Lidhje

Talebanët sulmojnë parlamentin afgan


Ambasada amerikane në Kabul bëri një deklaratë, ku dënohej me forcë sulmi, duke thënë se “sulmi ndaj Parlamentit tregon për një mungesë të hapur respekti për demokracinë dhe sundimin e ligjit.”

Militantët talebanë vunë sot në shënjestër parlamentin e Afganistanit në një sulm vetëvrasës, që u shoqërua me shpërthime dhe me të shtëna armësh, ndërsa deputetët ndodheshin brenda në seancë.

Sulmi filloi me një shpërthim masiv në hyrjen kryesore të paralementit. Shpërthime të tjera të mëvonshme shkaktuan tym, i cili u ngrit nga ndërtesa në Kabul dhe krijoi tym edhe brenda saj ndërsa ligjvënësit u larguan prej andej, të pushtuar nga paniku.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane tha se në sulm morën pjesë shtatë talebanë të armatosur me eksplozivë të lidhur në trup dhe forcat e sigurisë i vranë ata të gjithë, duke i dhënë fund ballafaqimit që vazhdoi për rreth dy orë.

Autoritetet thane se asnjë prej ligjvënësve nuk është dëmtuar, por të paktën 30 persona të tjerë u plagosën, përfshirë pesë gra dhe tre fëmijë - disa prej tyre rëndë.

Ambasada amerikane në Kabul bëri një deklaratë, ku dënohej me forcë sulmi, duke thënë se “sulmi ndaj Parlamentit tregon për një mungesë të hapur respekti për demokracinë dhe sundimin e ligjit.”

Grupi taleban mori përgjegjësinë përmes një deklarate.

XS
SM
MD
LG