E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Ambiciet bërthamore të Iranit - 2003-10-05

Madhësia e gërmave - +

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike gjetën gjurmë uraniumi shumë të pasuruar në një kompeks elektrik iranian, pranë Teheranit. Kjo ishte hera e dytë gjatë muajve të fundit që zyrtarët e kësaj agjencie zbuluan prova se Irani po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Robert Einhorn ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit i specializuar në çështje të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe tani është ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington. Ai thotë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, kryesisht për të siguruar mbizotërim rajonal. “Nuk mendoj se Izraeli është një faktor i madh, megjithëse iranianët e përmendin shumë Izraelin. Mendoj se iranianët e konsiderojnë veten si trashëgimtarë të qytetërimit të madh persian dhe u jep atyre të drejtën të kenë armë bërthamore, të jenë një forcë mbizotëruese në rajon. Ata besojnë se në rajon ka rivalë të fuqishëm, si Pakistani që ka ndërkohë armë bërthamore. Ata besojnë me të vërtetë se jetojnë në një zonë të rrezikshme dhe armët bërthamore do t’i mbrojnë. Megjithatë unë mendoj se ky është një gabim i tmerrshëm. Mendoj se Irani do ta dëmtojë sigurinë e vet shumë rëndë nëse vazhdon në këtë rrugë”.

Afshin Moldavi është autor i librit “Pelegrinazhe persiane: Udhëtime në Iran”. Ai thotë se Irani po bën gabim nëse beson se prodhimi i armëve bërthamore do të prandalojë ndonjë ndërhyrje të mundhsme nga vendet evropiane, ose Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se është një thjeshtëzim të thuhet se Irani po i bën llogaritë gabim. Nuk mendoj se Irani e kupton se sa me shqetësim Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e shohin shtënien në dorë të armëve bërthamore nga ana e Iranit. Po ashtu Irani po përpiqet të bëjë lojën e vjetër të vënies së Bashkimit Evropian kundër Shteteve të Bashkuara. Dhe për këtë çështje, ideja që m’u krijua nga bisedat me diplomatët evropianë është se ata po i afrohen më shumë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara. Kështuqë nuk do të ekzistojë mundësia e një përçarjeje mes të dyja palëve”.

Irani përballet me probleme serioze ekonomike dhe shoqërore, mes së cilave edhe papunësia. Ka paturgjithandej protesta dhe shumë gazetarë janë burgosur. Mansoor Iljaz, një analist në televizion dhe biznesmen thotë se klerikët radikalë që sundojnë në Iran po i humbin gjithnjë e më shumë shpresat.

“Ky është në fakt problemi me Iranin e ditëve moderne, që 85 ose 95 për qind e njerëzve do të donin të jetonin në botën moderne në një mënyrë të arsyeshme dhe kjo klikë shumë e vogël gangsterësh në krye përpiqet të kapen pas çdo pushteti që i mbetet dhe tani ata po ndërmarrin hapin e fundit duke u përpjekur të shtien në dorë armë bërthamore”.

Irani vazhdon të bllokojë inspektime të plota të objekteve bërthamore dhe përballet me afatin e 31 tetorit për t’u provuar inspektorëve se Irani nuk ka program të armëve bërthamore. Nëse Irani nuk e bind Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, mund të përballet me sanksione ekonomike dhe diplomatike të Kombeve të Bashkuara. //kk//

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive