Lidhje

Artisti Ai Weiwei hap ekspozitë në Uashington


Ai Weiwei njihet për bashkëpunimin në projektimin e stadiumit kryesor të Kinës - Çerdhja e Zogut - për Lojërat Olimpike të vitit 2008. Ai njihet gjithashtu për aktivizmin e tij politik. Këto ditë në Uashington është hapur një ekspozitë e cila sjell përjetimet artistike të tij pas tërmetit të viti 2008 në Kinë.



Hyrja e muzeumit Hirshorn është mbuluar me emrat e mijëra të zhdukurve gjatë tërmetit të vitit 2008 në Kinë.

Tërmeti pati një ndikim të madh tek arti i Ai Weiwei-it, i cili zë vend në katin e dytë e të tretë të muzeut. Tavani i Gjarpërit, për shembull qarkon një kat të tërë, me 600 çanta shpine që përfaqësojnë fëmijët që humbën jetën gjatë tërmetit. Miko Yoshitake është ndihmës kuratore e muzeut.

“Madhësia e çantave përkon me moshën e nxënësve. Ne arritëm të gjenim 5,196 emra nxënësish, në cilën shkollë shkonin, gjininë e tyre, ditëlindjen dhe adresat e shkollave të tyre”.

Ai ka emrat e tyre të lexuar me zë të lartë.

“Ai bëri një thirrje në Twitter ku thoshte se donte që çdo emër të regjistrohej nga një person i veçantë”.

Ai u rrit në Kinën veriperëndimore, ku familja e tij ishte internuar. Studioi në Akadaminë e Filmit në Pekin dhe jetoi në Shtet e Bashkuara nga viti 1981 deri më 1993.

Arti i Ai Weiweit përfshin skulpturën, fotografinë, pjesët filmike, arkitekturën dhe qeramikën. Disa vizitorë u larguan me mbresa të shumta.

“Këtë duhet ta shikojnë të gjithë; njerëzit duhet të vijnë këtu e të marrin mesazhin e duhur”.

Por një vizitor ngre çështjen e transportimit të 38 tonë mbetjesh të çelikut nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti që janë shndërruar në punimet artistike.

“Transportimi i tyre nga Kina këtu duhet të ketë shkaktuar një ndotje të madhe për mjedisin”.

Në vitin 2011, Ai Weiwei u arrestua dhe u mbajt i ndaluar 81 ditë.
Ai nuk pati mundësi të vinte sepse autoritetet kineze i konfiskuan pasaportën. Ai komentoi për Zërin e Amerikës në Pekin.

“Mendoj se njerëzit në Kinë kanë nevojë të komunikojnë më lirshëm dhe në mënyrë të natyrshme. Një komunikim i tillë mund të prekë çështje kombëtare e politike, por nuk mendoj se pikpamje të tilla paraqesin kërcënim për vendin”.

Mika Yoshitake thotë:

“Aktivizmi është pjesë e jetës së tij si artist. Kjo e dallon Ai Weiwei-n”.

Ekspozita do të hapet në disa qytete të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG