E hënë, 31 gusht, 2015

Lajme / Ballkani

Analizat afatgjata, të nevojshme për Shqipërinë dhe Kosovën

x
Keida Kostreci
Zëvendës presidenti i një firme konsultative në Shtetet e Bashkuara thotë se elitat në Shqipëri dhe Kosovë duhet të bëjnë plane afatgjata për zhvillim, duke marrë vendime të bazuara tek prirjet e kaluara dhe të dhënat konkrete. Aleksandër Dardeli, një shqiptaro-amerikan karriera e të cilit përfshin ekpertizë për të dyja vendet dhe që ka qenë edhe gazetar i Zërit të Amerikës, thotë se teknologjia dhe globalizimi paraqesin sfida të reja për ndërveprimin mes njerëzve dhe qeverive.
                                    
Puna për disa organizata prestigjioze, e përqendruar tek strategjitë, reformat dhe qeverisja e mirë, e kanë bërë Aleksandër Dardelin ta shohë zhvillimin si shumën e përpjekjeve të informuara, mbështetur tek përvoja e mëparshme, prirjet në drejtime të caktuara dhe veprimet e matura të elitave.  

Firma IBI prane Uashingtonit, ku ai është zëvendës president, ofron shërbime këshillimore për qeveritë, për politikat makroekonomike të rritjes.
 
“Ne shikojmë ciklet historike të një vendi: konfliktet, luftrat, prirjet demografike dhe mundësitë që kanë ato për të krijuar konflikte, ndryshimet politike, ndryshimet shoqërore, ndryshimet në resurse, aksesi në ujë, aksesi në burime bujqësore, i integrojmë të gjitha këto të dhëna dhe përpiqemi të bëjmë parashikime, aq të sakta sa janë të mundshme”.

Zoti Dardeli vlerëson ndryshimet pozitive në Shqipëri përfshirë kalimin nga diktatura në një vend relativisht të lirë, daljen nga mjerimi ekonomik i viteve ’90 – ’91, si edhe integrimin në strukturat e sigurimit perëndimor, sidomos anëtarësimi në NATO në vitin 2009.
Ndërsa për Kosovën, ai thotë se krijimi i shtetit të ri me shumë mundësi përpara, ishte një ngjarje e madhe për gjithë shqiptarët. Por ai vë në dukje edhe disa probleme që duhen pranuar.

“Në Shqipëri vazhdon një ngërç politik prej vitesh të tëra, që është bërë bllokim për arritjen e disa rezultateve dhe disa kërkesave që kanë vetë elitat shqiptare për zhvillim. Në radhë të dytë ka probleme me korrupsionin, ka probleme me qeverisjen e mirë, sidomos përsa i përket gjyqësorit dhe ekzekutivit por edhe probleme të tjera”.

Zoti Dardeli i sheh zhvillimet në rajon në një kontekst botëror dhe ekonomik, i cili siç thotë ai duhet analizuar me kujdes, në një botë në ndryshim e sipër.

“Kemi fenomene si globalizimi ose teknologjia, të cilat po ndryshojnë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë, mënyrën sesi qeveritë qeverisin, menyrën sesi përkufizohet dhe kuptohet zhvillimi”.
         
Ky ndryshim ka sjellë një fragmentizim të vendim-marrjes nga qendra drejt niveleve më të ulëta, niveleve rajonale, niveleve lokale, si edhe e ka zhvendosur gjithnjë e më shumë hartimin e rregullave, kornizave ligjore, legjislative apo vendim-marrjen tek organizatat private. Në këtë drejtim zoti Dardeli thotë se Shqipëria dhe Kosova janë  në nivelin fillestar.

“Për shembull, në rastin e Shqipërisë, akoma nuk është menduar saktë nga elitat shqiptare, nga elitat politike qofshin brenda qeverisë apo jashtë qeverisë se cili është roli kompetitiv, vendi kompetitiv i Shqipërisë në botë. A do të jetë Shqipëria një oborr i pasëm i Bashkimit Evropian për industri të lehta shërbimesh, a do të zgjerohet Shqipëria drejt fqinjëve imediatë, për të krijuar një zonë të lirë ekonomike në Ballkan, apo do të jetë Shqipëria një trampolinë për prodhues të fuqishëm botërorë, si Japonia, Kina, apo India për në BE”.

Firmat si IBI e zotit Dardeli ndihmojnë vende si Shqipëria dhe Kosova të marrin vendime sa më të sakta. Ideja e zotit Dardeli është që vendet të jenë përgatitura për të përballuar situata të pritshme. Ai sjell si shembull krizën ekonomike botërore që ka filluar të ndjehet në Shqipëri. Duke e vënë veten në pozitat e një vëzhguesi të jashtëm ai thotë se duket se Shqipëria nuk e ka bërë këtë punë përgatitore ende.

“Sfida është e qytetarëve shqiptarë që ndoshta në të ardhmen e afërt, 2013, 2018, 2020 të ushtrojnë presionin e duhur tek elitat e tyre, që këto elita në radhë të parë të gjejnë gjuhën e duhur për kompromise, për kapërcimin e ngërçeve dhe për të kryer këto analiza afatgjata që nuk varen nga ciklet politike”.
         
Zoti Dardeli thotë se ciklet politike janë elementë të domosdoshëm të zhvillimit, si element demokratik që sjell frymëmarrje të re përmes zgjedhjeve.

“Problemi është si të integrohet vendim-marrja afatgjatë në ciklin politik dhe sa mendjehapur është cikli politik, elitat që janë pjesë e shtetit për t’i përfshirë këto konsiderata në vendim-marrjen e tyre. Këtu mendoj se ka punë për të bërë në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtu mendoj se ka vend për rritje në elitat politike shqiptare në të dyja anët e kufirit”.

Zoti Dardeli mendon se ka filluar ndryshimi i mentalitetit në Ballkan, ku brezi i ri në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Maqedoni qoftë edhe në Serbi është më tepër i orientuar nga rezultati, nga zgjidhjet sesa nga debati dhe konflikti. Por ai thotë se tani duhet që elitat politike të mos bëhen pengesë dhe ta integrojnë këtë mënyrë të re të menduari në vendim-marrje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
 
 
 

 

 

 

 

 

 

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
12.02.2013 14:17
PER C'FAR SHQIPERIE TE lire NA FLET KY Alesander Dardeli,per SHQIPERINE E SUDUNDUAR BRUTALISHT NE MENYREN ME DEMOSTRATIVE NGA MOSTRAT E DIKTATURES KOMUNISTE DHE PJELLAT E SAJ NE VITE?APO PER NJE RINI TE PLAKUR ME BINDJE E VEPRIME DEMOSTRATIVE KOMUNISTE TE KACAVJERRUR DERI ME TASH NE KRYE TE TRE PUSHTETEVE QE RICIKLOJNE NE VITE VETEM BOTEN E KRIM-KORRUPSIONIT POLTIK TE TRASHEGIMINESE SE DIKTATURES KOMUNISTE?
Shkurt analiza e sugjerimet e shokut,apo zotit Daniel ngjason shume me ato vargjet satanike te Isamil Kadares kur hymnizonte diktaturen komuniste ne vite si,KU T'I KERKOJME RRENJET E TUA PARTI .............
TE SHRUAJSHE ESHTE KULTURE DHE DIJE,POR TE ZGARAVITESH PER HIRE TE PAREVE TE PISTA NEN DORE ESHTE MEKAT DHE KRIM.
PA U DENUAR KRIMET MAKABE TE DIKTATURES KOMUNISTE DHE PERSEKUTORET NE TO,tipa si Danieli me shoke do vazhdojne te bejne spotet e rrekalmat per djajt e poltikave shqiptare te veshur me mantelin e nuserise per te fshehur e lene ne harrese mijra krime ne vite qe kerkojne ndeshkim dhe jo lloqe kavaje.
Shqiperia u la me gjakun e mbi 3500 shqiptareve te pafajshem me 1997,dhe nje vite me vona pa u lare gjaku i mijra te vrareve e masakruarve ju grabiten ,dhe ju pushtuan istitucionet duke vazhduar me djegjen e istitucionit te kryeministrise nga Sali Berisha me shoke qe nuk kane te ndalur ne krime ne vite,si vrasja e deputeteve Hajdari dhe xhindi,tragjedia e Gerdecit dhe 21 janari kurse ky fare Danieli na perallis per "lirine qe gezojne shqiptaret nga poltikat e dites,pas konvertimin te diktatures komuniste ne nje djall e gjysem"TURP,HARRESE apo padije,le te zgjedhi ke t'i vije per shtat Danielit me shoke.Boll me shqiptaret dhe Shqiperia po grabitet,terrorrizohet dhe vritet nga politkane te pandergjegjshem qe diligjojne ne vite boten e krim-korrupsionit kurse Danieli na jep leksione per fitim personal.Mjaft me.


nga: Anonim
12.02.2013 10:29
E lexova me vemendje komentin, por dicka nuk kupton Aleksander Dardeli, qe fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ekzistojne as elita shqiptare dhe as elita politike. Po te besh nje analize te hollesishme del qe ne Shqiperi te ashtuquajtura elita te pergjithshme i kane bere ne menyre te vecante fresk, qe nga data 29 netor 1944, sistemeve politike dhe qeverive, pra atyre qe jane pozite. Kjo u tregua tani se fundi me nenshkrimin e nje prememorje per futjen ne BE te Shqiperise per te votuar tre ligje nga opozita. Ne nje kohe kur nuk jane keto tre ligje, por jane gjera te tjera me madhore qe Shqiperia te futet ne Europe nga ana politike, sepse nga ana natyrore eshte. Pra, keto elita shqiptare nuk jane tjeter vetem disa sherbetor dhe servil te bindur te kujdo qe eshte ne pushtet. Ne lidhje me elitat politika keto nuk jane te tille sepse keto fatkeqesisht jane jashteqitja me e keqe qe ka nxjerre populli shqiptar ne historine e vet qindra vjecare, si te pozites dhe te opozites. Personi qe leshon eren me te rende dhe nje pjese e popullit shqiptar nuk e kupton se i jane mesuar hundet me kete lloj ere te rende gjirizesh eshte Sali Berisha. I cili vjen nga rradhet e komunisteve me dogmatike, me maskarenj dhe eshte njeriu i ri me prefekt qe ka krijuar Partia e Punes e Shqiperise me ne krye Enver Hoxhen. I cili me levizjet e tij me spetakulare gjate gjithe jetes se tij arriti te hynte deri ne familjen e Enver Hoxhes dhe tani therret e bertet per antikomunizem thjeshte sa per te hedhur tym dhe kur ne ndonje rast vendos ne goje Enver Hoxhen, me perpara ka marre leje atje ku duhet dhe ku e din vetem ai.
Kalimi ne nje shtet te vetem te Shqiptareve behet edhe pa referendum, por duke unifikuar arsimin, kulturen, zhvillimin ekonomik dhe levizjen e lire ndermjet vedit. Por duke patur parasysh qe "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Kur te kene mbaruar keto procese ne menyre sa me te shpejte atehere politika s'ka se cfare te beje. "Politikanet" nuk e duan nje gje te tille sepse nuk do te kete me dy preseident, dy kryetar kuvendi, dy kryeministra, me dhjetra ministra dhe per me teper edhe dy perfaqesi diplomatike ne shume vende te botes.
Duhet luftuar qe besimet fetare te jene sa me shume me karakter dhe zakone shqiptare dhe europiane, duke luftuar ne te gjitha drejtimet ndikimet fondamentaliste dhe integraliste.
Nga ana ekonomike duhet qe te zhvillohen ne menyre paralele, infrastruktura rrugore, bujqesia, industria ushqimore, industria e lehte dhe menjehere me keto industria turistike.
Ne lidhje me kete duhet unifikimi i arsimit dhe te ndertohet e te fuqizohet nje universitet shume i fuqishem mbare kombetar me kuadrot me te mira qe ka nxjerre kombi shqiptar. Femra duhet te jete mundesisht edhe me arsimuar se mashkulli, ashtu si na ka mesuar Sami Frasheri, sepse eshte e para mesuese e femijes kur del ne jete. Me keto pikpamje ecet perpare ne drejtim te vendeve me te zhvilluara, ku duhen te merren shembujt, si vendet Skandinave. Tung.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Mali McKinley kthehet në Denali

Presidenti amerikan Barack Obama po përballet me kritika nga disa ligjvënës nga Ohajo pas vendimit për ta ndryshuar emrin e malit më të lartë në Amerikën e Veriut në Alaska
Më tepër

Të zhdukurit, familjet me një deklaratë

Familjarët kërkuan që kjo çështja të ngrihet në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
Më tepër

Rama i kundërpërgjigjet Athinës

Prishja e kishës në Dhërmi. Kryeministri shqiptar: Anjë vend fqinj nuk ka të drejta mbi ortodoksët shqiptarë. Ata nuk janë grekë
Më tepër

Drejtësia për të mitur dhe reforma në drejtësi

“Drejtësia për fëmijët do të ndihmojë shumë prej tyre të luftojnë varfërinë dhe përjashtimin si dhe do të sjellë efekte pozitive në jetën e tyre” - thotë përfaqësuesja e UNICEF-it në Tiranë, Antonela Skolamiero.
Më tepër

Imigrantët kthehen, ngrenë biznese

Shumë shqiptarë që punonin prej vitesh në Greqi, janë kthyer në Shqipëri dhe po ngrenë sipërmarrje të vogla
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Smoke rises near the parliament building in Kyiv, Ukraine, as activists of radical parties, including the nationalist party Svoboda (Freedom), clash with police. At least 20 were wounded in the clash after lawmakers gave initial approval to constitutional changes granting more autonomy to pro-Russian separatists in eastern part of the country.
  • Members of Malaysia's military parade past during National Day celebrations at Independence Square in Kuala Lumpur.
  • Children, going to the first grade, line up during an event to mark the upcoming start of another school year in Minsk, Belarus.
  • A young refugee wakes up inside a tent at a park in Belgrade, Serbia.
  • Macedonian policemen help a dehydrated migrant after crossing the border from Greece to Macedonia, near the southern town of Gevgelija.
  • The sun sets behind a power line near Saint-Félix-Lauragais, southwestern France, Aug. 30, 2015.
  • A lion walks in its enclosure at Safari Park Taigan in the town of Belogorsk, Crimea.
  • A picture of smiling face made of rice plants is seen in a paddy field in Xianju county, Zhejiang province, China.
  • Migrants charge their mobile phones at the Eastern (Keleti) railway station in Budapest, Hungary. The EU is grappling with an unprecedented influx of people fleeing war, repression and poverty in what the bloc has described as its worst refugee crisis in 50 years.
  • A child slips off the "gostra", a pole covered in grease, during the celebrations for the religious feast of St Julian, patron of the town of St Julian's, outside Valletta, Malta, Aug. 30, 2015.
  • Competitors take part in the 8th annual World Gravy Wrestling Championships at the Rose n Bowl Pub in Bacup, north west England.
  • A brown bear with cubs in a remote corner of the forest in the Berezinsky biosphere reserve, near the village of Kraitsy, northeast of Minsk, Belarus, Aug. 30, 2015.
  • Israeli Arab boys jump into the Mediterranean sea from the ancient wall surrounding the old city of Acre, northern Israel.
  • An Indian artist with his body painted with the likeness of a tiger dances before a tableau with a picture of a tiger during the 'Pulikali' or Tiger Dance procession in Thrissur, Kerala state, India.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.