Lidhje

OKB, gjendje shqetësuese në Alepo


Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se në qoftë se forcat pro-qeveritare në Siri arrijnë të rrethojnë qytetin strategjik të Aleppos, atëherë deri në 300.000 njerëz mund të mbeten pa ndihmë humanitare.

Në një vlerësim të situatës, OKB-ja tha se ofensiva qeveritare në Aleppo ka prerë tashmë linjat e furnizimit ndërmjet pjesës lindore të qytetit dhe pikëkalimit për në kufirin me Turqinë.

Përparimi i mëtejshëm i forcave qeveritare në qyttet mund të krijojnë një valë tjetër refugjatësh prej 100 mijë deri në 150 mijë njerëzish.

XS
SM
MD
LG