E enjte, 29 janar, 2015

Lajme / Bota

Karzai kërkon zgjatje të pranisë amerikane

x
Luis Ramires
Presidenti afgan Hamid Karzai ka qënë në Uashington këtë javë për të diskutuar të ardhmen e vendit të tij kur forcat e NATO-s të dorëzojnë përgjegjësitë e sigurisë tek forcat afgane deri në fund të vitit 2014. Ende nuk është vendosur se sa forca amerikane do të mbeten në vend. Ndërkohë ka një pasiguri të  madhe ndërsa udhëheqësit amerikanë përgatisin përfundimin e një prej luftrave më të gjata dhe me kosto më të lartë në historinë amerikane.

Pentagoni ishte një vizitë e rëndësishme për Presidentin Hamid Karzai për të disktuar masat e sigurisë pasi trupat amerikane të luftës të largohen nga Afganistani.

Në krah të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes  Leon Panetta, zoti Karzai i falenderoi amerikanët dhe aleatët për sakrificat e tyre:
      
“Ju siguroj zoti Sekretar se Afganistani do të jetë në gjendje me ndihmën tuaj të vendosë sigurinë për popullin e vet dhe të mbrojë kufijtë e vet në mënyrë që Afganistani të mos kërcënohet kurrë më nga terroristët jashtë kufijve tanë”.

Shtetet e Bashkuara ndërmorrën luftën në Afganistan si kundërpërgjigje ndaj terroristëve të al-Kaidës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit.

Por lufta po vazhdon që prej 11 vjetësh dhe në kulmin e saj ka pasur të angazhuar 100 mijë trupa amerikane. Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve duan që lufta të mbyllet shpejt.

Udhëheqësit amerikanë thonë se kanë shënuar përparim në parandalimin e kryengritësve për të rifituar territor dhe për të stërvitur forcat afgane.

Por dhuna vazhdon, kryengritësit ende kanë nën kontroll një pjesë të territorit dhe ka pikëpyetje për aftësinë e forcave amerikane për të ruajtur sigurinë e vendit të tyre.

Dyshime ka gjithashtu edhe për të ardhmen politike të Afganistanit. Zgjedhjet për pasuesin e zotit Karzai pritet të mbahen në vitin 2014, para se forcat ndërkombëtare t’ia transferojnë operacionet e luftimit forcave afgane.

Ish-ambasadori amerikan në Afganistan James Dobbins mendon se tranzicioni politik do të jetë i rrezikshëm.
    
Nuk mendoj se ushtria afgane do të shpërbëhet në vitin 2014 por është e mundur që qeveria afgane të dështojë në vitin 2014 si pasojë e një tranzicioni të pasuksesshëm”. 
 
66 mijë trupa amerikane ndodhen ende në vend. Komandantët amerikanë duan që 20 mijë prej tyre të vazhdojnë të rrinë për të mbështetur forcat afgane pas vitit 2014.

Dje Sekretari Panetta nuk foli për kërkesën e zotit Karzai për numrin e trupave.

 “Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të deklarojnë Presidentët Karzai dhe Obama përsa i takon diskutimeve por mund t’ju them që mbeta i kënaqur. Ai shfaqi një vullnet për të bërë atë që ne mendojmë se është e nevojshme”.

Por zoti Panetta do të largohet së shpejti nga detyra. Chuck Hagel, që pritet ta zëvendësojë, e ka kritikuar angazhimin amerikan në Afganistan dhe mund të kërkojë një tërheqje më të shpejtë.

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se synimi i Presidentit Obama nuk është që të ruajë një numër të caktuar trupash në Afganistan por të mos lejojë një vend të sigurt për al-Kaidën dhe të stërvisë forcat afgane. Zyrtarët kanë lënë të kuptohet se një nga alternativat është që të deri në vitin 2014 të jenë tërhequr të gjitha trupat.
          
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
11.01.2013 22:49
Terheqja e trupave Amerikane dhe te aleateve nga Afganistani ka nje kufi limit dhe u bene 11 vjet lufte me talebanet .ky vend ka nevoje per demokratizimin e shoqerise afgane gje nuk plotesohet asnjehere se dyti duhet nje mareveshje midis afganeve dhe talebaneve per interes te kombit por kjo nuk arihet sepse teroristet radikale te dy paleve afgane dhe talebane kane konkurence ne kultivimin e heroines dhe shperndarjen ne Rusi dhe Evrope ,keshtu terorizmi do te kete ruge dhe transport droge heroine Taxhikistanin dhe kjo do te mbrije ne Moske dhe karteli i droges Rus do te jete shperndares droge ne Evrope..per te mbajtur kete stabilitet duhet nje force shumekombeshme te drejtuara nga OKB..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
28.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Reforma në drejtësi: Opozita kërkon komision të përbashkët

Komisioni i Venecias mund të ndihmojë në kapërcimin e mospajtimeve midis palëve me neutralitetin e vet.
Më tepër

Aktiviteti tregtar, rritje modeste në 2014

Shqipëri, eksportet rriten vetëm me 3.6 përqind. Importet me 6.2 përqind. Thellohet deficit tregtar, shkon në 2.4 miliard dollarë
Më tepër

Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë

Udhëheqësi i izoluar i Koresë së Veriut do të shkojë në Rusi në muajin maj
Më tepër

Jordania do lirojë një të burgosur

Shkembehet me pilotin e kapur nga Shteti Islamik
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive