E premte, 01 gusht, 2014

Lajme

Ministri Malaj: Grumbullimi i të ardhurave nga taksat dhe tatimet, sfida kryesore për ekonominë shqiptare - 2004-02-04

Ministri i Financave i Shqipërise Arben Malaj ndodhet në Uashington për një vizitë pune. Në emisionin Ditari të datës 4 shkurt, Zëri i Amerikës i mori këtë intervistë Zotit Malaj lidhur me takimet në Uashington dhe gjendjen financiare të Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, para se të ndalemi tek gjendja ekonomike dhe fiskale në Shqiperi, a mund të na flisni për takimet që keni zhvilluar këto ditë këtu.

Arben Malaj: Takimet në Uashington kanë qënë me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me Zëvendësdrejtoreshën ekzekutive të FMN-së, me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore dhe me zëvendëspresidentin e IFC-së, Organizata Ndërkombëtare Financiare. Në të tre këto takime, mesazhi ishte i qartë për rezultatet që ka arritur qeveria shqiptare, për prioritetet që ka qeveria shqiptare dhe për më tepër, për bashkëpunimin që institucionet financiare ndërkombëtare i japin Shqipërisë në sfidat që ajo ka. Sigurisht, vlerësohen arritjet, por duhet pranuar dhe unë besoj që kjo është pozitive, sfidat dhe prioritetet që ka vendi në të ardhmen, vendosmëria e qeverisë, qartësia e vendosmërisë, por jo vetëm e qeverisë, por edhe mbështetja e parlamentit edhe angazhimi më i qartë i opinionit publik shqiptar në shpejtësinë e ndryshimeve që duhet të ndodhin në ambjentin politik dhe ekonomik të Shqipërisë, aq më tepër në sfidat që ka vendi për t’u integruar.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, të kthehemi tek gjendja ekonomike në Shqipëri. Kohët e fundit ka patur një sërë ngritje çmimesh për shumë artikuj jetësorë. Një pjesë e analistëve fajësojnë për këtë çmimet monopol dhe mungesën e konkurencës së lirë mes tregëtarëve. Akuzat shkojnë më tej, se kjo gjendje është krijuar për shkak të interesave të drejtëpërdrejta që mund të kenë zyrtarë shqiptarë me firmat e ndryshme. Sipas jush, a qëndrojnë këto akuza dhe a është e aftë qeveria socialiste, e cila ka tashmë 7 vjet në pushtet, për të luftuar seriozisht korrupsionin?

Arben Malaj: Po të kemi parasysh rastet konkrete për të cilat debatohet për ngritje të çmimeve, mbajmë parasysh që janë sektorë të tillë, siç është sektori i telekomunikacionit, ku është shumë e vështirë të pretendohet se ka pozicion monopol, për shkak të interesave konkrete, të individëve konkretë. Kjo ka të bëjë me efektet e politikës së re të çmimeve të energjisë, që Shqipëria të mos ketë më elementë të krizës dhe të rritet interesi i sektorit privat për të investuar në sektorin e energjisë shqiptare. Shqipëria është e vendosur që ta trajtojë gjithmonë këtë si prioritet dhe qeveria është e qartë për këtë. Siç thamë edhe në takimet me Bankën Botërore, strategjia 15 vjeçare është modeli më i mirë, që ky element pengues dhe frenues i zhvillimit ekonomik të vendit, pikërisht problemet e energjisë të mos vazhdojnë më si të tilla në ndikimin e rritmeve të zhvillimit të Shqipërisë dhe në impaktin që ka në jetën e përditëshme të shqiptarëve. Qeveria ka qënë e vendosur ta marrë përsipër koston politike të reformës së çmimeve, duke pranuar të kompesojë familjet në nevojë të cilat janë rreth 150 mijë familje. Unë mendoj se duhet ta ndajmë pjesën e reformës së politikave në sektorë të rëndësishëm të jetës së përditshme të shqiptarëve, të cilët e kanë ndjerë mungesën e cilësisë së shërbimit nga domosdoshmëria për të kryer reforma të plota të ristrukturimit të tyre. Jo thjesht dhe vetëm përmes ngritjes së çmimeve, por gjithmonë me reforma të qarta dhe me investime në këta sektorë, do të ndryshojë edhe cilësia e shërbimit edhe kostua e shërbimit. Pra, është e domosdoshme të ndajmë qartë debatin për të përmirësuar menaxhimin e korporatave të mëdha, që deri diku kanë një pozicion natyror monopol në ekonominë shqiptare, siç është telekomunikacioni, energjia, furnizimi me ujë dhe domosdoshmërisë për të suportuar me mbështjetje të veçantë, me politika sociale, shtresat më të varfëra të popullësisë shqiptare për të kapërcyer këtë situatë të vështirë. Vetëm në një vit, për politika aktive sociale dhe për politikat e pensioneve, qeveria shqiptare përdor nga buxheti i saj mbi 700 milionë dollarë në vit.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, një nga pikat më të dobta të ekonomisë shqiptare në vite, ka qënë problemi i doganave dhe evazionit fiskal. Qeveria shpesh shpall plane për të ardhurat që duhet të realizojnë doganat. A është ky matësi më i mirë i evazionit fiskal? A ekziston ndonjë parashikim se sa humbitet si rezultat i abuzimeve në dogana?

Arben Malaj: Sigurisht që administrata fiskale e grumbullimit të të ardhurave në taksa dhe tatime, është përcaktuar si sfida kryesore që ka ekonomia shqiptare. Pavarësisht nga përmirësimet nga njëri vit në tjetrin, ne nuk mund të anashkalojmë faktin, që të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit shqiptar janë më të ulta se të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kjo do të thotë që qeveria duhet të përqëndrohet më tepër dhe kjo ka qënë një nga temat kryesore të diskutuara me institucionet financiare ndërkombëtare, për strategji të plotë edhe në fushën e taksa-tatimeve, për politika të qarta, por jo vetëm politika të qarta, por edhe program të qartë investimesh për teknologjinë e re të logjistikës, që përdor administrata tatimore-doganore dhe program të qartë për trajtimin e saj. Besoj që viti 2004 është sfida kryesore lidhur me minimizimin e barrierave administrative, në bazë edhe të një programi që qeveria ka me Bankën Botërore. Njëkohësisht ne duam të kalojmë në përputhje edhe me rritmet e investimit në logjistikën e sistemit doganor dhe tatimor, nga një praktikë burokratike e kontaktit të biznesmenit me zyrat e shtetit, në një praktikë të vetëdeklarimit dhe të kontrollit pastaj pas vetëdeklarimit. Gjithnjë e më tepër mbetet sfidë ulja e niveli të ekonomisë informale, reduktimi i barrierave administrative dhe lufta kundër korrupsionit.

Zëri i Amerikës: Zoti Malaj, le të ndalemi pak tek ekonomia informale. Sipas shifrave rreth 60 përqind e monedhës kombëtare nuk kalon nëpër kanalet bankare dhe mendohet se kjo është lënda e parë për aktivitetet kriminale ekonomike dhe për pastrimin e parave. Sa shqetësues eshte ky fenomen për institucionin që ju drejtoni?

Arben Malaj: Duhen ndarë të dy momentet, njëra prej tyre që është niveli ekonomisë informale, që nuk është i barabartë me sasinë e parave që qarkullon jashtë sistemit bankar. Së pari duhet të flasim për problematikën që ka në drejtim të minimizimit të ekonomisë së keshit (parave në dorë). Pra gjithnjë e më tepër kuadri ligjor shqiptar, por sidomos zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duhet të krijojnë mundësinë, që jo vetëm biznesi, i cili është grupi i parë që duhet ta kalojë aktivitetin e tij nëpërmjet shërbimit bankar, por edhe qytetarët shqiptarë gjithnjë e më tepër të kenë në dorë të gjitha instrumentat, mjetet e pagesës, që të reduktojnë sasinë kesh dhe të shkojnë ndërmjet sistemit bankar. Ka një program të veçantë të Bankës Qëndrore, ka një program të veçantë midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për të investuar më tepër në sistemin bankar dhe për të mbështetur më shpejt procesin e konvertimit nga ekonomia kesh në një ekonomi që kalon në sistemin bankar. Kjo është shumë e domosdoshme, pasi do të ndihmojë shumë për treguesit dhe për të njohur saktë parashikimin e gjithë treguesve në ekonominë e një vendi, njëkohësisht është një proces, që ka një impakt të drejtëpërdrejt edhe në minimizimin e mundësive të pastrimit të parave.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Kosovë: Dënohen kërcënimet ndaj gazetarëve

Në Kosovë shoqatat e gazetarëve dënuan kërcënimet ndaj gazetarëve të së përditshmes “Bota Sot”.
Më tepër

Lindja e Mesme, armëpushim 72-orësh

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara bënë të njohur se Israeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim pa kushte 72-orësh.
Më tepër

Vjedhja e Bankës, 6 arrestime të reja

Përfundojnë në pranga 5 punonjës të Bankës dhe një i afërm i Ardian Bitrajt, personit të dyshuar si autor i vjedhjes së afër 7 milion dollarëve
Më tepër

Të premten shqyrtohet ligji i imigracionit në Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët në Senat e bllokuan të enjten votimin për ligjin që do të prekte krizën e imigracionit, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e shtyu periudhën e pushimeve të verës për shkak të tij
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
31.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive