E premte, 27 mars, 2015

Lajme

Pagjumësia. Barnat kundër tensionit, edhe ndaj goditjeve në zemër

 

Pagjumësia kronike

Rreth 30 përqind  e amerikanëve preken nga pagjumësia të paktën një here dhe gjithnjë e më shumë pancientë marrin ilaçe për t’i ndihmuar të flenë natën. Por studime të reja tregojnë se barnat përbëjnë vetëm zgjidhje të përkohëshme, në krahasim me terapinë me këshilla  për të  fjetur më mirë.


Thuajse cdo njeri ndonjëherë ka problem me gjumin. Por për 10 përqind të amerikanëve, pagjumësia është problem kronik, dhe mbetja pa gjumë gjatë natës krijon lodhje serioze gjatë ditës.

Çdo vit, pacientët marrin nga mjeku miliona receta për barna si Ambien, Lunesta e Sonata që luftojnë pagjumësinë.

Shkencëtarët në Kanada shqyrtuan për 6 muaj, rreth 160 pacientë me pagjumësi kronike. Pjesmarrësit iu nënshtruan terapisë vetëm me këshilla ose me këtë terapi të kombinuar me ilaç Ambien.

Gjatë terapisë me këshilla, pacientët mësuan mënyra të tilla; si të shkojnë në shtrat vetëm kur të ndjejnë se po u vjen gjumi; para se të shkojnë në shtrat të shmanging pije a ushqime që përmbajnë kafeinë; dhe të ngrihen nga shtrati çdo mëngjes në të njëjtën orë.

Shkencëtarët gjithashtu u shpjeguan pacientëve se është mit të mendohet se njeriu duhet të flejë 8 orë çdo natë.

Rezultatet e vëzhgimit treguan se pacientët përfituan më shumë kur fillimisht u trajtuan me terapi me këshilla së bashku me ilaçin Ambien dhe pas 6 muajsh kaluan vetëm në terapi me këshilla.

Shkencëtarët thonë se për t’i dhënë fund pagjumësisë kronike një here e përgjithmonë njeriu duhet të mësohet t'a luftojë pagjumësinë nëpërmjet zakoneve të shëndetëshme dhe jo duke marrë ilaçe.

Barnat kundër tensionit, edhe ndaj goditjeve në zemër

Barnat për uljen e tensionit të gjakut mund të ndihmojnë jo  vetëm pacientët që vuajnë nga tensioni lartë, por edhe ata që janë në rrezik për goditje në zemër a në tru. Pas shqyrtimit provave klinike në këtë fushë, shkencëtarët vunë re se personat e moshuar që ishin trajtuar me barna kundër tensionit të gjakut kishin pakësuar edhe gjasat për goditje në zemër e në tru, pavarësisht nëse vuanin nga tensioni i lartë gjaku ose jo. Shkencëtarët mendojnë se mjekët duhet t’ua ofrojnë këto barna të gjithë pacientëve të moshuar.

Studimi ri i bën sfidë idesë se vetëm pacientët me tension të lartë gjaku mund të përfitojnë nga  trajtimi me barna.

Mjekët në Britani analizuan kërkimet shkencore e provat klinike të kryera gjatë 40 vjetëve të fundit në fushën e barnave kundër hipertensionit. Ata shqyrtuan gjithashtu të dhënat shëndetësore të rreth 400 mijë pacientëve.

Rezultatet treguan se barnat kundër tensionit të lartë të gjakut pakësuan gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru tek thuajse të gjithë pacientët, madje edhe tek ata që nuk kishin patur kurrë problem në zemër ose hipertension.

Këto barna pakësuan 25 përqind rrezikun për goditje në zemër dhe ulën ofro 35 përqind rrezikun për goditje në tru.

Për uljen e tensionit të gjakut ekzistojnë 5 grupe barnash, përfshi diuretikët, bllokuesit ACE. Gjatë studimit shkencëtarët vunë re të gjitha  grupet e ilaçeve kundër tensionit të lartë pakësuan rrezikun, dhe një kombinim i barnave shpesh ishte më i efektshëm.

Studimi u botua në Revistën mjekësore Britanike. Autorët propozojnë që mjekët duhet t’u ofrojnë të gjithë personave të moshuar barna të tensionit të gjakut, edhe nëse ata kanë nivel normal tensioni në gjak.

Ekspertë të tjerë e pranojnë se rezultatet e këtij studimi janë nxitëse e optimiste, por ata thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar grupmoshën e personave që mund të përfitojnë nga trajtimi me këto barna.


Lexo dhe komento: http://astritlulushi.wordpress.com

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

AI: Militantët e Gazës kryen krime lufte

Raporti i Organizatës Amnesty International
Më tepër

Tiranë: Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Krahas arrestimit, u kryen edhe kontrollet e banesave, sipas kërkesës së prokurorisë.
Më tepër

Jeta imagjinare në planetin Mars

Bazë imagjinare në një mal vullkanik në shtetin Hauai
Më tepër

Siguria kibernetike

Firmat e sigurisë kibernetike luftojnë për të përballuar kërcënimet
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A rescue worker is lifted into an helicopter at the crash site near Seyne-les-Alpes, France, . The co-pilot of the Germanwings jet barricaded himself in the cockpit and internationally rammed the plane full speed into the French Alps, ignoring the captain's frantic pounding on the cockpit door and the screams of terror from passengers, a prosecutor said.
  • Flags representing some of the nationalities of the victims are seen as family members and relatives gather near the crash site of an Airbus A320 in the French Alps.
  • British television presenter Jeremy Clarkson (C) is surrounded by media personnel as he leaves his home on a bicycle in London. The BBC announced that it was dropping one of its most popular presenters, "Top Gear" host Jeremy Clarkson, for physically attacking a producer.
  • Buddhist believers perform during a "three steps one bow" ceremony in central Seoul to urge the government to salvage the sunken ferry Sewol as soon as possible.
  • A handout picture released by Leicester Cathedral Quarter Partnership Board (LCQPB) shows the reinterment ceremony of England’s Kind Richard III in Leicester Cathedral in central England. England's slain King Richard III, exhumed from an undignified grave under a car park, was finally buried with honor, 530 years after his death on the battlefield.
  • An employee climbs a ladder to check a huge clock in Cergy. France will change to daylight saving time on March 29, with the clocks moving forward one hour.
  • Locals cross a flooded river at Copiapo city, Chile. The death toll rose to four after rains battered the north and caused flooding, the government said, while 22 others were unaccounted for as the military rescued stranded villagers.
  • A trumpeter falls off his horse as the Household Cavalry Mounted Regiment parades in Hyde Park in London.
  • Students do morning exercises with soccer balls on a playground at a primary school in Linhai, Zhejiang province, China.
  • Elena Radionova of Russia competes in the ladies short program during the ISU World Figure Skating Championship in Shanghai, China.
  • An aerial view of a public cemetery ahead of the Qingming Festival, or Tomb Sweeping Day in Hangzhou, Zhejiang province, China.
  • Workers paint as they restore the gold foil on the thousand-hands Bodhisattva in Chongqing Municipality, China, March 25, 2015.
  • An Orthodox Priest blesses Sergey Semchenko of the Russian Search and Recovery Forces after having blessed the Soyuz rocket at the Baikonur Cosmodrome Launch pad in Kazakhstan.
  • A Tornado is seen in Sand Springs, Oklahoma, USA, March 25, 2015. A storm system produced at least three tornadoes in Arkansas and Oklahoma, killing one person and injuring several others, officials said.

Interaktive