Lidhje

Shqipëri: Ambjentalistët kundër hidrocentraleve mbi Vjosë


Ambjentalistët kundër hidrocentraleve mbi Vjosë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:20 0:00

Veprimtarë të mjedisit po kundështojnë në Shqipëri projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa dhe degët e tij.

Ata kërkuan anullimin e këtyre projekteve, shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar dhe një Moratorium 3-vjeçar për ndërtimet mbi lumenjtë e Shqipërisë.

Ambjentalistët kundër hidrocentraleve mbi Vjosë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:20 0:00

Grupimet shoqërore “Miqtë e Vjosës”, “Të mbrojmë lumenjtë” dhe veprimtarë të mjedisit po përpiqen të pengojnë planet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Vjosës.

Ata po kundërshtojnë vendimin e qeverisë për dhënien e koncesionit të hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë.

Autoritetet shpallën dhënien me konçesion 35 vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa.

Një vit më parë qeveria miratoi kërkesën e një kompanie turke për ndërtimin e këtij projekti.

Veprimtarët kërkojnë anulimin e te gjitha koncesioneve e hidrocentraleve që janë dhënë apo po jepen për t’u ndërtuar mbi lumin Vjosa dhe degët e tij, shpalljen e luginës se Vjosës Park Kombëtar.

Ky do të ishte parku i pare i një lumi natyror në Europë dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të të gjithë luginës.

Banorët e luginës së Vjosës i kërkuan qeverisë një vit më parë ta shpallë Park Kombëtar dhe për këtë morën premtime pozitive nga qeveria Rama.

Atyre iu premtua se kjo luginë do të shndërrohej në një park kombëtar, do të frenohej barbarizmi nga hidrocentralet dhe do të zhvillohej turizmi, ekonomia, bujqësia, do të fuqizohej ekonomia familjare e krahinës, duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës.

Veprimtarët e mjedisit kanë kërkuar një moratorium 3 vjeçar mbi HEC-et e të gjithë lumenjve të Shqipërisë, i cili do t’u jepte kohë ekspertëve për të studiuar përfitimet dhe humbjet nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

Veprimtarët dyshojnë se lejet e ndërtimeve mbi lumin Vjosë do të shkatërrojnë përfundimisht një nga vlerat më të mëdha të trashëgimisë natyrore shqiptare dhe europiane.

Vendimi për të ndërtuar një hidrocentral në Pocem, pohojnë ata, është arbitrar dhe shpërfill mesazhet e BE-së, sepse Vjosa është quajtur ndryshe edhe “Zemrën blu e Europës”.

Mbrotja e lumit Vjosa është një çështje kombëtare dhe Evropiane, pasi Vjosa përfaqëson një ekosistem unik në të gjithë kontinentin.

Ndërtimi i HEC-it në Poçem do t’i jepte fund vizionit për parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë dhe do të minonte zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e gjithë luginës së Vjosës.

Komunitetet vendore dhe veprimtarë vendas e të huaj po kërkojnë prej 5 vjetësh ndalimin e ndërtimit të HEC-eve në luginën e Vjosës.

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë në maj 2015, ku i kërkon Qeverisë Shqiptare të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në gjithë zonat e mbrojtura dhe në mënyrë të veçantë në Lumin Vjosa dhe degët e tij, pasi kjo dëmton lumin e fundit të paprekur dhe natyror në Evropë.

Hidrocentrali i Poçemit, është një nga 8 HEC-et e planifikuara në Vjosë nga qeveritë e mëparshme. Ndërtimi i HEC-eve në Poçem dhe Kalivaç si dhe në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënça, Shushica, Kardhiqi, Picari etj, do t'i jepte fund vizionit për këtë Park Kombëtar lumor.

XS
SM
MD
LG