E premte, 30 janar, 2015

Lajme / Ballkani

Haxhinasto: Shitja e Albpetrolit dështoi

Debate në parlament për garancinë prej 10 % të ofertës prej 850 milion euro të konsorciumit Vetro Energy, të cilën autoritetet nuk kanë mundur ende ta tërheqin

x
Armand Mero

Në Shqipëri ministri I Ekonomisë Edmond Haxhinasto pranoi sot se zyrtarisht privatizimi i Albpetrolit ka dështuar dhe se i është kërkuar qeverisë të anullojë procedurat e shitjes. Zoti Haxhinasto e bëri këtë njoftim gjatë një interpelance në parlament të kërkuar nga nënkryetari i grupit socialist Erion Brace. Zoti Brace ngriti cështjen e garancisë prej 10 përqind të ofertës prej 850 milion euro të konsorciumit Vetro Energy, të cilën autoritetet nuk kanë mundur ta arkëtojnë ende nga banka e Cikagos American Chartered. Zoti Brace ka bërë edhe një padi penale ndaj ministrisë së ekonomisë dhe komisionit të tenderit për një dëm ekonomik prej 85 milion eurosh. Ministri Haxhinasto tha vetëm se procedurat për tërheqjen e garancisë kanë nisur që në dhjetor.



“Ministria e Ekonomisë i ka propozuar Këshillit të Ministrave që të shfuqizojë pikën dy të Vendimit të qeverisë datë 1.2.2013 dhe të mbyllë procedurën e privatizimit të shoqërisë Albpetrol. Pas mbylljes së procedurës së nisur, cështja e privatizimit të Albpetrolit do të trajtohet në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi”, deklaroi sot në parlament ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto.

Pas gati afro 5 muajsh Ministria e Ekonomisë pranoi dështimin në shitjen e njërës prej ndërmarrjeve më të rëndësishme të vendit, Albpetrolit. Super oferta prej 850 milion eurosh e konsorciumit Vetro Energy, të kontrolluar nga sipërmarrësi shqiptar Rezart Taci, ra si një kështjellë rëre. “Vetro Energy nuk arriti dot të plotësojë detyrimet dhë të firmosë kontratën”, shpjegoi ministri.

Sipas raportit zyrtar mbi bisedimet me Vetro Energy, konsorciumi kishte pretenduar ndryshimin e rregullave, pasi sipas tij, me privatizimin duhet t’I kalonte edhe pronësia e truallit përreth puseve të naftës. Por komisioni vlerësoi nga ana e tij se ky pretendim nuk qëndronte dhe se trualli nuk kish qenë asnjëherë në shitje, porse ky argument ishte “përdorur për t’i shpëtuar pagesës së shumës së plotë për blerjen e Albpetrolit”.

Ndonëse afatet ligjore u mbyllën që në 3 dhjetor, autoritetet shqiptare duket se shpresuan megjithatë deri në momentin e fundit se paratë do të gjendeshin. Ato pritën për javë të tëra, aq sa praktikisht cuan në dështimin e plotë të gjithë procesit. Ministri Haxhinasto tha sot se me një vendim të datës 1 shkurt qeveria kishte autorizuar nisjen e bisedimeve me dy kompanitë e tjera të kualifikuara në garë, ndonëse pranoi nga ana tjetër, se vlefshmëria e ofertës së tyre kishte përfunduar që më 7 janar. E megjithatë të dyja kompanitë dhanë përgjigje negative.

Por ndonëse Albpetrol nuk u shit, procesi i privatizimit rrezikon të kthehet edhe në një boomerang, për shkak të pamundësisë, të paktën deri tani, të arkëtimit të garancisë së ofertës prej 10 përqind, ose e thënë ndryshe, të 85 milion eurove që do të duhet t’i kalojnë arkës së shtetit.

Sipas rregullores së tenderit garanzia do të duhej të ishte depozituar pranë një prej 50 bankave më të mëdha të botës. Por Vetro paraqiti një dokument nga një bankë e Cikagos American Chartered e cila nuk e plotësonte këtë kusht, e megjithatë u konsiderua e vlefshme. “American Chartered nuk ka qenë kurrë një nga 50 bankat më të mëdha në botë, madje nuk eshte as nder 200 bankat me te medha në Amerikë, madje madje ka një total të aseteve që arrin në 2.3 miliard dollarë dhe garancia e pretenduar përbën 5% të totalit të aseteve të saj, shume e larte per te dhe, per kete shkak e vështire për tu besuar se mund të ishte reale. Pse komisioni pranoi këtë “garanci” qe binte ndesh me kriteret e tenderit?!! Cila ishte arsyeja? Ju duhet të na e thoni. Po paratë si do t’i merrni?”,  deklaroi nenkryetari i grupit socialist Erion Brace.

Sipas deputetit Brace, i cili ka paraqitur edhe një denoncim në prokurori për këtë cështje: “ky është dëm dhe kryeministri, ministria, Komisioni, Patton boggs jeni të përfshirë. Komisioni i tenderit që pranoi nje letër kallp është i yti. Emërohet dhe kontrollohet nga Sali Berisha. Kompania Patton Boggs që dha sigurinë mbi letrën kallp është lobisti më i paguar dhe arrogant i kryeministrit; mbi këtë letër kallp, komisioni I Kryeministrit shpalli fituesin!! Të gjithë bashkë kanë shpërdoruar detyrën, kanë mashtruar me një dëm ekonomik prej 85 milion euro dhe ky është krim penal".

Ministri Haxhinasto tha se procedurat për tërheqjen e garancisë kanë nisur që në fillim të dhjetorit: “Ministria e Ekonomisë filloi menjëherë procedurat e tërheqjes së garancisë së ofertës së këtij konsorciumi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra më 7 dhjetor janë nisur të gjithë formularët dhe shkresat përkatës drejtuar institucioneve respektive që kishin detyrimin ligjor të merreshin me këtë cështje, janë nisur pra dhe kanë mbërritur në destinacion”.


Zoti Haxhinasto nuk dhe shpjegime se përse, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga nisja e procedurave, deri më tani në arkën e shtetit nuk ka mbërritur asgjë.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
22.02.2013 11:03
Deshtoi privatizimi i Alpetrolit ku Pronar eshte miku Berishes Z Rezart Taci dhe nuk po kthen 85 milion dollare garanci .ky eshte demi ekonomik per Qeverine Shqipetare.Rezart Taci bente rolin e lobingut per llogari te Berishes kundra interesave amerikane dhe te Ambasades Amerikane ne Tirane.duhet nje hetim nga Prokuroria e Pergjishme nga Z Adriatik LLala ,,VEPRO TANI..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Mbetet në fuqi dënimi për Popoviç dhe Beara

Trupi i Apelit i gjykatës së Hagës la në fuqi dënimin nën akuzat për gjenocid për dy ish-zyrtarët e lartë të serbëve të Bosnjes për rolin në masakrën e Srebrenicës në 1995
Më tepër

Sejko drejt postit të Guvernatorit

Shqipëri, shumica dhe opozita në Komisionin e Ekonomisë, mbështesin e kandidaturën për drejtimin e Bankës Qendrore. Sejko: Prioritet, rikthimi i besimit dhe imazhit të Bankës pas skandalit të vjedhjes
Më tepër

Takimi vjetor i Bashkimit Afrikan

Çështjet kryesore që po diskutohen janë siguria dhe kujdesi shëndetësor
Më tepër

Jeffersoni dhe Biblioteka e Kongresit amerikan

Biblioteka e Kongresit amerikan në Washington, më e madhja në botë, shërben si një mjet kërkimesh për Kongresin dhe është gjithashtu e hapur për publikun
Më tepër

Varri i Servantesit, kolosit të letërsisë botërore

Mendohet se janë zbuluar eshtrat e shkrimtarit të madh spanjoll, të cilit deri tani nuk i dihej varri
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Dexter Newcomb begins cleanup at his house in Scituate, Massachusetts the day after a winter storm left his neighborhood coated in frozen sea spray, snow and sand.
  • Pope Francis is greeted by Argentinian officers of the United Nations Peacekeeping Force in Cyprus, UNFICYP, as he arrives for his weekly general audience in Pope Paul II Hall, at the Vatican.
     
  • NASA Administrator Charles Bolden and his wife, Alexis, lay a wreath at the Tomb of the Unknowns as part of NASA's Day of Remembrance at Arlington National Cemetery in Virginia. The wreaths were laid in memory of those men and women who lost their lives in the quest for space exploration.
  • Japan's Prime Minister Shinzo Abe reacts during a session at the upper house of Parliament in Tokyo.
  • Free Syrian Army fighter Ahmed al-Hussein pets puppies near the frontline in Aziza village in the southern countryside of Aleppo.
  • Smoke from Israeli shelling covers the Lebanese town of Al-Majidiyah (L) on the Lebanese border with Israel as the town of Al-Ghajar is seen on the right. Lebanese Shi'ite militant group Hezbollah claimed responsibility for an attack against a military convoy in an Israeli-occupied border area.
  • German Chancellor Angela Merkel (C) poses with members of a Carnival dance troupe in Berlin. Merkel traditionally receives carnival princes and princesses annually from every German state at the Chancellery prior to the start of the carnival season.
  • Visitors stand on the viewing platform of the new 360-degree panorama 'Dresden 1945 - Tragedy and Hope of a European City' by Berlin-based artist Yadegar Asisi in the Asisi Panometer in Dresden, eastern Germany. The panorama, which is more than 30 meters high and has a 100-meter circumference, shows the city of Dresden after the bombings in February 1945.
  • A model presents a creation of Viktor & Rolf during the 2015 Haute Couture Spring-Summer collection fashion show in Paris, France.
  • A protester wears a globe mask during an anti-fracking protest at County Hall in Preston, northwest England.
  • Stephane Walker of Switzerland skates during the European Figure Skating championships in Stockholm, Sweden.
  • A flock of colored pigeons fly during a pigeon-breeding competition in the southern Spanish village of Bollullos de la Mitacion.

Interaktive