Lidhje

Armët kimike të Sirisë


Damasku ka hequr ose shkatërruar 80 për qind të arsenalit të saj të deklaruar

Siria ka hequr ose shkatërruar 80 për qind të arsenalit të saj të deklaruar të armëve kimike.
Sigrid Kaag, koordinator i posaçëm i misionit të përbashkët të OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, tha se në qoftë se vazhdohet me këto ritme, Siria duhet të jetë në gjendje të përmbushë afatin e caktuar për shkatërrimin e armëve para fundit të prillit. Presidenti sirian Bashar al-Asad ra dakord për shkatërrimin e arsenalit sirian të armëve kimike nën trysninë ndërkombëtare në rritje pas vdekjes së qindra njerëzve nga një sulm me gaz sarin në periferi të Damaskut vitin e kaluar. Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë fajësoi forcat e Assadit për sulmin. Qeveria siriane ua hodhi fajin kryengritësve në luftën civile e cila është tani në vitin e katërt.
XS
SM
MD
LG