E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Qeveria e Shqipërisë reagon ndaj zhvillimeve në Maqedoni

Dhuna ndaj shqiptarëve u cilësua si “kriminale dhe e patolerueshme", që trondit vlerat e një shoqërie multietnike dhe demokratike

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Qeveria shqiptare reagoi ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni, duke i cilësuar ngjarjet e rënda të ditës së djeshme dhe dhunën e shfaqur sot në Shkup ndaj shqiptareve si “akte kriminale të patolerueshme, por edhe një  tronditje serioze për vlerat themelore të një shoqërie multietnike dhe demokratike”.  

Ministria e Jashtme shqiptare shprehu shqetësimin se “rishfaqja e incidenteve me sfond etnik dhe rritja artificiale e tensioneve e në Republikën e Maqedonisë, është  sinjal alarmi për të gjithë ata që të ardhmen e rajonit e shohin në familjen e Bashkimit Evropian dhe jo në një rikthim tek e shkuara e tensioneve, apo konflikteve etnike”.

Ministria e Jashtme shqiptare u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni dhe veçanërisht faktorëve politikë shqiptarë “të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm”, ndërsa kërkon nga autoritetet e vendit që “të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbulimin dhe dënimin e autorëve, si dhe të përkujdesën që këto raste mos të përsëritën. Forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen, apo mbështet akte të tilla dhune”, nënvizon deklarata zyrtare e Tiranës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: SHqiptari nga Amerika nga: Detroit
06.03.2013 23:05
Dhuna ne FYROM ndaj shqiptareve sa vjen e po ritet, kurse qeverite e dy shteteve shqiptare po bejne sehir. Po reagojne vetem e deklarata te thjeshta. Po i pyes te dy qeverite: sikur te ndodhe dhune ndaj sllavomaqedoneve ne SHqiperi apo ne Kosove, cfar do ndodhte? Me siguri qe qeveria e FYROMIT nuk do reagonte keshtu.
Te dyja qeverite duhet te turperohen prej ketij qendrimi te dobet qe i kane lene shqiptaret ne kete vend pa emer ne meshiren efatit. Problemin e shqiptareve aty mund ta zgjidhe vetem VV po te vije ne pushtet ne Kosove. Aty situata sa po vjen e po keqesohet spse aty jane te perfishira edhe sherbimet sekrete te huaja ne radhe te pare ato serbe te cilat po mundohen ta destabilizojne Maqedonine, krse ju po beni sehir. Dijeni se ky sehir do t'u kthehes so bumerang.

Po jap reagimin e qeverise shqiptare. "Ministria e Jashtme shqiptare u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni dhe veçanërisht faktorëve politikë shqiptarë “të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm” Ja pra ky eshte reagimi i qeverise shqiptare. I keshillon partit shqiptare ne vend qe t'i dergoje nje note qeverise maqedonase.


nga: shqiptar
03.03.2013 09:24
Dhuna sjell per pasoje dhunen.
Ngjarjet e fundit ne Shkup vertetojne se albanofobia eshte nje realitet e jo retorike nacionaliste.
Duke u mare me pasojat e duke injoruar shkaqet e dhunes, kurre nuk mund te luftohet asnje fenomen negativ.
Ishin veprimet albanofobike te nacionalizmit te semure maqedonas, qe provokuan reagimin e nacionalizmit shqiptar.
Ishte dhuna e organizuar kunder shtetit shqiptar qe prodhoi viktimat e 21 janarit.
Eshte injorimi total i te drejtave te shqiptareve came, qe mund te sjelle armiqesite midis shqiptareve e grekeve.
Eshte mohimi i te drejtave te shqiptareve te Lugines se Presheves, qe sjell reagimin e gjithe shqiptareve.
Jane pelivanlleqet dipllomatike qe trajtojne njelloj agresoret me viktimat, qe sjellin si pasoje acarimet nderetnike.
Askush nuk e ka te drejten qe te pengoje referendumin e nje populli te kerkuar sipas normave demokratike.
Kriza ekonomike e financiare nuk duhet te behet shkak per te cuar ne kriza te rezikshme politike e konfrontime te dhuneshme me pasoja edhe me te dhimbeshme.


nga: Mali nga: Gjermani
02.03.2013 22:30
Shqiptaret duhet me cdo kusht te durojn rrahjen dhe vrasjen e femijeve te tyre, shkeljen e dinjitetit nacional e njerezor , trajtimin si qytetar te rendit te dyte tret , e qka nuk duhet te duroj vetem e vetem te ruajn shtetin e maqedonise athua valle u ka mbet vetem shqipetareve ta ruajn kete krijese te pshurret qe quhet shtet me se paku kan shqipetaret interes te mbrojn nje krijese te tille te lige te quajtur IRJM


nga: NIKO nga: GJERMANI
02.03.2013 21:40
ZGJOHUNI ZGJOHUNI OSHIPTARET E MJERESE JU KA KAPLUE PLUHURI ZGJOHUNI QKA PO PRITNI,KY NUK ESHT ARMIK I SHIPTARVE TE MAQEDONIS PO IKREJT SHIPTARVE KAH JETOJN E JO VEQ GREKET E SERBET, PER KIT ARSYE DUHET TE BASHKOHUNI E JO TE VRITENI QDO DITE SI NE SHIPNI ASHTU EDHE NE KOSOVE ME SOPATA E ME THIKA NJERI TJETRIT DONI SYTE ME JA NXIERR:JA KU IKINI ARMIQTE ZGJOHUNI MUS FLENI O TE MJERE SE EDHE SLAVE TE MAQEDONIS JU DUEL REN TE BAJN HAJGARE ME NEVE TE NA RRAHIN TE NASHKELIN TE NA MASAKROJN SIKUR MUS TE EXZISTONIM FARE SI TE ISHIM JETIMA PA SHTET E PA KOMB,VALLA DERI KUR TE MLEDHIM MEN E TE BASHKOHEMI QI KUR TE NA SHOHIN ARMIQTE TE DRIDHEN SIKUR PARA RUFEJE,PO KUR SIKEMI PRISAT TON KY POPULL DO TE VUAJ SHUM JA KUSH NGA UDHEHESIA E SHIPTARVE NUK JU DUEL NE NDIHME KTYNE SHIPTARVE QE TJU PRI PERPARA SI HEROI POR TE GJITH JAN RA NE GJUM SIKURR MUS TE NDODHTE KURGJA KJO ESHT DOBSIA E SHIPTARVE,O PROVONE REHNE NAJ MAQEDON JA NAJ SERB KQYRE KREJT POPULI I TYNE DO TE NGRITET NE KOMB E JO SI SHIPTARET VEQ E RUEJN B... E VETE KISHE SPO SHOH KURGJA E LENI VLLAVRASJET SE NE KATER ANET NA KAN KAPLUE ARMIQTE SI NE MAQE. NE KOSOV ASHTU EDHE NE SHIPRI, MUS PRITNI ATA TE NA SULMOJN PO NA DUHET TI SULMOJMSE BOLL DURUEM SKEMI KU SHKOJM MA MUS ME GUXUE FMIT ME I QUE NE SHKOLLA SI NE KOHNAT E MILOSHIT

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Moti me stuhi të fuqishme pritet të përhapet përgjatë pjesëve të tjera të zonës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

SHBA: Klimë intolerance fetare në botë vitin e kaluar

Departamenti i Shtetit thotë se zyrtarëve qeveritarë shpesh u lejohet të veprojnë pa u ndëshkuar duke shkelur të drejtat fetare të bashkatdhetarëve të tyre
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive