Lidhje

Të mirat e ecjes; alcajmeri; duhani dhe adoleshentët



Të mirat e ecjes

Për të patur një zemër të shëndetëshme, duhen luajtur këmbët, thuhet në një studim të kohëve të fundit. Ecjet e gjata që ndihmojnë për djegjen e kalorive mund të përmirësojnë faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës. Madje ecje të tilla, sipas studimit, rekomandohen edhe për personat që sapo kanë kaluar një sëmundje kardiake dhe janë në procesin e rehabilitimit apo rikthimit në jetën normale.

Për dekada, mjekët i kanë këshilluar pacientë që kanë përjetuar goditje në zemër që të kryejnë ushtrime të lehta fizike, dhe tani studimi tregon se këta persona mund të jetojnë më gjatë sesa ata që nuk zbatuan këshillat e mjekut në këtë drejtim.

Këto këshilla kanë mbetur thuajse i pandryshuara që prej viteve 1970, por studimi i ri tregon se shëndeti i pacientëve mund të përfitojë edhe më shumë nëse ushtrimet fizike shtohen.

Mjekët pranë universitetit të Vermontit morrën në shqyrtim 74 pacientë që ndodheshin në procesin e rehabilitimit pasi kishin pësuar goditje në zemër. 50 përqind e tyre kryen ushtrime fizike të zakonshme si ecje, ngarje biçiklete ose vozitje me varkë. Koha e ushtrimeve të tyre ishte 30 minuta, 3 herë në javë. 50 përqind e pacientëve të tjerë kryen ecje për 45 minuta deri 60 minuta, thuajse cdo ditë.

Pas 5 muajsh, pacientët që kishin kryer ecje të gjatë kishin një përmirësim më të madh në nivelet e sheqerit në gjak dhe kolesterinës, në tensionin e gjaku dhe ndjeheshin më mire fizikisht. Ata gjithashtu humbën 10 kg të peshës trupore në krahasim me 4 kg që humbën pacientët e tjerë që kryen ushtrime të zakonshme e 3 herë në javë.

Ekspertët thonë se edhe ushtrimer pa shumë sforcime si ecja mund të ndihmojnë në djegjen e mijëra kalorive në javë në se kryhen shpesh.

Duhani dhe adoleshentët

Ligjet kundër shitjes së cigareve për fëmijët ose të rinjtë nën moshën e lejuar, kanë ndihmuar në uljen e numrin e atyre që pijnë duhan mes kësaj grupmoshe në Shtetet e Bashkuara. Sipas një studimi të ri, zbatimi i këtyre ligjeve kundër duhanit u përmirësua dukshëm nga midis viteve 1997 – 2003, duke bërë që pirja e duhanit mes 15 vjeçarëve të ulet 20 përqind.

Në vitin 1996, qeveria federale u dha urdhër shteteve të miratonin dhe zbatonin ligjet që ndalonin shitjen e cigareve për minorenët. Studimet tregojnë se këto ligje kanë qënë të sukseshme, duke ndikuar në rënien e pirjes së duhanit mes të rinjve në nivelin më të ulët që nga viti 1991.

Ekspertë nga shkolla mjekësore e Universitetit të shtetit Masaçusets, shqyrtuan nivelet e pirjes së duhanit mes të rinjve pas hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve. Ata vunë re një lidhje të drejtpërdrejtë midis zbatimit të detyruar të ligjit kundër shitjes së cigareve për adoleshentët dhe pakësimit të pirjes së duhanit në radhët e tyre.

Për të parë sesi zbatohen këto ligje, e për t’u siguruar që ato zbatohen, në shumë shtete, autoritetet dërgojnë qëllimisht në dyqanet që shesin cigare persona me letërnjoftime ku ata paraqiten nënmoshën e lejuar për të blerë cigare. Që kur këto shtetet filluan të përdorin taktika të tilla, niveli i shitjes së cigareve për adeleshentët ka rënë shumë. Detyrimi për zbatimin e këtyre ligjeve solli një rënie prej 21 përqind të pirjes së duhanit mes fëmijëve të klasave të dhjeta.

Ekspertët thonë se për këtë pakësim kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, përfshi çmimet e larta të paketave të cigareve dhe ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike. Ekspertët janë tepër të inkurajuar nga rezultatet e studimit, por thonë se pirja e duhanit mes rinisë mbetet problem. Pavarësisht nga përparimi që tregohet në raport, më shumë se 12 përqind e amerikanëve nën moshën 19 vjec vazhdojnë të pijnë duhan.

Provim që parashikon Alcajmerin

Një provim i thjeshtë prej 15 pikësh mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të Alcajmerit tek të moshuarit. Në bazë të këtij provimi, personat që marrin më pak pikë ndodhen në rrezik më të ulët për t'u prekur nga kjo sëmundje.

Studimet tregojnë se terapia me barna kundër alcajmerit është më e suksesëshme kur ajo fillon ndërsa sëmundja ndodhet në fazë të herëshme, por parashikimi se cili nga të moshuarit do të preket nga kjo sëmundje, përbën një sfidë për mjekët.

Një eksperiment i kohëve të fundit nga shkencëtarë pranë universitetit të Kalifornisë në San Francisko, tregon se një provim prej 15 pikash mund të ndihmojë në klasifikimin e të moshuarve me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë për t'u prekur nga Alcajmeri. Rezultatet e studimit u botuan në në revistën Neurologji.

Gjatë këtij studimi, mjekët ua dhanë këtë provim 3 mijë të moshuarve. Në bazë të rregullave, pjesmarrësit që ishin më të moshuar ose që kishin probleme të lehta me kujtesën marrin më shumë pikë. Por atyre iu dhanë pikë edhe se kishin më pak faktorë të njohur rreziku si të qenit nënpeshë, mospirje të alkoholit dhe kohëzgjatja më shumë se 45 sekonda për të mbërthyer këmishën.

Rezultatet treguan se personat që morrën 3 pikë ose më pak ishin rreth 4 përqind në rrezik për t'u prekur nga Alcajmeri brenda 6 vjetëve të ardhshëm. Ndërsa, personat që siguruan 8 pikë a më shumë ishin në rrezik shumë të lartë rreth 56 përqind.

Ekspertët thonë se ky provim mund t'i ndihmojë të moshuarit që të qetësohen nëse rreziku është i ulët, ose për t'i përgatitur pacientët dhe familjet e tyre kur ky rrezik është i lartë.

Lexo dhe komento: Astrit Lulushi’s Blog

XS
SM
MD
LG