Lidhje

SHBA: Vendimi minon sistemin e drejtësisë në Shqipëri


usa
usa

Shtetet e Bashkuara kishin bërë vazhdimisht thirrje për një proces gjyqësor gjithëpërfshirës dhe objektiv

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi duke theksuar se vendimi i sotëm i Gjykatës do të minojë besimin në aftësinë dhe gadishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Një një reagim të pazakontë mbi vendimet e gjyqësorit, diplomatët amerikanë shprehen se ndihen të tronditur nga vendimi për t’i shpallur të pafajshëm dy të pandehurit të akuzuar për vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.

Shtetet e Bashkuara, theksohet më tej në njoftimin e ambasadës amerikane, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ndihmuan në procesin hetimor duke angazhuar ekspertizë të FBI-së, Byrosë Federale të Hetimeve. Shtetet e Bashkuara kishin bërë vazhdimisht thirrje për një proces gjyqësor gjithëpërfshirës dhe objektiv.
XS
SM
MD
LG