Lidhje

Opozita dënon arrestimin e Albin Kurtit


Në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje dënoi ndërhyrjen e policisë për arrestimin e deputetit të kësaj lëvizjeje Albin Kurti një ditë më parë. Duke e akuzuar pushtetin për veprime autoritare, kjo lëvizje tha se qeveria është ndjerë e frikësuar nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për kufirin me Malin e Zi gjatë protestës së ditës së shtunë të organizuar nga partitë opozitare. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri thirrje sot për vendosjen e dialogut politik, ndërsa qeveria theksoi gatishmërinë për të biseduar rreth shqetësimeve të opozitës.

Reagimet pas zhvillimeve të fundit në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:02 0:00

XS
SM
MD
LG