E martë, 29 korrik, 2014

Lajme

Evropa Lindore - numri më i madh i viktimave nga Sida në kontinent

Numri i rasteve me HIV dhe Sida në Evropë nuk është në ato përmasa si në Afrikë, por gjithsesi mbetet një problem serioz dhe vazhdon të rritet pavarësisht nga fushatatat e ndërgjegjësimit. Evropa Lindore vazhdon të ketë numrin më të madh të viktimave në kontinent:

Sipas raportit të fundit të OKB-së për Sidën, rreth 740 mijë vetë jetojnë me virusin HIV, ose me Sida në Evropën perëndimore dhe qendrore. Rreth 1.5 milionë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore janë të infektuar. Këto shifra janë shqetësuese.

Një nga arsyet është edhe fakti që numri i rasteve me HIV ose Sida ka vazhduar të rritet, pavarësisht nga vite fushatash parandalimi. Rasti i Evropës Lindore e ilustron më së miri këtë dukuri. Numri i rasteve të njohuar me HIV është rritur 150 për qind që nga viti 2001.

Në vende si Serbia, nuk është e qartë se sa vetë janë prekur nga virusi. Dragana Stojanoviç, zëdhënëse e organizatës rinore serbe për Sidën, Jazas thotë se sipas shifrave zyrtare vetëm 1 mijë e 500 vetë kanë HIV ose Sidë në vend. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i të prekurve nga HIV-i është 25 mijë.

“Aktualisht, numri më i madh i njerëzve që kanë virusin HIV është mes përdoruesve të drogës dhe burrave homoseksualë”.

Shifrat e ulëta në Serbi kanë të bëjnë edhe me faktin se pak prej tyre kanë bërë analiza për të zbuluar nëse e kanë virusin. Deri kohët e fundit analiza paguhej dhe nuk ishte konfidenciale.

Serbia nuk është i vetmi vend ku numri i atyre që kanë bërë analizën është i ulët. Sipas sondazhve të fundit, më shumë se gjysma e atyre që kanë virusin HIV në Evropë, nuk e di që është e prekur. Në një konferencë në Bruksel për Sidën në Evropë që u mbajt këtë javë, ekspertët bënë apel për një analizë më të hershme për t’iu kundërvënë ritmeve të infektimit. Organizata botërore e Shëndetësisë njoftoi se në rajonin evropian në vitin 2006 pati 87 mijë raste të reja infektimesh.

Pas vitesh me fushata parandalimi dhe ndërgjegjësimi, duket befasi që rastet e të infektuarve në Evropë po rriten. Ja ç’thotë Komisioneri Evropian për Shëndetësinë Markos Kyprianou:

“Mendoj se problemi kryesor me Sidën është naiviteti ynë në drejtim të kësaj sëmundjeje. Ne menduam se arritëm ta vëmë nën kontroll dhe lejuam që ajo të bëhet një sëmundje e harruar. Për këtë arsye, për Bashkimin Evropian motoja kryesore për ta luftuar atë, është për ta kujtuar. Sepse ne dimë shumë aspekte teknike dhe shkencore të këtij problemi, por duhet t’u kujtojmë njerëzve se ende ekziston”.

Ekspertët thonë se sot në Evropë njerëzit kanë rënë në një si farë qetësie, sepse e dinë se nuk do të vdesin nëse marrin virusin, falë ilaçeve të reja prapavepruese. Dhe një brez i ri evropianësh po rritet pa pranine e mesazheve të fushatave më të bujshme për parandalimin e Sidës që u ndërmorën në vitet 1980 dhe 1990.

Miriam Hagebolling thotë se kështu ka ndodhur në Gjermani, megjithëse në vend ka vetëm 59 mijë vetë të prekur nga virusi, një nga shifrat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Hagebolling është koordinatore për Aksionin  kundër Sidës në Gjermani, një grup organizatash joqeveritare.

“Veçanërisht mes të rinjve, ekziston një si farë lodhjeje me mesazhin kundër Sidës. Njerëzit thonë se ajo po prek homoseksualët dhe përdoruesit e drogës, por jo ata vetë”.

Franca, një nga vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë po përballet me të njëjtin problem, thotë Emmanuel Chateau, bashkë-president i organizatës franceze Kundërvepro Paris:

“Ishte një gabim të mendohej se epidemia po prekte vetëm grupet që ishin më të ekspozuara ndaj rrezikut. Ka edhe heteroseksualë që kryejnë marrëdhënie me njerëz të të njëjtit seks dhe përdorues droge që po ashtu kryejnë marrëdhënie. Kështu që ishte gabim të mendohej se ka të bëjë vetëm me një pjesë të popullsisë”.

Megjithatë ka edhe arsye për optimizëm. Në disa pjesë të Evropës Lindore ka pasur një sukses të dukshëm në luftën kundër virusit. Një nga rastet është Rusia, ku janë rritur në mënyrë masive fondet e buxhetit kombëtar për trajtimin e HIV-it dhe Sidës, si edhe është ngritur një komision qeveritar për luftën kundër HIV-it nën kujdesin e Presidentit Putin.

Gjendja nuk është kudo njëlloj. Në shkallë globale, përpapja e HIV-it është frenuar, duke pasqyruar përpjekje më të mira për të parandaliar, vëzhguar dhe luftuar epideminë. Megjithatë si në Evropë, edhe në zona të tjera të botës lufta kundër Sidës mbetet një sfidë e madhe. //kk//

        

          

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Natanyahu paralajmëron për një fushatë të gjatë kundër Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se propozimi i OKB-së për armëshpushim do të ndihmonte vetëm Hamasin, duke neglizhuar nevojat e Izraelit për siguri.
Më tepër

Ukraina: Fragmentet e një rakete shkatërruan avionin

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Andriy Lysenko tha se të dhënat e kutive të zeza tregojnë se avioni malajzian u shkatërrua nga fragmentet e një rakete.
Më tepër

Kerry: Hamasi duhet të çarmatoset

Kryediplomati amerikan tha se ende ka shpresë se kushtet për një armëpushim të sigurt mes Izraelit dhe palestinezëve mund të arrihen
Më tepër

Fitër Bajrami në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Besimtarët shënojnë momentin kulmor të përmbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 28 korrik?

1996 - Eshtrat e një njeriu parahistorik gjenden në afërsi të qytetit Kennewick, shteti Washington...
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
28.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Muslim men, bowing toward Mecca, offer Eid al-Fitr prayers that marks the end of the holy fasting month of Ramadan as police guard them at the main mosque in Moscow, Russia.
  • An Egyptian child plays as Muslims pray Eid al-Fitr prayers, marking the end of the Muslim holy fasting month of Ramadan at Al-Azhar mosque, the highest Islamic Sunni institution, in Cairo.
  • An Israeli soldier rides atop an armored personnel carrier past dried sunflowers after crossing back into Israel from Gaza.
  • Palestinian mourners cry at Gaza City's al-Shifa hospital after an explosion killed at least seven children in a public playground in the beachfront Shati refugee camp. Palestinian medical sources blamed the killings on air strikes launched by the Israeli military, which in turn said Hamas had misfired its own rockets at the camp and at the Shifa hospital.
  • Yeoman Sergeant Bob Loughlin walks among the art installation "Blood Swept Lands and Seas of Red" marking the anniversary of the World War I at the Tower of London.
  • Police take up positions behind anti-riot shields as protesters try to remove a police barricade while Philippine President Benigno Aquino delivers his fifth State of the Nation Address (SONA) during the joint session of the 16th Congress at the House of Representatives of the Philippines in Quezon city, Metro Manila.
  • The anthropomorphic robot named hitchBOT sits on the shoulder of Highway 102 to begin its 6,000 kilometer cross country journey outside of Halifax, Nova Scotia, July 27, 2014. The hitch- hiking robot is part of a social experiment to see if drivers will pick up and drop off the robot in one piece to an art gallery in Victoria, British Columbia.
  • Children play in a fountain to cool down on a hot summer day in front of the General Lee Soon-shin statue in Gwanghwamun, Seoul, South Korea.
  • India's Jai Deep competes in the final of the men's discus throw F42/44 athletics event at Hampden Park during the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Competitors take part in the "Sailing on Anything" floating championship in Augustow, Poland, July 27, 2014.
  • A giant inflatable figure in the shape of a pink river dolphin floats offshore of the Ponta Negra beach along the Amazon river in Manaus, Brazil, July 27, 2014.
  • People look on as participants ride goats and sheep during a race to celebrate a local festival in Fengshan town, Guizhou province, China.

Interaktive