Lidhje

Afganistan: Vriten 3 mjekë amerikanë


Spitali "Cure International", 24 Prill,2014
Spitali "Cure International", 24 Prill,2014
Një roje afgane e sigurisë hapi zjarr në një spital në Kabul, duke vrarë tre mjekë amerikanë, në një akt të ri dhune ndaj të huajve në Afganistan.

Sulmi i sotëm ndodhi në një spital të menaxhuar nga organizata bamirëse e krishterë Cure International. Në një deklaratë të shkurtër në Twitter, ambasada amerikane theksonte se me “trishtim të thellë, mund të konfirmojmë se tre amerikanë u vranë në sulmin ndaj spitalit të Cure”.

Zyrtarët afganë thanë se një amerikan tjetër u plagos gjatë sulmit dhe dy nga të vdekurit ishin mjekë, babë e bir, që po vizitonin spitalin në atë kohë. Mjeku tjetër kishte punuar atje prej shtatë vjetësh.
XS
SM
MD
LG