E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Bota

I paqartë fati i pengjeve në Algjeri

Një agjenci lajmesh në Mauritani citon një zëdhënës të militantëve të ketë thënë se 34 pengje dhe 15 rrëmbyes mbetën të vrarë kur helikopterët algjerianë sulmuan militantët ndërsa përpiqeshin të lironin pengjet

x
Madhësia e gërmave - +

Fati i pengjeve në një impiant gazi në Algjeri është i paqartë, pas sulmit të ndërmarrë nga forcat algjeriane ndaj objektit në përpjekje për t’i liruar pengjet nga militantët e lidhur me al-Kaidën.

Një agjenci lajmesh në Mauritani citon një zëdhënës të militantëve të ketë thënë se 34 pengje dhe 15 rrëmbyes mbetën të vrarë kur helikopterët algjerianë sulmuan militantët ndërsa përpiqeshin të lironin pengjet.

Por ky lajm nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve e Algjerisë, duke cituar burime lokale, tha se ushtria ka liruar katër prej të huajve. Njoftimet fillestare thonë se pengjet e liruara ishin një kenian, një francez dhe dy persona nga Mbretëria e Bashkuar.

Besohet se në mesin e pengjeve ka disa shtetas amerikanë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha sot se Shtetet e Bashkuara janë duke e vëzhguar situatën nga afër.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
18.01.2013 14:38
Al kaeda po behet me e forte se kurre ne Algjeri.Mali,Jemen,Sudan e cila po behet me shqetesuse,ku Al kaeda ne Algjeri 35 pengje punetore Evropiane dhe amerikane ku jane eliminuar nga teroristet dhe ushtria agjeriane..Franca eshte ne udhe kryq qe duhet ti eliminoje ekstremistet islamik ne Mali dhe Algjeri sepse ne France jane mbi 30% afrikanoveriore kryesisht nga Mali dhe Algjeria te vendosur ne periferi te Parisit dhe qytete te tjera ku Marseja eshte kthyer ne nje vend te pasigurte nga trafikanet e droges,,,,

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive