Lidhje

Alergjia tek fëmijët; Sindroma e blerjes


Alergjia tek fëmijët

Përllogaritet se rreth 50 milionë amerikanë preken nga alergji të llojeve të ndryshme. Ndër simptomat përfshihen teshtitja, temperatura e lartë, skuqja e lëkurës, astma e të tjera.

Një studim i botuar në revistën amerikane të shoqatës së mjekëve pediatër, tregon se fëmijët prindërit e të cilëve preken nga alergjia, mund të jenë në rrezik më të lartë për të zhvilluar simptoma e saj që në moshën 1 vjeç.

Shkencëtarët grumbulluan të dhëna mjekësore të rreth 600 foshnjeve që kishin të paktën njërin prej prindërve me alergji. Nga studimi doli 28 përqind e fëmijëve që treguan shenja alergjie, ishin të prindërve që ndesheshin me të njëjtat simptoma. 18 përqind e fëmijëve ishin alergjikë ndaj më shumë se një agjenti atmosferik, prej të cilëve më kryesorer ishin poleni ii luleve, era e mykut dhe pluhuri.

Aktualisht fëmijëve nuk u bëhen analiza për alergji para moshës 5 vjeçare, por rezultatet e studimit tregojnë se fëmijët mund të preken nga alergjia shumë kohë përpara kësaj moshe. Autorët e studimit thonë se fëmijët, veçanërisht ata që janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga alergjia, duhet t’u nënshtrohen analizave para moshës 5 vjeç për të identifikuar llojin e alergjisë dhe për të parandaluar mundësinë e zhvillimit të problemeve më të rënda në sistemin e frymëmarrjes më vonë kur të rriten.

Sindroma e blerjes

Pas blerjeve të shfrenuara fillon vërshimi i faturave të pagesave në fund të muajit. Kjo gjendje i bën disa njerëz të bien në depresion. Raste të tilla ndodhin kur shpenzimet, veçanërisht falë kartave të kreditit, dalin jashtë kontrollit. Ekspertët thonë se mospërmbajtja e dëshirës për të blerë çdo gjë që të pëlqen pa menduar se si do t’i paguash, është sëmundje me pasoja psikosociale nëse nuk trajtohet klinikisht.

Në një studim, kryer nga ekspertë në universitein e Minesotës thuhet se një person që nuk është në gjendje të kontrollojë dëshirën për të blerë i takon moshës 35 vjeçare, femër ose mashkull. Ata e quajnë këtë dukuri një sindromë, shenjat e para të së cilës fillojnë rreth moshës 17 vjeç si pasojë e përpjekjeve për t’u çliruar nga stresi e ankthi.

Studimi tregon se rreth 16 përqind e popullsisë amerikane kanë shenja të një sindrome të tillë. Sipas studimit, rreth 90 përqind e tyre janë femra.

Por një tjeter studim i zhvilluar kohët e fundit e hedh poshtë këtë rezultat. Sudimi i zhvilluar nëpërmjet telefonit mes 2.500 amerikanëve tregoi se numri i femrave dhe meshkujve të prekur nga sindroma e bjerjeve është thuajse i barabartë. Sipas studimit, 6 përqind e fermave dhe 5, 5 përqind e meshkujve në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga sindroma e blerjes së papërmbajtur. Por ekspertët thonë se femrat dhe meshkujt kanë prirje të ndryshme blerjesh. Për shembull, femrat ka të ngjarë të blejnë veshje, vecanërisht këpucë, varëse e sende zbukuruese, si dhe janë të prirura për të blerë dhurata për të tjerët më shumë sesa burrat. Këta të fundit janë të prirur të blejnë artikuj të kushtueshëm elektronikë kryesisht për vete.

Ky studim është i pari që tregon se një përqindje kaq e madhe e popullsisë vuan nga dëshira e pakontrolluar për të blerë. Autorët e studimit shpresojnë që këto rezultate do t’i bindin shkencëtarët dhe mjekët për ta bërë përparësi gjetjen e një kure për këtë lloj sindrome.

XS
SM
MD
LG