E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Qumështi i infektuar, kontrolle për pasojat në popullatë

Në Shqipëri ministria e Shëndetësisë tha sot se kampionë të qumështit që dyshohet të ketë përmbajtje të lartë të aflatoksinës, substancës që shkakton kancer, do të dërgohen në një laborator të specializuar në Itali.

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se do të zhvillojë një hetim epidemiologjik për të verifikuar nëse përdorimi i qumështit të dyshuar si infektuar ka dhënë ose jo pasoja te qytetarët, ndërkohë që kontrolle do të ushtrohen edhe në kopshtet dhe cerdhet publike për të bllokuar përdorimin e markave të dyshuara. Dje autoritetet njoftuan se nga analizat paraprake kishte rezultuar se disa prej markave të qumështit kishin një përmbajtje mbi normën të aflotoksinës, një substancë kancerogjene. Analizave tani do t’i nënshtrohen edhe të gjitha prodhimet e tjera vendase.

 

Autoriteti kombëtar i Ushqimit tha sot se nga tregu janë tërhequr të gjitha sasitë e qumështit të dyshuar se ka përmbajtje të aflatoksinës, substancës së rrezikshme e cila nëse konsumohet në doza të mëdha rrezikon të provokojë kancerin në mëlci. Ndërsa nga ana e saj ministria e Shëndetësisë njoftoi se ministri ka firmosur një urdhër “që do t’i shkojë institutit të Shëndetit publik për kontrollin e menjëhershmë të konsumimit të qumështit në institucionet publike dhe jo publike, cerdhet dhe kopshtet, pse jo dhe institucionet e tjera”, njoftoi Drejtori i Pergjithshem Pellumb Pipero.
 

Institucioni që mbulon kopshtet dhe cerdhet në Tiranë njoftoi sot se ka ndërprerë ndërkaq furnizimin me markat e konsideruara të dyshuara. Alarmi në Shqipëri shpërtheu pasi autoritetet në Kosovë ndaluan mes të tjerash tregtimin dhe importimin e dy markave të qumështit të prodhuar në Shqipëri. Prodhuesit vendas kundërshtuan duke qenë se sipas tyre nuk ka një laborator të specializuar që të verifikonte praninë e aflatoksinës. Një laborator I tillë nuk ekziston as në Shqipëri. Por analizat paraprake dhanë rezultate që linin vend për dyshime. Drejtori Pipero tha se mostrat do të dërgohen pranë një laboratori të akredituar në Itali: “As në Kosovë as në Shqipëri nuk bëhet matja kuantitative. Bëhet në laboratore reference, të specializuara dhe ne do t’I cojmë mostrata në Istitutin superior të Shëndetit të Romës, për të bërë matjet kuantitative dhe cilësore, flas për llojet e ndryshme të aflatoksinave në përbërje të qumështit”.
 

Ministria njoftoi gjithashtu se ajo do të nisë edhe një hetim epidemiologjik për të verifikuar nëse konsumimi i qumështit të dyshuar ka sjellë pasoja mbi organizmin e popullatës. “Do të hetohet ku është tregtuar qumështi, shpërndarja gjeografike, kush e ka konsumuar më së shumti dhe në këto grupe popullatash do merren kampionë për t’u analizuar. Ne do merremi me efektin e mundshëm negative mbi shëndetin e popullatës”, tha zoti Pipero.
 

Përvec markave të dyshuara, Autoriteti kombëtar i Ushqimit ka nisur marrjen edhe të kampionëve të tjere te qumështit vendas në mënyrë që të ndertohet një panoramë e qartë e gjendjes. Aflatoksina e cila ështe një lloj kërpudhe ose myku, shfaqet te ushqimi që i jepet bagëtive, duke u transferuar më pas te qumështi që ato prodhojnë.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive