Lidhje

Psikosomatika ndikon në shëndetin fizik më shumë sesa mendohej


Psikosomatika ndikon në shëndetin fizik

Është vënë re se personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi "paralizohet" nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe "mrekullisht" është shëruar plotësisht. Sëmundje a shërime të tilla, quhen psiko-somatike, psikike-fizike, që do të thotë se ndjenja, mendja, emocioni ndikon në gjendjen trupore.

Shpesh i ndodhur nënstres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik. Edhe pse lindin nga mendimi a ndjenjat, sëmundjet psikosomatike sjellin pasoja të rënda fizike. Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet.

Jo rrallë njeriu ankohet nga dhimbjet që mund të jenë shkaktuar nga gjendja psikologjike. Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mugesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Por sipas ekspertëve, kur shkaktari është i pasigurt, mundësia është që sëmundja të jetë psikozomatike ose inorganike, pra e shkaktuar nga stresi a gjendja shpirtërore a mendore.

Disa sëmundje që më parë mendoheshin se ishin psikosomatike, si për shembull alergjitë, tani dihet se shkaktohen kryesisht nga faktorë organikë. Një faktor ndërlikues është se psikosomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulçerin e llojit peptik që shpesh krijohet në dueoden.

Megjithëse në 80 përqind të rasteve ulçeri në stomak shkaktohet nga infeksioni bakterial, shkencëtarët ende jo të bindur për këtë, vazhdojnë kërkimet për të parë nëse stresi është një shkaktar i mundshëm ose të paktën ndërlikohet në zhvillimin e semundjes. Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonje shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera shlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG