E hënë, 24 nëntor, 2014

Lajme

Liria e shtypit në Shqipëri - 2003-05-05

Në gjithë botën gazetarë, redaktorë dhe botues vriten, sulmohen, arrestohen ose kërcënohen. Raportet e tyre censurohen, gjobiten, pezullohen ose mbyllen. Dita Ndërkombëtare e Shtypit ekziston pikërisht për këtë qëllim, për të nderuar sakrificat që ata bëjnë për lirinë e shtypit, për t’u bërë presion qeverive që u mohojnë qytetarëve të tyre të drejtat bazë. Kjo ditë është një rast i mirë për të reflektuar, për t’i hedhur një vështrim gjendjes së shtypit në Shqipëri.

Intervistë me Kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë dhe Drejtorin e Revistës “Klan”, Armand Shkullaku dhe Botuesin dhe Kryeredaktorin e Gazetës “Tema” Mero Baze.

Zëri i Amerikës: Zoti Shkullaku, megjithë përparimet e bëra në Shqipëri drejt lirisë së të shprehurit që pas përmbysjes së diktaturës, cilat janë problemet kryesore me të cilat ndesheni ju sot në botimin e organit që ju drejtoni?

Armand Shkullaku: Ashtu siç thatë edhe ju ka patur një progres të ndjeshëm dhe të ndikueshëm në lirinë e shtypit në Shqipëri, jo vetëm nga periudha e komunizmit, por edhe krahasuar kjo me vitet ’91- ’92 e më tutje, periudha kur sapo u krjijua shtypi i lirë pas 50 vitesh diktaturë, por megjithatë në këtë përkujtimore, në këtë ditë të lirisë së shtypit në botë ne na vjen keq të themi se përsëri shtypi shqiptar, mediat kanë probleme me lirinë e tyre. Meqënëse ju më pyesin konkretisht për revistën Klan unë do të thosha që problemi i përditshëm që ne ndjejmë, ose mungesa e lirisë që ne ndjejmë është një presion i vazhdueshëm ekonomik që vihet re së fundi, si një nga metodat më efikase që po përdor qeveria ndaj mediave dhe shtypit të lirë. Kjo vihet re veçanërisht në mënyrën se si po shpërndahet reklama shtetërore, në mënyrën se si ushtrohet presion mbi firmat private të cilat detyrimisht që kanë marrëdhënie të drejtëpërdrejta me shtetin dhe varen prej tij, po vihen re gjithashtu disa konotrolle financiare që u ushtruan mbi disa media përfshirë edhe revistën që unë drejtoj, të cilat kuptohet që nuk kishin aspak qëllim transsparencën e financave të këtyre gazetave, por ishin thjesht një mjet presioni ndaj disa mediave, ndaj disa gazetave, pra ndaj shtypit të lirë i cili nuk ishte në unison, në sinkron me politikën e qeverisë.

Zëri i Amerikës: Po le ta vazhdojmë më tej këtë ide me kolegun Mero Baze. Zoti Baze, një nga kritikat e përsëritura që i bëhen shtypit shqiptar, është se ai shfrytëzohet gjerësisht për qëllime politike. Çfarë e bën të vështirë shkëputjen e shtypit nga ky ndikim politik, është ana ekonomike, siç tha kolegu Shkulaku, pra që organet e shtypit nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të qënë të pavarura, apo ka të bëjë këtu edhe tradita, mbeturinat kulturore të kontrollit total të shtypit nga komunistët për 50 vjet?

Mero Baze: Mendoj se fakti që shtypi shqiptar në përgjithësi është i kontrolluar me politikën është një histori sintezë e zhvillimit 12 vjeçar të shtypit të lirë në Shqipëri. Është e vërtetë që ishte politika ajo që shpërtheu kufijtë e robërisë së shtypit në vitet ’90 dhe krijoi shqypin e lirë në Shqipëri, pra ishte politika ajo që u bë djepi i shtypit të lirë dhe në se vazhdon kështu ajo do të jetë edhe varri i shtypit të lirë. Arësyeja përse shqypi shqiptar është kaq i lidhu rme politikën, në radhë të parë verç arësyes së lindjes që unë e theksova, është edhe arësyeja se politika është tregu kryesor i shtypit në Shqipëri. Ngjarjet politike, zhvillimet politike kanë qënë tregu kryesor i gazetave. Shtypi në një farë mënyre që të ndahet nga politika duhet të mohojë tregun që e ka lindur. Por kjo është një utopi në këto momente. mendoj se është më mirë të mendojmë se si ta pakësojmë ndikimin e poliitkës me shtypin dhe jo se si ta ndajmë shtypin nga politika se kjo do të jetë një gjë krejt artificiale dhe pa vlerë në momentin që theksojmë. Unë nuk mendoj se lira e shtypit në Shqipëri është e kërcënuar nga papërgjegjësia e gazetarëve, siç përpiqet të theksohet, apo nga fakti se gazetarët janë mercenarë vullnetarë të politikës, por nga fakti se politika ka mbetur një hap mbrapa zhvillimit të shoqërisë, nivelit mesatar të lexuesit dhe përpiqet ta përdori shtypin si një produkt të prodhuar prej saj. Pra në një farë mënyre ajo që është problem në Shqipëri, është se shtypi nuk është konkurent, nuk është këmbë, nuk është në treg, nuk është në opinion si një mjet që prodhohet nga tregu dhe nga konkurenca e lirë, por si një mjet i prodhuar me një metodë gati piramidale prej politikës, për këtë arësye ai nuk është konkurent, është një shtyp i prodhuar, është një treg informal, njësoj si piramidat financiare apo si çdo gjë tjetër që ekziston në shoqëritë e pastabilizuara.

Zëri i Amerikës: Zoti Shkullaku në Shqipëri sipas një vlerësimi botohen rreth 200 organe, një numër tejet i madh për një vend të vogël. Megjithatë, sipas analistëve të huaj që ndjekin zhvillimet e shtypit në Shqipëri, nuk ka një organ të vetëm, të cilit mund t’i besosh për ngjarjet kryesore. Shpesh nëpër gazeta gazeta, edhe ne ato, le t’i quajmë më serioze, ka spekullime, burime të dyshimta informaconi, ose njëanshmëri informimi. Një tregues i kësaj është edhe tirazhi i vogël, qoftë edhe i gazetës më të shitur në Shqipëri. Së pari, a jeni dakort me këtë vlerësim që i është bërë shtypit shqiptar dhe si mund të kalohet në fazë tjetër, në atë të një shtypi objektiv e të saktë?

Armand Shkullaku: Është e vërtetë, jo për të justifikuar punën e gazetarëve, por është e vërtetë që ka një nivel profesional që lë për të dëshiruar. Është e vërtetë gjithashtu që kemi edhe një rënie të besueshmërisë së lexuesit tek gazetat, që është përkthyer edhe me tirazhin e tyre të ulët. Kjo vjen mendoj, është një haraç që shtypi shqiptar paguan për një periudhë diçka më përpara se dy - tri vjetësh kur shtypi abuzoi disi me lirinë e tij dhe sot këto janë pasojat e tij. Por nga ana tjetër unë do të thosha që egzistenca e 200 titujve, pra një numëri i madh, ashtu siç tha dhe zoti Baze, nuk shpjegohet nga lulëzimi si të thuash i një shoqërie ku shtypi ka një akses të madh, ku njerëzit lexojnë etj. etj., por është thjesht një tendencë e kohëve të fundit, që vihet re theksueshëm në Shqipëri, e disa botuesve, e disa pronarëve, apo bosëve të industrive të tjera, që nuk kanë të bëjnë me shtypin, të cilët por nxjerrin përditë e më shumë tituj gazetash, duke parë që në Shqipëri kjo gjë funksionon si ndërmjetësim midis medias dhe qeverisë për të patur përfitime të tjera ekonomike indirekte. Kjo është një nga momentet që po e dëmton rëndë shtypin shqiptar, sepse po krijon tek lexuesit gjithnjë e më shumë bindjen se shtypi nuk qenka një mjet informimi, por një mjet përfitimi në duart e atyre që kanë mundësitë ta kenë.

Zëri i Amerikës: Zoti Baze, le të kthehemi tek një problem konkret që ka të bëjë me ju. Kohët e fundit ju humbët një gjyq lidhur me një njoftim të gazetës tuaj, ndërkohë që pritet hapja e një procesi tjetër ndaj një artikulli po të gazetës tuaj. Gazeta juaj është e djathtë dhe është cilësuar si e afërt me opozitën. Çfarë vendi zë objektiviteti në punën tuaj? A mund t’i bëheni fre ju asaj trysnie politike që përmendët pak më parë?

Mero Baze: Pyetja juaj ka disa shpjegime të cilat kanë nevojë po ashtu për verifikime, por problemi i parë nga çështja e gjyqeve, mendoj që çështja e gjyqeve ndaj gjyqet ndaj gazetës Tema është një prirje politike, e cila nuk vjen nga brendësia e artikujve, gazeta Tema ka patur edhe artikuj shumë herë më të ashpër për zyrtarët shqiptarë, por është një përpjekje për paracensurim të gazetës për shkak se të gjitha paditë që po ngrihen ndaj artikujve të gazetës kanë si kërkesë bashkangjitur që kjo gazetë të mos i përmendi më këta politikanë, apo të mos merret më jetën e tyre apo me aferat e tyre. Lidhur me pozicionin që ka gazeta në treg është e vërtetë që gazeta Tema nuk është një gazetë proqeveritare, por ajo nuk e vendos veten askund tjetër në spektrin politik. Ajo është një gazetë e pavarur, një gazetë që në një farë mënyre varet vetëm nga unë, mund të jetë e keqja apo e mira e kësaj gazete, problemi i proceseve gjyqësore është një problem që lidhet me faktin që gazeta nuk bën kompromis dhe nuk ka bërë, e ka treguar që në numrin e parë që ka dalë, ka patur oferta për kompromis me shtetin, nuk ka bërë kompromis dhe për këtë arësye, përveç mungesës së reklamave, përveç rrethimit financiar, ajo tani është duke vuajtur një kalvar gjyqesh të pakuptimta, absurde. Unë aktualisht jam marrë si i pandehur nga prokuroria, jam në një farë mënyre në një gjendje arresti të lirë, gjykata nga ana tjetër ka vendosur gjoba drakoniane për artikuj që nuk prekin aspak personalitetin e politikanëve, përkundrazi politikanët janë të paaftë të dëshmojnë pafajësinë e tyre për problemet e ngritura nga gazeta dhe kërkojnë që gazeta të kthehet në një organ prokurorie të verifikojë akuzat e tyre. Në se ne do të ishim pjesë e shtetit nuk do të kishim nevojë të bënim gazeta, do të ishim bërë prokurorë dhe do e kishim zgjidhur problemin me korrupsionin dhe problemet e tjera me kriminalitetin në Shqipëri. Në këtë aspekt dua të them që moda ndaj gjyqeve civile në Shqipëri është një periudhë që e kanë kaluar edhe vende të tjera në tranzicion kur qeveritë me probleme të korrupsionit, siç është qeveria shqiptare, janë përpjekur të censurojnë shqypin. Është absurde që në një vend ku të gjitha raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë në vend të parë ose në vend të dytë për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur Parlamenti Shqiptar adapton një rezolutë të Parlamentit Evropian dhe thotë që, pranojmë që kemi një nivel të lartë korrupsioni në zyrtarët e lartë, dy tre gazeta, ose gazetarë që e ngrejnë zërin për këtë punë dënohen. Kjo në një farë mënyre ilustron më së miri hipokrizinë e politikës ndaj rekomandimeve të perëndimit dhe përpjekjen e saj të vazhdueshme për të korruptuar çdo gjë, deri tek ato pak zëra që ngrihen në mënyrë të sinqertë, ndoshta jo në mënyrë plotësisht të verifikueshme për faktet që kanë, se nuk kanë gjithshka në dorë, informacioni është i mbyllur dhe është një rrethim informativ nga të gjitha anët, gazetarët e opozitës, ose gazetarët që nuk cilësohen si pjesë e politikës ose propogandës qeveritare nuk pranohet as të konfirmojnë të dhënat në mënyrë zyrtare, e gjithë kjo klimë ka krijua rnjë përplasje të drejtëpërdrejtë të shtypit dhe sot kemi të pajktën dy tre gazeta ose gazetrë të cilët të paktën kanë probleme të tilla me shtypin, që në se do të zbatonim rekomandimet e gjykatave ose prokurorisë ata duhet të mbyllnin gazetat ose të ndërronin profesionin.

Zëri i Amerikës: Zoti Shkullaku, a paraqet problem për Shqipërinë, abuzimi me lirinë e shtypit? A ekziston një koncept i drejtë për këtë liri, pra a ruhet balanca midis të drejtës për të botuar dhe përgjegjësisë që ato që dalin nga shtypi të jenë të verteta?

Armand Shkullaku: Unë mendoj që Shqipëria aktualisht ka më tepër nevojë për liri shtypi se sa për kontrollin e saj. Pse e them këtë? E them sepse vazhdimisht ne kemi ndeshur problemin, gazetarët në Shqipërim, problemi më i madh i tyre është përballja me shtetin, pra tentativat e vazhdueshme të qeverive që kanë shoqëruar tranzicionin shqiptar për të pasur në kontroll shtypin. Kemi dalë nga një periudhë 50 vjeçare ku mungesa e lirisë ka qënë si të thuash dëmi më i madh që i është bërë mendimit të lirë në Shqipëri dhe në periudhën e hapjes së Shqipërisë nuk kanë reshtur tentativat e qeverisë, të politikanëve për ta deformuar përsëri këtë liri shtypi. Prandaj unë mendoj që në këtë fazë është më e rëndësishme lira e shtypit se sa censurimi i tij, ose vënia brenda kufijve, qofshin këta edhe të parametrave normalë. E them këtë, sepse siç tha dhe zoti Baze, kohët e fundit po krijohet një klimë, ose si të thuahs një atmosferë, tepër e rëndë për gazetarët shqiptarë, ku cilido zyrtar, cilido politikan, pavarësisht se është njëp personalitet publik, dhe fakti që është i tillë nënkupton që ai do të jetë edhe në shenjestër të gazetave, merr si të thuash guximin, madje kjo është shndërruar në modë, që të hedh në gjyq cilindo gazetar, cilëndo gazetë, për çfarëdo artikulli që botohet dhe me lehtësinë më të madhe gjykatat kanë marrë vendime shpesh në dëm të gazetarëve dhe kjo përveç një-mijë-e-një problemeve që ka shtypi shqiptar, shton edhe një herë tjetër një lloj auto-censure tek vetë gazetarët, gjë e cila mendoj është mjaft e dëmshme po t’i shtosh edhe auto-censurën që ekziston tek pronarët apo botuesit e mediave të cilët tentojnë vazhdimisht të kenë marrëdhënie të mira me qeverinë. E them këtë pasi nuk mendoj se problemi sot për sot me shtypin shqiptar qenka liria e shtypit, qenka vendosja e këtyre të drejtave në thonjëza që duhet të respektojnë gazetarët, ndërkohë që drejtësia shqiptare ka qindra e qindra probleme të tjera, të cilat me të drejtë tha zoti Baze janë korrupsioni, krimi i orgaizuar, etj., ku nuk kemi deri më sot asnjë proces ku të jetë dënuar një person që manifeston të tilla shfaqje.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
23.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Intervistë me studiuesen Albana Sala Dwonch

Roli i medias sociale tek organizimi i të rinjëve në Lindjen e Mesme
Më tepër

Presidenti Obama e mbron urdhrin e tij ekzekutiv

Në një intervistë, Presidenti Obama u kërkoi ligjvënësve republikanë që të miratojnë një ligj nëse nuk janë të kënaqur me veprimin e tij të njëanshëm
Më tepër

Izraelit miraton një masë të debatueshme

Sipas propozimit të miratuar, Izraeli do të shpallej vend-shtet i popullit hebre
Më tepër

Maqedonia heton eksportet drejt Rusisë

Dyshohet ripaketimi i mallrave evropiane të ndaluara
Më tepër

Sulm vetvrasës në Afganistan

Dhjetëra të vrarë në provincën Paktika në lindje të vendit
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Students wear a mask of Indonesia President Joko Widodo with a long nose as protest against fuel price hikes outside the presidential palace in Jakarta. Widodo announced a sharp increase in fuel prices on Monday, saying costly government subsidies would be better spent on infrastructure and development.
  • Dump trucks wait to unload snow removed from neighborhoods after heavy lake-effect snowstorms at the Central Terminal in Buffalo, New York. A snowfall that brought huge drifts and closed roads finally ended Friday.
  • People take part in a rally in central Kyiv, Ukraine. Ukrainians marked the first anniversary of pro-European Union (EU) mass protests which caused a change in the country's leadership and brought Ukraine closer to the EU.
  • Myanmar Catholic nuns and priests hold candles as they gather for the 500th Jubilee Year of the presence of the Catholic Church in Myanmar, in Yangon.
  • France Davis Cup fans hold a giant flag as they cheer on France's Gael Monfils during his Davis Cup final singles tennis match against Switzerland's Roger Federer at the Pierre-Mauroy stadium in Villeneuve d'Ascq, near Lille.
  • People take photos of Russia's Soyuz-FG booster rocket with the space capsule Soyuz TMA-15M that will carry a new crew to the International Space Station (ISS), at the launch pad at the Russian-leased Baikonur cosmodrome, Kazakhstan. The start of the new Soyuz mission is scheduled for Monday.
  • Supporters of Tunisian presidential candidate Beji Caid Essebsi (portrait), shout slogans and wave flags on Bourguiba Avenue in the capital, Tunis, during an election campaign ahead of the upcoming presidential elections on Nov. 23.
  • People walk under a lamp post turned into a yellow umbrella near the main stage of the protest site of the Admiralty district of Hong Kong. Pro-democracy protesters are at a crossroads as public support fades after nearly two months of glacial traffic and street clashes.
  • Oil lamps offered by devotees illuminate the Bagmati River flowing through the premises of the Pashupatinath Temple, during the Bala Chaturdashi festival, in Kathmandu, Nepal. The festival is celebrated by lighting the lamps and scattering seven types of grains known as "sat biu" honoring the departed.
  • People cycle along a street during a biking tour to promote cycling as an environmentally-friendly means of transport, in Damascus, Syria.
  • A shopper is seen through Christmas decorations as he uses his smartphone to take a photo at a shopping mall in Kuala Lumpur, Malaysia. The spirit of Christmas is felt very much in Muslim-dominated Malaysia as shopping malls decorate their premises to help boost year-end sales.
  • Dense fog lies over the harbor in Husum, northern Germany. The weather forecast predicts rainy weather for the upcoming days.
  • Fisherman Estelito Marijuan, 58, arranges dried fish at Manila Bay, the Philippines. World Fisheries Day is commemorated every Nov. 21 and was established to draw attention to overfishing, habitat destruction and other serious threats to the sustainability of marine and freshwater resources.
  • Christmas market decoration is pictured in front of the television tower in Berlin, Germany.
  • An aerial view of Vermelha beach is seen in Rio de Janeiro, Brazil.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.