E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Bashkimi i American Airlines dhe US Airways

Bordet drejtuese të dy linjave ajrore ranë dakort mbrëmë për bashkimin e tyre

x
Madhësia e gërmave - +
Linja ajrore American Airlines, më e madhja për pasagjerë në Shtetet e Bashkuara, ka pranuar një  marrëveshje për t’u bashkuar me linjën konkurrente më të vogël, atë US Ariways, duke krijuar kështu linjën ajrore më të madhe në botë.

Bordet drejtuese të dy linjave ajrore ranë dakort mbrëmë për bashkimin e tyre. Një njoftim zyrtar i kësaj marrëveshjeje bëhet sot. Kompania e përbashkët, e cila do të mbajë emrin American Airlines, do të ketë 94 mijë punonjës dhe më shumë se 900 aeroplanë që do të shërbejnë për mijëra fluturime çdo ditë.

Bashkimi i dy linjave ajrore American Airline dhe US Airways është hapi më i fundit i kësaj natyre në industrinë e aviacionit amerikanë për dekadën e kaluar, duke lënë vetëm katër linja ajrore të mëdha që operojnë në Shtetet e Bashkuara: US Airlines, American, Delta, United dhe Southwest.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Konventa e PS hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive