E martë, 28 korrik, 2015

Lajme / Ballkani

Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit

Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit
Greqi: Probleme për emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit
Raimond KolaZëri Amerikës

Kriza ekonomike në Greqi po i vë në vështirësi emigrantët shqiptarë për ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit. Ligji grek i detyron emigrantët  të plotësojnë të ashtuquajturat pulla të sigurimeve dhe të ardhuart vjetore. Burime  jo zyrtare pohojnë se rreth 25 % e emigrantëve shqiptarë e kanë të pamundur të ripërtëritjen e lejeve të  qëndrimit.

Emigrantët shqiptarë që punojnë  e jetojnë në Greqi edhe gjatë vitit 2010 u ndeshën me peripeci të shumta në ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit. Kriza në ekonominë greke ka shtuar vështirësitë për shqiptarët, veçanërisht në sigurimin e të ashtuquajturave "pulla të sigurimeve" si dhe në sigurimin e të ardhurave vjetore,  kritere këto të përcaktuara nga Ligji grek për Legalizmin e të huajve. Megjithëse autoritetet greke premtuan një lehtësim për këtë proçes, madje edhe një grup deputetësh të parlamentit grek premtuan një inisiativë ligjore gjatë një takimi me komunitetin e emigrantëve shqiptarë,  ende kjo nuk është arritur.

Të dhënat jo zyrtare flasin se rreth 25 % e emigrantëve shqiptarë rrezikojnë të mos ripërtërijnë lejet e vjetra të  qëndrimit. Sipas shtypit grek  në janar të vitit 2010 ishin të pajisur me leje qëndrimi rreth 600 mijë emigrantë të huaj në Greqi , shumica dërrmuese e të cilëve nga Shqipëria. Po sipas burimeve zyrtare  gjatë gjithë vitit numri i emigrantëve që kanë ripërtërirë lejen e qëndrimit është ulur në 26% dhe në këtë kategori pjesën më të madhe e përbëjnë shqiptarët.Mos - ripërtëritja e lejeve të qëndrimit  vë në vështirësi familjet e emigrantëve të cilët  humbasin të drejtën për asistencë sociale dhe rrezikojnë dëbimin.

Lejet  e qëndrimit afatgjata, sipas ligjit grek,  lëshohen për emigrantët  për pesë vjet . Institucionet e qeverisjes vendore pranojnë aplikimet kundrejt një shume të pakthyeshme prej 600 eurosh  dhe kundrejt plotësimit të një pakete dokumentesh. Emigrantët kanë të drejtë që nëse lëshimi i lejes u refuzohet nga institucionet që kanë pranur aplikimet ta kërkojnë  atë edhe në rrugë gjyqësore. Ndërkaq emigrantët shqiptarë nuk janë penguar të lëvizin edhe këtë vit në kufi me lejet e vjetra të qëndrimit të cilave u ka skaduar afati. Emigrantët mbi bazë të një qarkoreje të autoriteteve greke paraqesin në kufi aplikimin për lejen e re dhe kanë mundësi të udhëtojnë lirisht.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
27.07.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Obama, sfidë kritikëve të marrëveshjes me Iranin

Zoti Obama kritikoi retorikën e disa republikanëve me influencë lidhur me marrëveshjen
Më tepër

Teknologji, avionët me një motor

Bateri rezervë për të shtuar shanset e shpëtimit në rast të dështimit të motorit
Më tepër

Kosova aplikon për antarësim në UNESCO

Aplikimi ka nxitur reagime të ashpra të Beogradit, që ka filluar një fushatë për të penguar këtë proces
Më tepër

Maqedoni, reformat në kodin zgjedhor

Zgjedhjet e parakoshme në Maqedoni pritet të zhvillohen në prill të vitit të ardhshëm
Më tepër

Presidenti Obama viziton Etiopinë

Në qendër të bisedimeve është bashkëpunimi kundër ekstremizmit të dhunshëm
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Spain's Ona Carbonell performs during the synchronised swimming solo free routine preliminary at the Aquatics World Championships in Kazan, Russia.
  • A riot police officer peeks through shields following a clash with protesters marching towards the parliament in suburban Quezon city, northeast of Manila, where Philippine's President Benigno Aquino delivers his final state of the nation address.
  • Ukrainian artist Dariya Marchenko works on a portrait of Russian President Vladimir Putin named "The Face of War" which is made out of 5,000 cartridges brought from the frontline in eastern Ukraine, in Kyiv.
  • Emergency services and civilians carry a serverely wounded man on a stretcher following an airstrike on Douma, a rebel-held suburb east of the Syrian capital Damascus.
  • Two migrants pull an overcrowded dinghy with Syrian and Afghan refugees arriving from the Turkish coasts to the Greek island of Lesbos.
  • Lebanese army soldiers stand next of their armored personnel carriers as they prepare to reopen a highway linking Beirut to southern Lebanon blocked by angry protesters, in the coastal town of Jiyeh. The closure of the vital highway in the coastal comes amid reports that the government plans to move trash piled on the streets of Beirut to the Kharoub region south of the capital.
  • An employee conducts tests an antenna at a factory of FiberHome Technologies Group, in Wuhan, Hubei province, China.
  • Dairy cows nuzzle a barn cat as they wait to be milked at a farm in Granby, Quebec, July 26, 2015.
  • People throw colored powder during the Holi Festival of Colors in Moscow, Russia, July 26, 2015.
  • A man walks on the rail tracks at Kalaw station in Kalaw, Shan state, Myanmar, early in the moring. (Photo taken by Maung Maung Myint/Norway)
  • Seattle Mariners left fielder Franklin Gutierez (30) is doused with sports drink in the dugout after hitting a walk-off solo-homer against the Toronto Blue Jays during the tenth inning at Safeco Field in Seattle, Washington, July 26, 2015. Seattle defeated Toronto, 6-5. (Credit: Joe Nicholson/USA TODAY Sports)
  • A woman clad in her self-made mermaid costume swimming in a pool in China's southwest Chongqing municipality, July 26, 2015.
  • Kate, a museum employee, arranges one of Zak Ove's Moko Jumbie sculptures, installed in the Great Court at the British Museum in London.
  • Fireworks explode from the CN Tower over downtown Toronto, Canada, during the closing ceremonies of the Pan Am Games, July 26, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.