E enjte, 31 korrik, 2014

Lajme

Fëmijët e divorceve “të mira” - 2004-06-27

Të paktën gjysma e të gjitha martesave në Shtetet e Bashkuara nuk mbijetojnë, duke lënë 18 milionë fëmijë me prindër të divorcuar. Shpesh shoqëria i konsideron këta fëmijë si viktima të marrëdhënieve të dështuara të prindërve, të paaftë për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme.

Por ata që kanë përjetuar divorcimin e prindërve në fëmijëri thonë se një gjë e tillë nuk çon medoemos në shkatërrimin e një familjeje apo të jetës së fëmijëve. 44-vjeçarja Amy ka dy fëmijë. Ajo tregon se prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte 6 vjeçe: “Më kujtohet disi. Nuk isha e zemëruar, por më merrte malli për babain. Ai shkoi të jetonte në një shtet tjetër dhe ne e shihnin vetëm 4 herë në vit”.

Pas divorcit, Amy dhe e motra jetuan me nënën e tyre. Pas disa vitesh si nëna edhe babai u martuan për të dytën herë. Ajo tregon se ka një vëlla dhe një motër tjetër nga babai, por shton se i ati gjithmonë donte ta përfshinte edhe atë dhe motrën në gëzime familjare.

“Shumë njerëz më pyesin nëse isha e mërzitur. Nuk është ashtu. Unë ndjehem shumë fatlume pasi kam 4 prindër. Unë kam pasur rastin të shëtis në vende të ndryshme më shumë se shoqet e mia, pasi herë udhëtoja me nënën dhe të shoqin e saj dhe herë me babanë dhe gruan e tij të dytë”.

Psikiatrja për çështjet e martesës Costance Ahorn shpjegon se fëmijë që kanë të tilla kujtime janë provë e një divorci të mirë. 25 vjet më parë zonja Ahorns intervistoi dhjetëra individë të ndarë dhe shkroi një libër të titulluar “Divorci i Mirë.” Më pas ajo shkroi një libër tjetër me kujtimet e fëmijëve që përjetuan një divorc të mirë, siç e quan ajo: “Pjesa më e madhe e këtyre familjeve e ruajnë strukturën e familjes. Këto janë struktura më komplekse, por megjithatë janë familje. Fëmijët rriten mirë. 78 për qind e tyre janë dakort me vendimin e prindërve për divorc dhe 3 të katërtat e fëmijëve të intervistuar mendojnë se prindërit janë më mirë si rrjedhojë e divorcit”.

Në librin e saj, Constance Ahorns u kundërvihet disa prej ideve të gabuara si për shembull se baballarët nuk janë më të angazhuar në jetën e fëmijëve pas divorcit: “Zbuluam se mbi 50 për qind e fëmijëve vërejtën përmirësim të marrëdhënieve me babain pas divorcit, pasi kishin mundësi të krijonin një marrëdhënie të re të pavarur. Po ashtu edhe baballarët ishin të gatshëm të dedikonin më shumë kohë për fëmijët, pa ndërhyrjen e gruas”.

Gjatë periudhës 25 vjeçare pas divorcit, thuajse të gjithë individët e përfshirë në këtë studim kishin në jetën e tyre një njerk ose motra apo vëllezër prej nënës ose babait.

Zonja Ahorns tregon se rezultatet e studimit treguan se fëmijët kishin krijuar marrëdhënie të mira me bashkëshortin e prindit të tyre, por kjo nuk ndodh menjëherë. Po dyshim ka edhe probleme, si për shembull fëmijët nga martesat e mëparshme dhe marrëdhëniet mes tyre shpesh herë janë të ndërlikuara dhe të pasuksesshme.

Cosntance Ahorns thotë se divorci është një proces që fillon shumë para nënshkrimit të dokumentave dhe vazhdon për një kohë të gjatë. Ka raste kur vite pas divorcit, disa fëmijë ende vuajnë pasojat e tij. Por zonja Ahorns thotë se studimi i saj tregon se kjo nuk nënkupton që divorci është një plagë psikologjike për fëmijët dhe se fëmijët me kalimin e kohës i kuptojnë dhe i vlerësojnë më mirë përpjekjet e prindërve për të ruajtur strukturën e familjes.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.07.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Miratohet me 88 vota reforma territoriale

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule voton kundër. Debate mbi respektimin e minoriteteve dhe Himarën. Kryeministri Rama: Himara nuk është minoritare
Më tepër

Pas tragjedisë në centralin bërthamor të Fukushimës, Japoni

Komisioni juridik rekomandon ngritje akuzash për komapaninë adminstratore
Më tepër

Histori: Çfarë ka ndodhur më 31 korrik?

Mit'hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij)....
Më tepër

Kryediplomati amerikan në Indi

Marrëdhëniet ekonomike mes dy demokracive më të mëdha të botës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
29.07.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the House of Representatives begin to head for the door on Capitol Hill in Washington as Congress leaves for a five-week summer recess.
  • Codepink activists, dressed to symbolize those wounded and killed in Gaza, rally outside the Israeli Embassy in Washington, DC.
  • Children play on a carnival ride during Eid al-Fitr Holiday in Kabul, Afghanistan.
  • Indian villagers watch rescue operations at the site of a massive landslide in Malin village in Pune district of western Maharashtra state.
  • A couple sit on the promeade and look at the burnt remains of a section of Eastbourne pier, southern England.
  • A close up of newspaper front pages focusing on the Ebola outbreak, including a newspaper (l) reading 'Burn all bodies' in the city of Monrovia, Liberia.
  • Noa (kneeling), the girlfriend of Israeli soldier Guy Algranati, mourns during his funeral in Tel Aviv. Algranati was killed on Wednesday by a booby trap detonated as he and 2 other soldiers uncovered a tunnel shaft.
  • A Palestinian, who fled his family's house following the Israeli offensive, sleeps as he takes refuge inside a classroom at a United Nations-run school in Jabaliya refugee camp in northern Gaza Strip.
  • Ifeoma Nwoye of Nigeria is carried away by her coach after she lost her women's freestyle 55kg wrestling semi-final to Brittanee Laverdure of Canada at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland.
  • Australia's Olivia Vivian performs at the women's All-Around Artistic Gymnastics at the 2014 Commonwealth Games in Glasgow, Scotland, July 30, 2014. (Picture taken with multiple exposure function)
  • A burger set is on display at a McDonald's restaurant in Hong Kong. Many consumers in Shanghai, Beijing and Hong Kong say they plan to scale back their visits to McDonald's, at least for now, but noted that the low prices make it hard to give up.
  • A woman is placing freshly-bought apples in her bag at a market in Warsaw, Poland. Russia said it was banning most fruit and vegetable imports from Poland. Many believe that the ban was imposed as retaliation for Poland’s support for the EU sanctions against Russia over the armed conflict in Ukraine.

Interaktive