E dielë, 26 maj, 2013

Lajme / SHBA

40 vjet pas vendimit për legalizimin e abortit

Aborti vazhdon të jetë një çështje polarizuese në Shtetet e Bashkuara

x
Madhësia e gërmave - +
Jeff Swicord
22 janari shënon 40 vjetorin e vendimit të Gjykatës së Lartë për të ashtuquajturën çështja “Roe ndaj Wade”, që legalizoi abortin. Aborti mbetet një çështje polarizuese në Shtetet e Bashkuara dhe nga të dyja anët e debatit, ka bindje të rrënjosura fort. Gjatë viteve të fundit ka pasur një intensifikim të përpjekjeve ligjore në shtetet që kanë si synim kufizimin e përdorimit të shërbimeve të abortit nga gratë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jeff Swicord njofton nga Riçmondi, kryeqytet i shtetit të Virxhinias, ku janë propozuar disa nga ligjet më të debatueshme.
 
Protestuesit nga të dyja palët e çështjes së abortit u mblodhën në ndërtesën e Asamblesë së Virxhinias, në ditën e hapjes së legjislaturës së vitit 2013.

         “Lord I pray....”

Grupet kundër abortit luten, ndërsa ata që mbështesin të drejtën për abort, hedhin parulla.

         “Women’s rights”

40 vjet pasi Gjykata e Lartë amerikane mori vendimin në çështjen Roe ndaj Wade, sipas së cilit gratë kanë të drejtën për aborte të ligjshme, debati për të drejtat riprodhuese është zhvendosur në nivel shteti. Dhe Virxhinia është në qendër të kësaj beteje.
       
Në sesionin e fundit legjislativ, delegatët republikanë miratuan dy ligje që kufizojnë abortin në Virxhinia.

Njëri prej tyre parashikon një procedurë ultrazanore para abortit, që tregon fetusin në mitër. Një variant i mëparshëm i këtij ligji parashikonte përdorimin e një sonde për procedurën, por ajo klauzolë u hoq, pas reagimit të ashpër  publik.

Ligji i dytë u kërkon klinikave që ofrojnë shërbime aborti që të zbatojnë standartet e spitaleve për ndërtesat e tyre. Kjo mund t’i çojë shumë prej tyre në falimentim.

Tarina Keene është drejtore ekzekutive e Lidhjes për të Drejtat e Abortit për Virxhinian.

“Ajo që po shohim është zbehja e të drejtave riprodhuese të grave në legjislaturat shtetërore në gjithë vendin. Dhe shumë prej këtyre përpjekjeve kanë qenë shumë të suksesshme”.

Qendra për të Drejtat Riprodhuese thotë se vitin e kaluar 15 shtete morën masa për kufizimin e abortit. Kundërshtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme.

Martha Cassel është nga Charlottesville i Virxhinias.

“Duhet të vazhdojmë përpjekjet për legjislacion pro-jetës, legjislacion që thotë të vërtetën: që jeta fillon me embrionin”.

Delegatët që janë kundër abortit, duan të nxisin për më shumë masa ligjore. Një nga projekt-ligjet parashikon që fetusi të konsiderohet me të drejtat e plota të një njeriu.

Bob Marshall nga Manasas i Virxhinias do që të konsiderohet i paligjshëm aborti për shkak të gjinisë.

“Është shqetësuese për mua që Amerika, që  ka qenë shembull dhe ka aq gjëra të çmuara në deklaratën e pavarësisë ka marrë këtë qëndrim dhe po e përhapim një gjë të tillë si kancerin”.

Por mbrojtësit e të drejtave për abort premtojnë se do t’i bashkojnë forcat. Ata do të propozojnë një ligj për ta shfuqizuar ligjin për procedurën ultrazanore. Pra kështu vazhdon beteja për çështjen e abortit 40 vjet më pas, 175 kilometra larg Gjykatës së Lartë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerri në Etiopi

Ai u bëri thirrje autoriteteve nigeriane të mos shkelin të drejtat e njeriut gjatë luftës së qeverisë kundër militantëve të Boko Haram
Më tepër

670.000 dollarë një kompjuter Apple i 1976s

Kompjuteri Apple-1 i shitur sot ishte montuar nga themeluesit e kompanisë Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak.
Më tepër

20-vjetori i Gjykatës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi

Ajo ishte gjykata e parë ndërkombëtare e këtij lloji që nga gjyqet e Nyrembergut dhe të Tokios në mbarim të Luftës së Dytë Botërore
Më tepër

Video Kosovë: Dita e tolerancës

Thirrjet për paqe e pajtim përshkuan lutjet me pjesëmarrje e të ftuarve nga SHBA dhe vende të tjera, përfshirë edhe përfaqësues të Serbisë
Më tepër

Video Takimet e Kandidatëve për deputetë

Në Qarkun e Shkodrës, kanë nisur takimet me zgjedhesit, për të tërhequr sa më shumë votues në zgjedhjet e 23 qershorit.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive