E hënë, 26 janar, 2015

Lajme / Ballkani

SHBA hap qendrën informuese për arsimin amerikan

Qendra informuese mbi arsimin amerikan në Shqipëri ka si qëllim ttë ndërtojë ura komunikimi midis dy vendeve dhe popujve në nivele shkollore.

x
Ilirian Agolli
SHBA dhe një universitet privat çelën sot në Tiranë qendrën informuese për arsimin amerikan. Qendra është tani pjesë e një rrjeti global me 170 shtete që fton të rinjtë nga Shqipëria dhe bota të studiojnë në SHBA. Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, tha se një numër gjithnjë e më i madh të rinjsh shqiptarë duhet të studiojnë në shkollat e SHBA, dhe pas një viti e kuptojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Ambasada e SHBA dhe Universiteti Marin Barleti çelën sot së bashku qendrën informuese mbi arsimin amerikan në Shqipëri. Rrjeti “Shkollimi në SHBA” ka qendra në 170 shtete, ku miliona studentë në vende të ndryshme marrin informacion se si të shkollohen në universitetet më të mira amerikane. Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, tha se studimi jashtë vendit është një hap shumë i mirë dhe i rëndësishëm.
 
“Unë vetë - tha ambasadori Arvizu - jam një nga studentët që kam dalë jashtë nga projektet shkollore me këmbim; kam harxhuar një verë në Ekuador, duke u përpjekur të mësoj spanjisht, dhe më pas ndoqa programin njëvjeçar për studime në Japoni. Kam dëgjuar se edhe të rinjtë shqiptarë shkollohen në vende të ndryshme si Italia, Gjermannia, Austria, Britania e Madhe apo edhe Greqia. Por vërtet mendoj se duhet të ketë më shumë studentë shqiptarë që të studjojnë në shba, ndonëse kjo është e vështirë për prindërit shqiptarë. Ata janë krenarë për fëmijët e tyre që studjojnë në shba, dhe nuk kanë arsye që të reken e të qajnë aq shumë kur takohen”.
 
Sipas ambasadorit amerikan, kur fëmijët kthehen pas një viti ata janë pjekur, janë rritur, dhe ky është konceptim kryesor i studimeve jashtë vendit. Përparësia e tyre më e madhe është që, duke studiuar jashtë, ata kanë një mendje të hapur. SHBA dërgojnë çdo vit dhjetëra mijëra studentë që të shkollohen në shtete të tjera, të mësojnë e të shkëmbejnë kulturat.
 
“Është gjithmonë një sfidë që të nxitësh amerikanët të kuptojnë e të mësojnë gjithnjë e më shumë për botën që i rrethon. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për të rinjtë shqiptarë që krahas Italisë apo Kroacisë, të mundohen të përfshihen në jetën amerikane, me një larmi aq të madhe vlerash e kulturash. Në fillim ata nisen nga kurioziteti dhe më pas kuptojnë kanë bërë një shkollim të mirë, se kanë arritur një sukses të madh e të prekshëm, se kanë hedhur hapin e duhur drejt arsimit të përshtatshëm” - tha ambasadori amerikan Arvizu.
 
Qendra informuese mbi arsimin amerikan në Shqipëri ka si qëllim pikërisht këtë shtysë kulturore; të ndërtojë lidhje dhe ura komunikimi midis dy vendeve dhe popujve në nivele shkollore. Çdo vit një numër i konsiderueshëm studentësh kërkojnë të ndjekin studimet në SHBA. Kjo qendër mund t’u japë atyre çdo informacion, së bashku me qindra cd dhe mbi 300 libra në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: MEHDI nga: SHQIPERI
14.05.2013 22:42
Per cdo stundet shqipetare eshte ender dhe kenaqesi te shkollohesh ne Amerike.Amerika te meson shume gjera,e mbi te gjitha te ndryshon karakterin te ben me te mire me te paster.Por ka nje kontradite qe pastaj duhet te vish ne Shqiperi,atehere studentet demoralizohen pasi ,sapo vijne ne Shqiperi fillojne problemet e punesimit.Shqipetaret kane paguar shume $ per te studiuar ne Amerike,besoj tani do ta kene me te lehte per te studiuar ne Amerike.Amerika eshte enderr per brezin e vjeter ,por edhe per brezin e ri,pasi ka shume ndryshime me Europen
Urime per kete inisiative z.Arvizu


nga: Anonim
14.05.2013 21:32
Ky eshte investim me i madh qe ben per kombin shqipetar shteti amerikan per tu shkolluar shqipetare ne shkollat amerikane sepse femijet shqipetare jane te zgjuar..ju lumte Z Arvizu..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
25.01.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Kosovë: Pesë të akuzuar nën dyshimet për terrorizëm

Në Kosovë, prokuroria e posaçme ka ngritur akuzë kundër pesë personave të arrestuar në nëntor të vitit 2013, nën dyshimet për përfshirje në veprime terroriste
Më tepër

Mjet fluturues në Shtëpinë e Bardhë

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Presidentin Barack Obama tha se Shërbimi Sekret zbuloi një pajisje që besohet të jetë një mjet fluturues i vogël pa pilot në territorin e Shtëpisë së Bardhë
Më tepër

Greqia, në krye një koalicion i radikalëve të majtë dhe të djathtë

Në Greqi, udhëheqësi i së majtës radikale, Alexis Tsipras bëri betimin si kryeministër i ri i vendit, pas formimit të një aleance me një parti të vogël të krahut të djathtë
Më tepër

Gjirokastër, miratohet buxheti i vitit 2015

Këshilltarët demokratë të opozitës kërkuan vëmendje më të madhe ndaj çështjeve të arsimit dhe infrastrukturës dhe votuan kundër.
Më tepër

Sondazhet: Syriza fiton zgjedhjet në Greqi

Është hera e parë në histori që një parti e majtë radikale arrin një fitore të tillë në Greqi.
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Group 16 fighter, part of the Free Syrian Army, fires his weapon during what activists said were violent clashes with forces loyal to Syria's President Bashar al-Assad in Ashrafieh, Aleppo.
  • President Barack Obama and Indian Prime Minister Narendra Modi have coffee and tea in the gardens of the Hyderabad House in New Delhi, India.
  • An anti-government protester chants slogans during a protest in front of the journalists' syndicate in Cairo. Three people were killed during pro-democracy protests in Egypt and a bomb wounded two policemen on the anniversary of the 2011 uprising that toppled autocrat Hosni Mubarak, security sources said.
  • Grigor Dimitrov of Bulgaria breaks his racket as he plays Andy Murray of Britain during their fourth round match at the Australian Open tennis championship in Melbourne.
  • Israelis gather for the annual pilgrimage of Baba Sali, Rabbi Yisrael Abuhatzeira, next to his grave on the 31st anniversary of his death, in the southern Israeli town of Netivot.
  • A woman covers her mouth with strips that read "no penal code" as she takes part in a demonstration called by the "Dignity Marches" against the new public security law, dubbed "ley mordaza" (gag law), in Madrid, Spain.
  • Lindsey Vonn of the USA crashes as she competes during the FIS Alpine Ski World Cup women's downhill race in St. Moritz, Switzerland.
  • A model presents a creation for Rynshu's fall-winter 2015/2016 men's collection in Paris, France.
  • Yorkshire terriers are seen during a dog exhibition in Kyrgyzstan's capital Bishkek.
  • A devotee crosses the Triveni River in the early morning as she arrives to offer prayer during the Swasthani Bratakatha festival in Panauti near Kathmandu, Nepal, Jan. 24, 2015.

Interaktive