Lidhje

Afganistan: Ish ministri i Jashtëm Abdullah kryeson në zgjedhje


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 5 prillit në Afganistan tregojnë se ish-ministri i jashtëm Abdullah Abdullah kryeson.

Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve tha sot se deri tani nga numërimi i votave, Abdullah ka siguruar 43.8 për qind të votave, ish-zyrtari i Bankës Botërore Ashraf Ghani ka 32.9 për qind dhe ish-ministri i jashtëm Zalmai Rasoul ka 11.1 për qind.

Komisioni thotë se deri tani janë numëruar 82.6 për qind të votave.
XS
SM
MD
LG