E shtunë, 31 janar, 2015

Lajme / Ballkani

FH: Shqipëria dhe Kosova me liri të pjesshme

Në raportin e sivjetmë të “Freedom House”, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e 58 vendeve të botës me liri të pjesshme

x
Raporti i fundit i “Freedom House” radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Sipas kritereve të “Freedom House”, vend me liri të pjesshme cilësohet shteti që ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe atyre civile.

Shtetet e tilla vuajnë shpesh nga një mjedis i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, grindjet fetare e etnike dhe nga dominimi i skenës politike nga një parti e caktuar.

Vlerësimi i shkallës së lirisë në botë bëhet në bazë të drejtave politike e të drejta civile.

Vlerësimet nga 1 deri në 2.5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet me liri të pjesshme dhe nga 5.5 në 7 vendet jo të lira.

Shqipëria krahasuar me një vit më parë, ndodhet pothuajse në shkallën e njëjtë të vlerësimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5.

Kosova ndërkaq ka vlerësime të njëjta në dy shtyllat kryesore që, sipas Freedom House, përcaktojnë lirinë e një vendi. Ajo edhe sivjet ka marrë notën 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile.

Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia.

Ndërsa, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Raporti vlerëson se numri i vendeve të lira në vitin 2012 ishte 90, apo 46 për qind e 195 shteteve në botë. Numri i vendeve me liri të pjesshme është 58 apo 30 për qind të shteteve të përfshira në vlerësim, ndërsa 47 vende apo 24 për qind e vendeve në botë, janë jo të lira.

Në raport thuhet se ky është viti i shtatë me radhë që liria në botë shënon rënie.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
31.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Lufta kundër grupit Boko Haram

Bashkimi Afrikan ra dakord mbështesë propozimin për të dërguar 7500 trupa në luftë kundër grupit ekstremist Boko Haram në Afrikën perëndimore.
Më tepër

Shteti Islamik pranon humbjen në Kobani

Luftëtarët e Shtetit Islamik nxorën sot një video ku pohojnë se janë mundur në qytetin sirian Kobani, por betohen se do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.
Më tepër

Greva e punonjësve të arsimit në Maqedoni

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës kërkon ngritjen e rrogave për 25 përqind për punonjësit e këtyre fushave, ndërsa Ministria thotë se nuk është në gjendje të bisedojë pa u ndërprerë greva.
Më tepër

Shkollat profesionale në Shkodër

Megjithëse me një traditë të gjatë, një pjesë prej këtyre shkollave profesionale, gjatë 25 viteve të fundit, kanë shkuar drejt degradimit për shkak të mugesës së interesimit dhe investimeve.
Më tepër

Maqedoni, akuza ndaj drejtuesit të opozitës

Prokuroria publike maqedonase ka akuzuar drejtuesin e opozitës maqedonase Zoran Zaev për tentim dhune ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Zoti Zaev dyshohet ta ketë kërcënuar dhe shantazhuar kryeministrin Nikolla Gruevski.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An Ukrainian policeman embraces his wife during a ceremony in Kharkiv, northeastern Ukraine, before his departure to the east of the country where he will take part in an "Anti-Terrorist Operation" (ATO).
  • A general view of Italy's Chambers of Deputies as it begins voting for a new president in Rome. Lawmakers failed to elect a new president in a first round of voting on Thursday, leaving Prime Minister Matteo Renzi hoping to push through his candidate only in a fourth round when the required threshold of votes is lower.
  • Relatives of Islamic State captive Jordanian pilot Muath al-Kasaesbeh place a poster of him in front of their new gathering headquarters in Amman. Japan and Jordan scrambled on Friday to find out what had happened to two of their nationals being held by IS, after a deadline passed for the release of a would-be suicide bomber being held on death row in Amman.
  • Indian Border Security Force (BSF) soldiers participate in a parade in Humhama, on the outskirts of Srinagar. Some 333 trained constable recruits were formally inducted into the BSF after completing 44 weeks of training.
  • Musa, a 25-year-old Kurdish marksman, sits in the rubble of the Syrian town of Kobani, also known as Ain al-Arab. Kurdish forces recaptured the town on the Turkish frontier on January 26, in a symbolic blow to the jihadists who have seized large swaths of territory in their onslaught across Syria and Iraq.
  • The 'Havengore', which carried Winston Churchill's coffin along the Thames, makes the same journey with members of his family onboard to mark the 50th anniversary of his funeral in London.
  • A Palestinian activist, Lema Nazeeh, argues with an Israeli soldier during clashes between security forces and Palestinians from the West Bank village of Bilin, following a march to protest against Israeli settlements, in Bilin, west of Ramallah.
     
  • Georgian army tanks take part in a military exercise near the Vaziani military base close to the Georgian capital Tbilisi. NATO Deputy Secretary-General Alexander Vershbow arrived in Tbilisi for a two-day visit regarding Georgia's prospective integration into the alliance.
  • Rory McIlroy of Northern Ireland plays a shot during the second round of the 2015 Omega Dubai Desert Classic, in Dubai, United Arab Emirates.
  • A man walks by artist Peter Regli's sculpture "Reality Hacking No 320 Snow Monsters" near the Flatiron Building in New York.
  • Indian students of Saint Francis Girls High School form the word "peace" as they participate in a 'Non-violence and Peace' rally in Secunderabad, on the 67th anniversary of Mahatma Gandhi's assassination.
  • A European wildcat hides and sleeps in a hole at the zoo in Duisburg, Germany. Germany currently faces snowfall and temperatures around the freezing point.
  • Supporters of Qatar cheer before the 24th Men's Handball World Championships semi-finals match between Qatar and Poland at the Lusail Multipurpose Hall in Doha.
  • A woman walks through the snowy forest on the Grosser Feldberg mountain in the Taunus region near Frankfurt am Main, western Germany.

Interaktive