Lidhje

Shqipëria me 87 raste të reja me HIV / AIDS


Gjatë këtij viti janë zbuluar në Shqipëri të infektuar me HIV AIDS disa dhjetëra vetë më shumë se një vit më parë.

Konkretisht 87 persona u zbuluan të prekur nga AIDS në një fazë shumë të zhvilluar, aq sa 6 prej tyre humbën jetën.

Gjithsej janë mbi 870 persona të diagnostikuar me HIV AIDS, ose 613 meshkuj dhe 257 femra, 40 fëmijë ndërsa mesatarja është 100 raste të reja që zbulohen çdo vit.

Midis 87 të prekurve këtë vit nga HIV AIDS 63 meshkuj dhe 24 femra, 7 janë të rinj deri 24 vjeç dhe një është fëmijë.

Shqipëria me 87 raste të reja me HIV / AIDS
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:34 0:00

Raporti meshkuj - femra ka qenë 4 me 1 dhe tani po zbret në 3 me 1, sepse nurmi i femrave me HIV po rritet.

Vitin e kaluar 5 nëna e transmetuan HIV vertikalisht nga nëna te fëmija sivjet vetëm një rast, thotë Olimbi Hoxhaj, veprimtare shumëvjeçare e lëvizjes kundër HIV / AIDS.

Ndërgjegjësimi vazhdon të jetë shumë i ulët, sepse këtë vit janë bërë vetëm 2 mijë e 500 testime vullnetare, dhe 87 rastet e reja janë zbuluar vetëm në 25 mijë testime gjithsej përfshirë edhe midis atyre që kanë dhuruar gjak për familjarët.

Situata epidemiologjike e HIV/AIDS është e njëjtë për shumë vite.

Janë zbuluar 87 raste të reja të prekura nga HIV, që të gjithë në fazë mjaft të zhvilluar të infeksionit, me shenja të dukshme klinike.

Të gjitha janë raste të zbuluara vonë, që nuk mund të shërohen as të parandalohen më.

Problematik mbetet testimi dhe diagnoza, thotë dr. Arjan Harxhi, mjek konsulent dhe drejtues i Qendrës Ambulatore për HIV / AIDS.

Testimi për HIV është vullnetar, si pjesë e të drejtave njerëzore, për shkak të stigmës dhe diskriminimit.

Kjo është bërë problem kryesor në një popullatë që nuk është e vetëdijshme për rrezikun e infeksionit HIV AIDS.

Por ka skema që kërkojnë kontrollin për HIV / AIDS në çdo rast që dyshohet për një faktor risku, të tilla si në maternitete dhe pediatri apo në dhurimin e gjakut, thotë Roland Bani, koordinator kombëtar anti-AIDS.

Numri i testimeve duhet rritur patjetër për të zbuluar të infektuarit në fazë sa më të hershme.

Fakti është se popullata ka mendësi të vjetra në këtë pikë dhe nuk kontrollohet fare për infeksione, deri sa shkon në gjendjen më të rëndë klinike.

Mjekët dhe veprimtarët pohojnë se parandalimi i HIV AIDS është më i lehtë dhe më i domosdoshëm se sa mjekimi i vonuar.

Fondet shtetërore dhe ato të donatorëve janë ende shumë të pakta dhe infeksioni HIV/Aids është ende i nënfinancuar në krahasim me rrezikun e madh që sjell.

Krahasuar me vendet e rajonit, aq shifra sa Shqipëria i ka në 2 muaj, ata i kanë gjatë gjithë vitit.

Shqipëria ende quhet një vend me prevalencë të ulët, por aktualisht diagnostikimet e saj krahasohen me Humgarinë dhe Serbinë, ndonëse ato kanë popullatë 3 herë më të madhe.

XS
SM
MD
LG