E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Totozani: Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi

x
Madhësia e gërmave - +
Pëllumb Sulo
Avokati i Popullit Igli Totozani tha sot se ai nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por shtoi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për drejtësi dhe për të ditur se kush janë përgjegjësit e viktimave të 21 Janarit.
 
Në emër të Institucionit të Avokatit të Popullit mund t’ju them se ne nuk komentojmë vendimet e gjykatave. Ajo që dua të them për publikun e televizionit tuaj është  që, ne mendojmë  se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për të vertetën, kanë nevojë për tu bërë drejtësi.

Ka pasur katër viktima dhe njerëz të tjerë të lënduar. Për viktimat, për familjarët e viktimave, për qytetarët e Shqipërisë ka nevojë të dihet kush është  përgjegjësi ose përgjegjësit e një ngjarje të tillë.

Deklaratën e tij Avokati i Popullit Igli Totozani e bëri sot në mesdite, në Shkodër, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: shqiptar
11.02.2013 20:14
Le te shpresojme se ky avokat i popullit, per te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar, te kembengule qe drejtesia ti kthehet edhe krimeve te perbindeshme te diktatures komuniste.
U arestuan rreth 100 vete e u pushkatuan pa gjyq e duke mos ja ditur as varin dikur 26 veta, vetem se dikush pat hedhur nje bombe tymese ne ambasaden sovjetike.
A nuk do te ishte mire qe drejtesine ta nisnim qe nga ajo kohe ?
A do te kishte pasur guxim G.Ruci qe te beje thirrje revanshiste per rikthimin e tij ne pushtet me dhune nese drejtesia ti kishte hyre punes qe nga partia e punes qe e beri kete minister te fundit te diktatures ?


nga: Petrit
10.02.2013 10:15
Jam shume dakord me avokatine popullit,shqiptaret duan drejtesi dhe jo vendime e deklarata bajate sikurse ka dhene dhe po jep si policia ashtu dhe gjyqesori ,si viktima u kap kurse kriminelet iken ne drejtim te paditur,u bene kryeministra,ministra dhe gjyqtare e biznesmene ne Shqiperi ,duke ricikluar ne vite vetem boten e krim-korrupsionit politk ne te tre pushtetet.Mjaft me.
Sali Berisha mashtroje,grabit e vrau mijra shqiptare vetem me 1997,dhe dogji istitucionin e kryeministrise,pa harruar vrajsen e Azem Hajdarit,apo Xhindit dhe tragjedine e gerdecit,ai urdheroje dhe vrasjet e 4 demostruesve paqesor me 21 janare.
Nje pushtetare apo njeri qofte qe vret duhet ndeshkuar dhe jo ricikluar per te vazhduar e kryer krime te tjera ne vite,vetem e vetem per para te piset e pushtet pa kufi.Mjaft me.
Sali Berisha me bshkepuntore per keto mijra krime makabre i duhet dhene drejtesise dhe jo te rreklamohet sikurse beje disa komentues si mbrojtes i istitucioneve,kur ai berisha i grabiti dhe e dogji vete istitucionin e kryeministrise me 1998.
Apo e harruat ngase opozita e atehershme e la ne harrese duke vazhduar bashkepunimin e paturpshem me te duke mashtruar,grabitur,terrorrizuar dhe vrare shqiptaret ne vite.Mjat me.
DREJTESI E MOHUAR ESHTE DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
VEPRO TANI,NJE THIRRJE SA NJEREZORE AQ DHE PATRIOTIKE DHE MIQESORE NE MBROJTJE TE MORALIT FAMILJARE,LIRISE E DEMOKRACISE DHE TE NJE POPULLI TE TERRORRIZUAR ,GRABITUR E TE VRARE NE VITE.


nga: besim nga: itali
08.02.2013 17:30
Zoti Totozani, nuk jane vetem viktimat. kryesorja eshte kush i organizoj, kush i dha urdher te godasin policine dhe ne fund eshte garda e Republikes. Nuk besoj se nqs dikush te sulmon familjen tende ju nuk do te reagoni.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bruksel: Takim për energjinë

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy tha se Evropa rrezikon të bëhet kontinenti i vetëm që varet tek energjia e importuar
Më tepër

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive