Lidhje

Suksesi i dietës Djukën


Suksesi i dietës Djukën
Suksesi i dietës Djukën

Shumë njerëz do të fillojnë të mbajnë dietë në fillim të këtij viti të ri. Ndoshta shumë prej jush do t’ju shtyjë një dietë që pretendon se nuk të bën të ndjehesh i uritur. Dieta Dukan po quhet tani aq e famshme sa dieta Atkins pasi i lejon njerëzit të hanë sa të duan ushqime me përmbajtje proteine, ndërsa i shkurajon të numërojnë kaloritë.

Darka e së enjtes është nata e proteinave për Paula Rorie dhe bashkëshortin e saj. Ata ndjekin të dy dietën Dukan dhe thonë se ajo funksionon ndryshe nga dietat e tjera. Ata nuk ndjehen të uritur. Sonte në menu ka fileto pule, biftek dhe vezë të fërguara.
Dieta është e ndarë në disa faza.
Në fazën e parë që quhet faza e sulmit lejohet vetëm të hash proteina të shëndetshme. Kjo do të thotë kryesisht mish pa yndyrë, duke përjashtuar mishin e qengjit dhe derrit. Mund të hash peshk, vezë dhe produkte të tjera deti. Por konsumimi i vezëve duhet të jetë i kufizuar, në se vuan nga kolesteroli i lartë. Kjo fazë zgjat nga tre deri në pesë ditë. Sipas dietës, kjo është faza që gjeneron metabolizmin. Kjo mendohet të jetë faza gjatë së cilës humbet më shumë peshë, pasi sipas dietës Dukan, trupi ynë e ka të vështirë të tresë proteinat, duke iu dashur tre orë dhe gjatë këtij procesi organizmi konsumon një të tretën e kalorive që përmban. Në fazën e dytë, të njohur edhe si faza e konsolidimit, lejohet të hash 28 zarzavate të ndryshme.
Gjatë kësaj faze, mendohet se je në rrugën e duhur për të humbur peshën që kërkon të humbësh, dhe gjatë saj duhet do të jesh mësuar të modifikosh dietën tënde.
Në këtë fazë mund të hash nje vakt më tepër dhe të shtosh fruta, bukë, djathë dhe disa produkte të pasura në amidon.
Paula Rorie dhe bashkëshorti i saj kanë arritur në fazën përfundimtare, që njihet si ajo e stabilizimit.
Në këtë fazë një nga momentet më të rëndësishme është se një ditë në javë duhte të hash vetëm proteina. Në Francë ku Pierre Dukan hartoi dietën e tij mbi një dekadë më parë, kjo njihet si e enjtja e proteinave dhe restorantet i modifikojnë menutë e tyre të enjteve. Libri Dukan ze një vend qendror në jetën e Paolës dhe Gerit.
Kur Geri i propozoi asaj të martohej, Paola e harroi për një çast lumturinë kur mendoi se do të vishte një fustan të masës me masë 18.
Atëhere ajo vendosi të fillonte dietën dhe Geri vendosi ta mbështeste atë, duke u futur edhe ai në dietë.

“E vetmja gjë që më mungon janë qeset e patatinave. Haja një të tillë përditë, gjithashtu biskotat por ato i pata hequr shumë më parë se sa të filloja dietën.”

Dieta Dukan nuk është aq e thjeshtë sa duket.
Të gjitha produktet bulmetore duhet të jenë pa yndyrë.
Nuk lejohen sallamra, ëmbëlsira dhe në fillim nuk lejohen perimet, prandaj kjo mund ta vështirësojë fillimisht dakjen jashtë. Karbohidratet janë të ndaluara, ashtu sikurse me yndyra dhe sheqeri. Dukan argumenton se karbohidratet janë të panevojshme, pasi trupi ynë mund të prodhojë glukozë nga mishi. Mishi i zgjarës dhe peshku pak i marinuar mund të konsumohet pa frikë.
Paula thotë se nganjëherë ndjehet tepër e kufizuar nga djeta.

“Dy javët e para më mungonte alkooli, një gotë verë në mbrëmje, por nuk e harroja synimin që kisha: të më bënte fustani që më pëlqente”.

Paola arriti të vishte një fustan të masës 12 në dasmën e saj, falë vendosmërisë për të ndjekur dietën.
Dietologia Gloria Parfitt punon në klinikën Hale të Londrës.
Megjithëse dieta Dukan nuk kërkon tableta me vitamina dhe mbështetet tek ushqimet natyrale Parfitt i sheh me skepticizëm dietat e pasura në proteina.
Ajo thotë se është e rëndësishme ta furnizosh trupin kurdoherë me të gjitha vitaminat.

“Ne kemi nevojë për të gjitha këto, për të prodhuar aminoacidet e nevojshme për çdo qelizë. Kur merr shumë proteina në të njëjtën kohë, trupi mund të prodhojë më shumë acide dhe si rezultat kjo mund të ketë një efekt shkatërrimtar në densitetin e koskave dhe në sistemin tretës”.

Dukan pranon se proteinat e shumta janë të rrezikshme, por shton se veshkat mund të pastrojnë acidet në se shtojmë sasinë e ujit që pijmë, në tre litra çdo ditë.
Kohët e fundit një studim në Evropë arriti në përfundimin se 773 njerëz mbipeshë zbuluan se dietat me pak karbohidrate dhe të pasura në proteina pa shumë yndyrë janë të mira për të mos shtuar peshë.
Studimi në revistën mjekësore New England Journal zbuloi se të rriturit ndjekin më me rigorozitet dietat që janë të pasura në proteina dhe me pak karbohidrate.

XS
SM
MD
LG