Lidhje

Armët bërthamore edhe ndryshimet klimatike rrezikojnë botën


Përmes një ore simbolike, ku mesnata paraqet shkatërrimin total të jetës në tokë, grupi i shkencëtarëve vendosi ta afrojë akrepin e minutave nga 12 pa 7 në 12 pa 5, pra edhe dy minuta më pranë shkatërrimit total.

Që nga 1947-ta, Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë ka krijuar të ashtuquajturën...Ora Fatlume. Ora simbolike mat se sa afër mesnatës është njerëzimi ... ku mesnata simbolizon shkatërrimin total të planetit.

Kennete Benedict që drejton organizatën jofitimprurëse, njoftoi se akrepi i minutave në këtë orë simbolike do lëvizet dy minuta përpara, 12 pa pesë.

Që nga hedhja e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, bota nuk është përballur kurrë me më shumë rreziqe. Prova e fundit bërthamore e Phenianit, ambiciet e Iranit, dështimi për t’u siguruar në mënyrë të përshtatshme nga armët bërthamore dhe prania e vazhdueshme e rreth 26 mijë arëmëve bërthamore në SHBA dhe Rusi, janë simptoma të dështimeve për zgjidhjen e problemeve që paraqesin disa nga teknologjitë më shkatërruese në botë.

Ajo thotë se ambicjet bërthamore, kësaj radhe nuk janë i vetmi shqetësim i shkencëtarëve.

Kërcënimet që paraqesin ndryshimet klimake janë thuajse aq serioze sa dhe armët bërathamore. Ndikimet mund të jenë më pak dramatike në aspektet kohore sesa shkatërrimet që mund të vijnë nga shpërthimet bërthamore, por në tre apo katër dekadat e ardhëshme, ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në mjedis nga ku varet edhe mbijetesa e njeriut.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Washington dhe Londër, shkencëtarët thonë se e kanë për detyrë të paralajmërojnë publikisht njerëzit dhe qeveritë që të bëjnë ndryshime. Këtë gjë theksoi edhe shkencëtari i paralizuar britanik Stephen Hawking që flet përmes kompjuterit.

Si shkencëtar ne kuptojmë rreziqet e armëve bërthamore dhe efektin shkatërrues, dhe po mësojmë se si njeriu dhe teknologjia po ndikon tek sistemi klimaterik në rrugë që mund ta ndryshojë përgjithmonë jetën në tokë. Si qytetarë të botës e kemi për detyrë që të ndajmë këto njohuri dhe paralajmërojmë publikun rreth rrezikut të panevojshëm me të cilin jetojmë çdo ditë.

Akrepi i minutave në orën që simbolizon fundin e botës u ndryshua për herë të fundit në shkurt të vitit 2002, kur simbolikisht u soll më pranë mesnatës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG