E dielë, 31 gusht, 2014

Lajme

Makinat elektrike hibride dhe e ardhmja e tyre

Tani që çmimet e karburantit po rriten, makinave elektrike hibride po u shtohet popullariteti kudo në Shtetet e Bashkuara. Për të plotësuar kërkesat, prodhuesja japoneze e makinave, Toyota po bashkëpunon me një kompani të vogël në Karolinën e Veriut për të krijuar një makinë hibride që punon me elektricitet.

“Makinat tona janë shumë ndryshe nga ato me karburant pasi vihen në punë nga elektriciteti dhe me një sistem baterie, prodhim i firmës Hybrid Technologies.”

Ky është Ron Cerven, inxhinier projektesh në firmën Hybrid Technologies, e cila merret me krijimin e makinave elektike që vihen në lëvizje nga bateritë e litiumit. Makinat, si Toyota Yaris, duken si gjithë të tjerat para se t’u hapësh  kapakun. Brenda, motori i zakonshëm është zëvendësuar me një motor të fuqishëm elektrik që furnizohet nga bateritë me litium.

Në uzinën e kompanisë në Morrisville të Karolinës së Veriut, shumë modele të njohura të makinave po transformohen në makina elektrike: Të tilla janë Toyota Yaris, Chrysler PT Cruiser dhe SmartCar. Zoti Cerven thotë se makinat elektrike u ofrojnë konsumatorëve një përvojë të re.

"Kur nget për herë të parë një makinë elektrike dallon se sa shumë zhurmë dëgjon nga rrotat. Kjo për shkak se nuk je mësuar, nuk e kupton se sa e madhe është zhurma e motorit në makinat me karburant, nuk e kupton se ato janë vërtet të zhurmshme."

Janë pa zhurmë fare dhe e marrin shpejtësinë menjëherë. Një gjë që kanë motorët elektrikë është fuqia tërheqëse.

Zoti Cerven thotë se jo vetëm që këto makina kursejnë karburant por janë gjithashtu të lehta për t’u mirëmbajtur.

"Pjesët që kërkonin më tepër mirëmbajtje tani janë eliminuar. Kjo makinë nuk ka kandele, filtra vaji e gjëra të tjera. Kështu që kostoja e mirëmbajtjes është shumë më e ulët sesa në makinat tradicionale."

Zoti Cerven thotë se makinat e përshtatura nga firma Hybrid Technologies janë një hap i madh përpara krahasuar me makinat e mëparshme elektrike.

"Në të kaluarën, makinat elektrike kishin mbetur prapa për shkak të baterive. Por gjatë 10 vjetëve të fundit teknologjia e baterive ka përparuar. Me një bateri 72 kilogramëshe mund të përshkohet e njëjta distancë që kërkonte 1088 kilogramë bateri."

Zoti Cerven thotë se makinat që punojnë me litium janë po aq të fuqishme sa makinat që furnizohen me karburant. Përshembull me 10 copë bateri litiumi, Cruiser PT mund të marrë një shpejtësi deri në 100 kilometra në orë në 7 presje 2 sekonda,  duke konkuruar me akselerimin e një makine me gjashtë cilindra. Një ngarkim me energji prej gjashtë orësh mund t’i japë fuqi makinës për të përshkuar 200 kilometra.

"Kjo makinë është bërë për ushtrinë. Për tu futur në një avion ajo e ka të vogël vendin e bagazhit. Është shumë e shpejtë dhe e manovrueshme, mund të ecë 140 kilometra në orë për gati 320 kilometra dhe mund të futet në një kontejner të vogël. Pra është shumë lehtë të transportohet."

Makinat elektrike nuk janë aspak të lira. Por  po të llogaritësh karburantin dhe mirëmbajtjen për 7 deri në 10 vjet, këto makina janë konkurruese në çmim. //ii
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.08.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

BE, thirrje Rusisë "t'i thërresë arsyes" për Ukrainën

BE e ka kërcënuar Rusinë me sanksione të reja, në se Moska e vazhdon aktivitetin e vet në Ukrainën lindore.
Më tepër

Si do të jetë iPhone6???

Produkti më i ri i firmës Apple, iPhone6 do të prezantohet për herë të parë më 9 shtator, në Cupertino të Californisë
Më tepër

BE me një udhëheqje të re

President i Këshillit të ri Evropian u zgjodh kryeministri polak Donald Tusk, ndërsa shefe e politikës së jashtme do të jetë Ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini
Më tepër

Shpëtohen paqeruajtësit e OKB-së

Tridhjetë e dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë shpëtuar pas luftimeve të ashpëra në Lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli.
Më tepër

Kosovë, dita e të zhdukurve

Pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 700 njerëzve, pjesa më e madhe shqiptarë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
08.08.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Malmo supporters hold flares as they celebrate after winning their Champions League playoff second leg soccer match against Salzburg in Malmo, Sweden, Aug. 27, 2014.
  • A swarm of locusts invades the center of Madagascar capital Antananarivo.
  • Police temporarily block demonstrators from walking across a bridge that leads to the capital during a strike on the outskirts of Buenos Aires, Argentina. Opposition labor unions are demanding more jobs, better salaries and tax cuts with protests and a 36-hour strike that started on Aug. 27, 2014.
  • The Tungurahua volcano blows steam and ash, seen from Guadalupe, Ecuador
  • A patient surnamed Hu goes through a medical check before a surgery at a hospital in Xi'an, Shaanxi province, China, Aug. 27, 2104. The hospital is preparing to place a titanium mesh produced by a 3D printer into Hu's head to help him rebuild the shape of his head. Hu was injured after he fell from the third floor of a building, according to local media.
  • An aerial view of the Burning Man 2014 "Caravansary" arts and music festival in the Black Rock Desert of Nevada, USA, Aug. 27, 2014.
  • A goat named 'Barney' from Vauxhall City Farm, walks through a ticket barrier with morning commuters at Vauxhall Underground Station in London, during a photocall to launch Transport for London's first 'above ground map' of the Victoria line, in a bid to encourage people to explore more of the city.
  • Soldiers of the Indian Central Reserve Police Force (CRPF) display their skills during a passing out parade on the outskirts of Srinagar.
  • One-month-old triplet panda cubs receive a body check at the Chimelong Safari Park in Guangzhou in south China's Guangdong province.
  • Thirty-one stunt riders balance on a motorcycle during dress rehearsals for the upcoming Independence Day celebrations in Kuala Lumpur.
  • Performers dance during the closing ceremony of the 2014 Nanjing Youth Olympic Games in Nanjing, Jiangsu province, China.

Interaktive