E dielë, 20 prill, 2014

Lajme

Mbipesha dhe kanceri. Mbarëvajtja në shkollë. Migrena lidhet me çrregullimet mendore.

Madhësia e gërmave - +
 Mbipesha trupore dhe kanceri

Shkencëtarët thonë se mbipesha trupore tek gratë shton rrezikun e prekjes nga kanceri në vezore. Gjatë një studimi, mjekët vëzhguan për 7 vjet  gjendjen e 90 mijë grave dhe zbuluan se gratë mbi peshë ishin 80 përqind më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në vezore. Megjithatë, ata vunë re se vetëm disa gra dukej se ndodheshin në rrezik më të madh.

Çdo vit, në Shtetet e Bashkuara, 20 mijë gra diagnostikohen me kancer në vezore. Këto të dhëna janë shqetësuese, po të kihet parasysh se nga gratë e prekura me këtë lloj kanceri, vetëm 37 përqind e tyre mund të  jetojnë të paktën për 5 vjet. Studimi i ri lë të kuptohet se gratë mund t’i pakësojnë gjasat për t’u prekur nga kanceri në vezore duke mbajtur një peshë trupore të shëndetëshme. Mjekët vëzhguan për 7 vjet 84 mijë gra të moshave të ndryshme. Ata vunë re se gratë mbi peshë kishin 80 përqind më shumë gjasa për të zhvilluar kancer në vezore. Por lidhja midis mbipeshës dhe këtij kanceri u pa vetëm tek ato gra që nuk kishin ndonjë histori familjare të kësaj sëmundjeje ose që nuk i ishin nënshtruar  trajtimit me hormone pas menopauzës.

Shkencëtarët spekullojnë se mbi pesha e madhe trupore ndikon vetëm tek ato gra, të cilat pa këtë mbipeshë, do të kishin qënë  më pak në rrezik  për t’u prekur nga kanceri në vezore. Sipas ekspertëve, pesha e tepërt nxit shtimin e prodhimit të estrogjenit, i cili nga ana e tij shton gjasat për sëmundje që lidhen me hormonet, përfshi kanceret në gji dhe vezore. Ekspertët rekomandojnë që gratë duhet të mbajnë një dietë të lehtë dhe të kryejnë ushtrime fizike disa herë në javë për të mos lejuar shtimin e tepërt të peshës trupore, veçanërisht pas  moshës mesatare.

Mbarëvajtja në shkollë ndikon mirëqënien në të ardhmen


Sipas një studimi 40 vjeçar,  të rinjtë që shkelin disiplinën në shkollë kanë më shumë gjasa që të provojnë një sërë problemesh kur të rriten. Ata nxënës për të cilët mësuesit thonin se ishin sjellë  keq në shkollë kishin më shumë gjasa që kur rriteshin prekeshin  nga depresioni e ankthi, divorci, si dhe ndesheshin me vështirësi financiare.  

Shumë fëmijë thyejnë dispilinën në shkollë njëherë a një tjetër, por sjellja e keqe e vazhdueshme mund të jetë shenjë e problemeve për te ardhmen e tyre. Ekspertë britanikë vëzhguan për 40 vjet më shumë se 3 mijë e 500 të rinj shkolle duke i pyetur ata çdo muaj rreth shëndetit, gjendjes emocionale dhe ngjarjeve të jetës. Në fillim të studimit mësuesit i kishin pajisur ekspertët me  notat a vlerësimet e sjelljes së këtyre fëmijëve,  përfshi numrin e mungesave, sa herë nuk kishin ndjekur udhëzimet e mësuesve dhe sa herë u ishte tërhequr vrejtja për mosvemendje në mësim. Rezultatet treguan se nxënësit që kishin shkelur disiplinën  vazhdimisht kishin 30 përqind më shumë të ngjarë të prekeshin nga depresioni kur të rriteshin. Ata gjithashtu kishin 70 përqind më shumë gjasa që të divorcoheshin dhe 100 përqind më shumë të ngjarë që të ndesheshin me probleme financiare.

Ekspertët thonë se një faktor ndikues për këto mund të jetë se të rinjtë me probleme kishin 4 herë më shumë gjasa për të braktisur shkollën duke i bërë ata  të ndesheshin me vështirësi për të gjetur punë të kualifikuar me paga më të mira. Në përfundim të studimit, thuhet se ndihma që këta të rinj të kontrollojnë emocionet e të sillen mirë në shkollë, do të përmirësonte dukshëm shanset e tyre për sukses kur të rriteshin. Rezultatet e studimit u botuan në revistën mjekësore britanike.

Migrena lidhet me çrregullimet mendore

Një studim i ri tregon se dhimbjet e kokës nga migrena dhe sëmundjet mendore ndonjëherë shkojnë krah për krah. Mjekët morën në shqyrtim mbi 600 persona me migrenë dhe panë se ata ndodheshin në një shkallë më të lartë rreziku për t’u prekur nga një sërë çregullimesh mendore, përfshi depresion, sulme paniku dhe fobia apo frika.Kokëdhimbjet nga migrena janë të zanonëshme. Një në çdo 10 persona vuan prej tyre. Por studimi i ri lë të kuptohet se migrena gjithashtu mund të ketë lidhje me çrregullimet e shëndetit mendor.

Një studim ku u përfshinë mbi 4 mijë persona arriti në përfundimin se ata që vuanin nga migrena kishin dy herë më shumë gjasa të prekeshin nga një çrregullim mendor. Për shembull, ata që vuajnë nga migrena kishin 2 herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga depresioni, 3 herë më shumë gjasa të prekeshin nga çrregullimi bipolar dhe 4 herë më shumë gjasa të provonin agorofobinë ose frikën për t’u larguar nga shtëpia.

Në shumë raste, pacientët kishin dhimbje koke para se të shfaqnin probleme mendore, çka lë të kuptohet se migrena mund të jetë shenjë e afrimit të çrregullimit mendor.

Shkencëtarët mendojnë se jonormalitete në kimikatet e trurit mund të bëhen shkak për dhimbjet e kokës dhe çrregullim psikiatrik. Ata gjithashtu thonë se depresioni e ankthi dhe jo kokëdhimbja, mund të jenë shkaktarët kryesorë të vështirësive të përditëshme të atyre që vuajnë nga migrena. Mjekët thonë se trajtimi njëkohësisht i migrenës dhe problemeve të shëndetit mendor do të përmirësonte jetën e pacientëve që vuajnë nga kombinimi i këtyre problemeve.


Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit. Ditarin ju mund ta ndiqni njëkohësisht edhe në valët e radios.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Roli i klerit në krizën aktuale në Ukrainë

Klerikë të kishave të ndryshme në Ukrainë janë shprehur në mbështetje të udhëheqjes së re politike në Kiev; kleri i kishës ruse ka qëndruar i heshtur përballë zhvillimeve të fundit.
Më tepër

Ai Wei Wei, arti në Gjermani, artisti i bllokuar në Kinë

Në panairin e artit në Këln këtë vit janë paraqitur punime të shumta nga e gjithë bota, që përfshijnë emra të njohur dhe artistë të rinj bashkëkohorë.
Më tepër

Fushatë për parandalimin e bimëve narkotike në Shqipëri

Policia në Jug të vendit ka nisur një fushatë për parandalimin e përdorimit dhe kultivimit të bimëve narkotike. Në qendër të saj,në fazën aktuale, janë të rinjtë.
Më tepër

Maqedoni, Pendarovski shpreson tek votat e shqiptarëve

Në Maqedoni, kandidati për president i Lidhjes Social Demokrate Stevo Pendarovski shpreson të sigurojë votat e shqiptarëve në balotazhin e 27 prillit. BDI bën thirje për bojkot.
Më tepër

Një vit pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve i mundësoi Serbisë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosovës fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
18.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tourists, one holding some flowers she picked, take pictures in a field of tulips near Lisse, western Netherlands. Tourism peaks around the Easter weekend with thousands flocking to the fields to admire field of tulips left to blossom to harvest the bulbs later.
  • Students at Danwon High School in Ansan hold messages for missing schoolchildren who are among the unaccounted for passengers trapped in a South Korean capsized ferry.
  • A parked car suffered damage when a adobe wall collapsed on it after a strong earthquake shook Chilpancingo, Mexico.
  • Pope Francis lies on the floor as he prays during the Celebration of the Lord’s Passion on Good Friday at St Peter's Basilica at the Vatican.
  • A flag in the colors of the Ribbon of Saint George, which has become a symbol of pro-Russian sentiment, flutters as pro-Russian supporters gather outside the mayor's office in Slaviansk, Ukraine.
  • Christian worshippers carry a cross during a procession along the Via Dolorosa on Good Friday during Holy Week in Jerusalem's Old City.
  • Six-week-old Ewan Bingham, takes a look at his dad, Lt. Chris Bingham, of Cranford, New Jersey, after Chris disembarked from the USS Harry S. Truman in Norfolk, Virginia. The carrier strike group is returning from a nine-month deployment. There were 171 babies born to sailors aboard the ship during the deployment.
  • Indian Hindu devotees walk through a dust storm after taking a holy dip at the Sangam, the confluence of the rivers Ganges, Yamuna and mythical Saraswati, in Allahabad.
  • Brazilian soccer fan Anderson poses in front of the media after picking up his 2014 World Cup tickets in Rio de Janeiro. FIFA venue ticketing centers were opened in the World Cup host cities.
  • A man reads a newspaper with front page headlines about the death of Nobel laureate Gabriel Garcia Marquez, in Aracataca, the town were he was born in Colombia's Caribbean coast. Garcia Marquez died in Mexico City on Thursday.
  • Wearing ghilli suits, Iranian army troops march in a parade as one of them hold up his weapon, marking National Army Day in front of the mausoleum of the late revolutionary founder Ayatollah Khomeini just outside Tehran.
  • A visitor takes a picture in one of the greenhouses of the Royal Palace in Laeken, near Brussels, Belgium. The Royal Greenhouses open once a year to the public for a blooming extravaganza of 5,000 plants including giant ferns and exotic trees, some 250 years old.
  • Penitents from "Los Dolores" brotherhood gather prior to a Holy Week procession in Cordoba, southern Spain. Hundreds of processions take place throughout Spain during the Easter Holy Week.
  • Fog surrounds the mountains in Goncalves, in the state of Minas Gerais in southwestern Brazil.

Interaktive