E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Algjeri, gjenden trupa të tjerë pa jetë në kompleksin e gazit

x
Madhësia e gërmave - +
Në Algjeri zyrtarët thonë se gjatë kërkimeve në një kompleks për nxjerrjen e gazit në lindje të vendit, që u sulmua nga militantë islamikë, forcat e sigurisë gjetën 25 trupa të tjera të pengjeve të vrarë.

Ata thanë se trupat duket të ishin të disa prej qindra pengjeve, që ishin punonjës vendas dhe të huaj dhe që u kapën nga militantët të mërkurën. Ministria e Brendëshme tha dje se forcat e sigurimit arritën të  lirionin gjatë një operacioni 107 pengje të huaja dhe 685 algjerianë dhe se numri i të vrarëve ishte 23 pengje dhe 32 militantë.

Kryeministri britanik David Cameron tha sot se ishte konfirmuar vrasja e tre pengjeve britanikë dhe se mendohet të jenë vrarë edhe tre të tjerë. Shtetet e Bashkuara konfirmuan vrasjen e një amerikani mes pengjeve.  Presidenti Obama bëri dje një deklaratë me shkrim, ku thonte se amerikanët luten për familjet e viktimave. Ai e dënoi aktin e rrëmbyesve.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive