Lidhje

21 të vrarë në një dasmë në Afganistan


Një incident me armë zjarri në një dasëm në provincën Baghlan në Afganistanin verior la 21 të vrarë dhe disa të plagosur.

Incidenti ndodhi mes grupeve rivale që kishin armiqësira prej shumë vitesh, sipas pohimeve të policisë.

Në dasmën që zhvillohej në një shtëpi, kishin shkuar rreth 400 persona.

Zyrtarët thanë se shumica e të vrarëve ishin të ftuar mes moshës 14 dhe 60 vjeçare dhe se nusja dhe dhëndri nuk pësuan gjë.

Dasmat me shumë shpenzime janë bërë diçka e zakonshme në Afganistan që nga rënia e talebanëve në vitin 2001, ndryshe nga koha kur në pushtet ishin talebanët, që i kishin ndaluar festat me muzikë dhe kërcime.

XS
SM
MD
LG