E enjte, 27 nëntor, 2014

Lajme

Evropa Lindore, Azia Qendrore, zonat ku SIDA po perhapet me shpejt ne bote - 2003-09-16

Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janë rajonet ku virusi HIV dhe sëmundja e SIDA-s po përhapen më me shpejtësi në botë. Në këtë përfundim ka arritur Banka Botërore e cila publikoi të martën një raport mbi rrugët e parandalimit të përhapjes të epidemisë në këto zona.

Në një konferencë shtypi në Washington, specialistët e Bankës Botërore thanë se shqetësimet më të mëdha lidhen me aftësitë parandaluese të kufizuara, me tabutë morale që duhen përmbysur dhe me shkallën e angazhimit politik dhe shoqëror në vendet e këtyre zonave, por edhe me gjendjen e tyre ekonomike.

Në vitin 2002 sipas të dhënave të Bankës Botërore në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, pati rreth 250 mijë raste të reja me infektime, duke e çuar në 1,2 milionë numrin e njerëzve me HIV dhe Sida në rajon.

Olusoji Adeyi, kryespecialist i shëndetit në Sektorin e Zhvillimit Njerëzor për Evropën dhe Azinë Qendrore tha se ndër faktorët që kontribuojnë janë paqendrueshmëria, tregëtia e seksit dhe qenieve njerëzore si edhe e drogës përmes kufijve, mungesa e ndërgjegjësimit dhe mohimi që i bëhet gjendjes së epidemisë në këto vende.

Zoti Adeyi tha se gjendja në Evropën Lindore nuk është aq e rëndë sa në Azinë Qendrore, megjithatë ka shifra shqetësuese për rritjen e rasteve. Në raport mungonin të dhënat për numrin e rasteve në Shqipëri, por zoti Adeyi tha se si në vende të tjera në rajonin e Evropës Juglindore, hapja e kufijve, trafiku njerëzor, tregëtia e seksit, luftrat në rajon e ekspozojnë Shqipërinë me rrezikun e përhapjes së epidemisë.

Ai shtoi se gjendja bëhet më delikate pasi Shqipëria është mes rrugëve ku kalojnë trafiqet nga Lindja në Perëndim të Evropës. 30 për qind e atyre që merren me tregëtinë e seksit në Shqipëri, tha ai, përdorin drogë përmes shiringave, një nga faktorët që mund të ndikojnë më shumë në përhapjen e sëmundjes.

Zoti Adeyi dhe specialistët e tjerë thanë se Shqipëria si të gjitha vendet e rajonit ka ndihmën e Bankës Botërore për të trajtuar këtë problem dhe kontrolli i HIV-it dhe Sidës është i përfshirë në Projektin për Mbështetjen për Uljen e Varfërisë në Shqipëri. Duke folur edhe për vendet e tjera, specialistët thanë se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit është shumë i rëndësishëm.

Përsa i takon gjithë Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, specialistët mendojnë se aty po përjetohet e njëjta gjendje si në pjesët e tjera të botës që vuajnë krizën e Sidës, mohimi i problemit. Po ashtu ata thonë se ka një hendek mes deklarimit të gjendjes dhe punës në terren për parandalimin e epidemisë çka është edhe synimi kryesor i Bankës Botërore dhe agjencive të tjera botërore për këtë rajon.//kk//

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
26.11.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Afgahnistan: Sulmohet makina e ambasadës britanike

Një person përplasi automjetin e tij të mbushur me eksplozivë me një makinë të ambasadës në Kabul. Pesë të vrarë
Më tepër

Rritet presioni politik ndaj Poroshenkos

Kritikat kryesore ndaj presidentit ukrainas kanë të bëjnë më kryengritjen separatistë në lindje dhe masat e pamjaftueshme ndaj reformës
Më tepër

Përshëndetje e Sekretarit Kerry për pavarësinë e Shqipërisë

Kerry: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.
Më tepër

Përmbledhje e rrallë e dramave të Shekspirit

Në një qytet të vogël francez është zbuluar një kopje e rrallë e përmbledhjes së parë të dramave të Shekspirit
Më tepër

Nisma ligjore për hapjen e dosjeve

"Ligji bën njëkohësisht edhe lustrimin edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit” - thotë Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat Njerëzore.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A macaw stands in the window ledge of an apartment, waiting to be fed by the apartment owner, in Caracas, Venezuela.
  • Instructors simulate the arrest of rhinoceros poachers with trainee dogs at the Paramount Group Anti-Poaching training and K9 (canine) academy in Magaliesberg, South Africa.
  • A passerby frightened by police action is helped on a pavement at Mongkok shopping district in Hong Kong. Hong Kong police cleared one of the largest protest sites that has choked the city for months, arresting scores of pro-democracy activists.
  • A motorcyclist and child ride against wind in snow in Balikun, Xinjiang Uighur Autonomous Region, Nov. 25, 2014.
  • Stranded window washers hang on the side of a hotel at downtown Santiago, Chile. Firefighters rescued two window washers caught on a dangling scaffolding at a height of 50 meters, no injuries were reported according media.
  • A woman reacts at a crime scene where seven men had been murdered during a middle school graduation party in the town of Acajutla, Nov. 25, 2014. Suspected gang members in El Salvador shot dead seven men and a woman during the party, police said.
  • Police follow protesters during a march in Los Angeles, California, following Monday's grand jury decision in the shooting of Michael Brown in Ferguson, Missouri, Nov. 25, 2014.
  • An Afghan laborer works at a charcoal shop on the outskirts of Kabul.
  • Angelina Jolie poses for a photograph with two Chelsea pensioners as she arrives for the UK premiere of "Unbroken" in central London, Nov. 25, 2014.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.