms from devotees chats with tourists as they sit on benches partially submerged in flood waters on the banks of the River Ganges in Allahabad.
  • Four white lion cubs, born two weeks ago, are seen in a basket at the Taigan Safari Park, in Belogorsk, about 50 km (31 miles) east of Simferopol, Crimea, July 29, 2015.
  • Africa and Europe are seen in this image taken by a NASA camera on the Deep Space Climate Observatory (DSCOVR) satellite.
  • A view shows the settlements of Larung Gar Buddhist Academy in Sertar County of Garze Tibetan Autonomous Prefecture, Sichuan province, China.
  • A man jokes next to the wax figure of Albert Einstein at Grevin Wax Museum in central Seoul, South Korea.
  • Piper Hoppe, 10, from Minnetonka, Minnesota, holds a sign at the doorway of River Bluff Dental clinic in protest against the killing of a famous lion in Zimbabwe, in Bloomington, Minnesota, July 29, 2015. A Zimbabwean court charged a professional local hunter Theo Bronkhorst with failing to prevent an American from unlawfully killing 'Cecil', the southern African country's best-known lion. The American, Walter James Palmer, a Minnesota dentist who paid $50,000 to kill the lion, has left Zimbabwe.
  • A row of coffee vendors trailers in the form of pink snails, block the entrance to the city hall and the office of the major Vitalii Klitschko in Kyiv, Ukraine, during a protest against recent legislation deemed harmful to the trade and livelihood of street vendors.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.