Lidhje

Vazhdon operacioni ushtarak algjerian për pengjet


Agjencia algjeriane zyrtare e lajmeve APS thotë se forcat speciale të vendti kanë filluar një sulm përfundimtar ndaj islamikëve, të cilët kanë mbajtur peng në një kompleks gazi në një shkretëtirë.

Agjencia APS njofton se forcat speciale kanë vrarë 11 terroristë me lidhje me Al Kaidën. Sipas burimeve, rrëmbyesit kanë vrarë 7 pengje të huaja, megjithëse nuk dihet me saktësi në se kjo shifër përfshihet tek 12 pengjet e vrara algjeriane dhe të huaj që ishin njoftuan më parë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta tha se Uashingtoni "do të marrë të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur amerikanët nga kërcënimi i militantëve në Algjeri dhe vende të tjera në rajon.

Duke folur për krizën e pengjeve në Algjeri, zoti Paneta tha gjatë një interviste në Londër për rrjetin televiziv BBC, se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë vendet e tjera për të parandaluar krijimin e një baze të militantëve islamikë në rajon. Ai tha se qëllimi është që al-Kaida të mos lejohet "të kryejë sulme të ngjashme terroriste" me ato të ndërmarra në Algjeri.

Dje, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se ajo është "thellësisht e shqetësuar" rreth krizës së pengjeve, dhe i bëri thirrje qeverisë algjeriane të bëjë çdo gjë të mundur për të shpëtuar jetët e njerëzve. Zyrtarët amerikanë konfirmuan dje se mes të vrarëve ishte dhe një shtetas amerikan.


Zyrtarët amerikanë konfirmuan dje vonë se një amerikan, i quajtur Frederik Butaçio ishte mes të vdekurve. Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve të Algjerisë tha se 100 të huaj të mare peng nga ekstremistët islamistë të mërkurën ishin liruar, ndërsa për 30 të tjerë ende nuk ka informacion. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Skot Stërn, na informon nga Departamenti i Shtetit.

Sekretarja e Shtetit, Hillati Klinton, tha se gjendja në Algjeri është “tejet e vështirë dhe e rrezikshme”. Ajo foli dje për të tretën ditë radhazi me Kryeministrin e Algjerisë, Abdelmalek Sellal.

"Ai e bëri të qartë se operacionet e tyre ende vazhdojnë, se gendja është e paqendrueshme dhe se pengjet janë në rrezik në disa instanca. Por në interes të sigurisë së tyre, unë nuk do të jap asnjë hollësi të mëtejshme për momentin”.

Forcat algjeriane sulmuan dje impiantin e gazit natyror, ku ekstremistët mbajnë peng disa dhjetra të huaj dhe qindra algjerianë. Nuk dihet ende se kush ka nën kontroll dhe çfarë pjese të objektit dhe sa njerëz janë vrarë në luftime.

Sekretarja Klinton tha se i bëri thirrje kryeministrit algjerian “që të tregohet sa më shumë kujdes për mbrojtjen e pengjeve”. Por tashmë është bërë e qartë se ka patur viktima.

"Shtetet e Bashkuara u shprehin ngushëllimet e tyre të gjitha familjeve, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre në këtë sulm brutal dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar për ata që janë ende në rrezik”.

Agjencia shtetërore algjeriane e lajmeve thotë se rreth 100 pengje të huaja janë liruar, por për 30 të tjerë ende nuk dihet gjë. Ndër ata që ende mbahen peng në impiantin e gazit janë amerikanë, britanikë, japonezë, norvegjezë, rumunë, filipinas, francezë, malianë dhe austriakë.

E pyetur nëse administrata Obama e kritikon vendimin e Algjerisë për të sulmuar pengmarrësit, sekretarja Klin ton tha se “askush nuk e di më mirë se algjerianët se sa mizorë janë këto grupe”.

"Le të mos harojmë, kemi të bëjmë me një akt terrorist. Autorët e rrëmbimeve janë terroristë. Ata janë personat që sulmuan objektin, kanë marrë peng algjerianë dhe të tjerë nga e gjithë bota, të cilët po bënin punën e tyre të përditëshme. Dhe është me rëndësi tejet esenciale që ndërsa ne punojmë për të zgjidhur këtë situatë të rëndë, me vazhdojë të zgjerojmë dhe thellojmë bashkëpunimin kundër terrorizmit”.

Ekstremistët algjerianë thonë se sulmuan impiantin e gazit natyror në hakmarrje për ndërhyrjen ushtarake franceze kundër kryengritësve në Malin fqinje. Ata kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sulme të tjera kundër objektivave perëndimore. Pengmarrësit në Algjeri janë të lidhur me kryengritësit në Mali si pjesë e grupit terrorist al-Kaeda në Maghreb-in islamik.
XS
SM
MD
LG