E martë, 21 maj, 2013

Lajme

Afganistani dhe India nënshkruajnë marrëveshje

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe kryeministri i Indisë,  Manmohan Singh nënshkruan sot marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë projektet e vogla të zhvillimit, minierat dhe cështjet e të rinjve.

Dy udhëheqësit u takuan sot në New Delhi për të bërë thirrje për më shumë investime në Afganistan.

Presidenti Karzai tha sot pas takimit se mundësitë e investimeve janë përmirësuar në Afganistan sepse vendi është më optimist për të ardhmen.

India ka investuar mbi 2 miliardë dollarë në infrastrukturën e Afganistanit. Dy vendet tregojnë kujdes që bashkëpunimi i tyre të mos duket si kërcënim ndaj Pakistanit, që ndodhet mes Indisë dhe Afganistanit.

Para se të mbante takime në New Delhi me zotin Singh sot, Presidenjti Karzai u takua me zyrtarë të tjerë të lartë indianë dhe vizitoi përkujtimoren e Mahatma Gandhi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve të tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive