Lidhje

Arrestohen 14 shqiptarë për trafik marijuane me avion


Policia shqiptare dhe ajo italiane arrestuan sot një grup prej 14 personash, që transportonin bimë narkotike mes dy vendeve, duke përdorur një mjet të vogël fluturimi.

Mëngjesin e datës 24 gusht avioni i vogël i drejtuar nga Vilson Lamaj erdhi nga Italia dhe u ul pranë fshatit Xhelilaj në Sevaster të Vlorës, ku ngarkoi 120 kg marijuanë. Policia italiane bllokoi pilotin gjatë uljes në Brindizi dhe lëndën narkotike.

“Operacioni ndërkombëtar “Fluturimi i Lirë” nisi nga mesi i korrikut me shkëmbim informacionesh mes policisë shqiptare dhe asaj italiane mbi një linjë ajrore që përgatitej të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe u mbyll sot me sukses” - deklaroi zëvendës-drejtori i policisë së shtetit Ardian Çipa. Përgatitja e avionit, e ngarkesës dhe e fluturimit ishin të mbikëqyrura me kujdes nga të dy anët e Adriatikut.

Arrestohen 14 shqiptarë për trafik marijuane me avion
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:14 0:00

Policia shqiptare në Vlorë arrestoi 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik mes tyre edhe një punonjës policie; Neko Bruhamaj 45 vjeç, Fatos Bruhamaj 30 vjeç, Fadil Shahaj 53 vjeç, Igli Shahaj 22 vjeç, Sokol Lamaj 34 vjeç - banorë të fshatrave të Vlorës dhe Vladimir Zanaj shef i burimeve njerëzore në policinë e Vlorës.

Në Itali janë arrestuar 7 persona, banorë në Itali: Elizer Ahmetaj 27 vjeç, Xhesian Ahmetaj 21 vjeç, Arshi Ahmetaj 29 vjeç, Artjon Lamaj 29 vjeç, Kleo Lamaj 30 vjeç, Bukurosh Gëshilli 25 vjeç, dhe Virion Ymeraj 32 vjeç.

Policia shqiptare dhe ajo italiane dekllaruan se kjo është një tjetër provë e bashkëpunimit përherë e më të afërt e profesional mes tyre.

Opozita nuk i njohu ndonjë meritë policisë shqiptare në këtë operacion, duke deklaruar se kjo pistë e trafikimit të drogave nga Shqipëria u shkatërrua falë autoriteteve italiane, sepse këta avionë të vegjël mbushën qiellin e Shqipërisë sapo erdhi në pushtet koalicioni i majtë.

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, tha se këto akte mafioze bëhen me lejen e qeverisë dhe në bashkëpunim me të, madje qeveria sulmoi opozitën kur ajo denoncoi këto trafiqe ajrore.

Qeveria dhe opozita replikojnë vazhdimisht midis tyre për çështje që lidhet me rendin dhe sigurinë. Ministri i brendshëm i bëri thirrje dje opozitës që të mos politizojë temat që lidhen me forcat e rendit, sepse ato punojnë me përkushtim kundër krimit.

Por përfaqësues të partisë demokratike i përmbahen prej kohësh qëndrimit se qeveria ka emëruar në krye të forcave të rendit në qendër dhe në rrethe persona me të dhëna kriminale, që në të kaluarën janë dënuar për krime të ndryshme.

XS
SM
MD
LG