E hënë, 02 maj, 2016

    Lajme / Bota

    Raporti i OKB-së për armët kimike në Siri

    x
    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon do të informojë sot Kombet e Bashkuara mbi të dhënat që grumbulluan inspektorët e armëve kimike gjatë procesit hetimor në Siri. Ekipi mori mostra dheu nga lagjet periferike të Damaskut si dhe mostra gjaku nga viktimat civile të sulmit të muajit të kaluar. Misioni i ekipit nuk ishte për të identifikuar autorët e sulmit, por për të konfirmuar se ka pasur sulm me armë kimike. Por Shtetet e Bashkuara thotë se nuk ka asnjë dyshim që përgjegjëse për sulmin ishte ushtria e Assadit. Sekretari i Shtetit John Kerry thotë se kërcënimi i forcës kundër Sirisë është real nëse nuk përmbush marrëveshjen për të pastruar vendin nga armët kimike.

    Po çfarë pritet të jetë përfshirë në këtë raport dhe çfarë ndikimi do të ketë ai?
     
    Imazhet pas sulmit që dyshohet se është kryer me armë kimike janë tronditëse, fëmijë që vuajnë dhe trupa të shtrirë për tokë.
     
    Tani që inspektorët e Kombeve të Bashkuara kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur të dhëna, Sekretari i Përgjithshëm i Ban Ki-Moon thotë se të dhënat ka të ngjarë të mos lënë dyshime.
     
    “Besoj se raporti do të ketë mjaft të dhëna se armët kimike janë përdorur”.
     
    Sekretari i Përgjithshëm vuri gjithashtu në shënjestër Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

    "Ai ka kryer shumë krime kundër njerëzimit. Prandaj jam i sigurt se do të ketë një proces përgjegjshmërie kur gjithçka të marrë fund”.
     
    Por si ndikojnë këta faktorë në luftën civile që u ka kushtuar jetën më shumë se 100 mijë vetëve është e paqartë, veçanërisht meqë raporti nuk vetë nuk përcakton fajtorët.
     
    Mark Fitzpatrick i Institutit për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë:
     
    “Rusia do të vazhdojë të mohojë se qeveria siriane është ajo që ka përdorur armët kimike, ndësa Shtetetet e Bashkuara,Britania e Madhe dhe Franca do të këmbëngulin në të kundërtën. Pikërisht kjo do të kërkojë një rezolutë të qartë nga OKB-ja me fuqi detyruese”.
     
    Ndërkohë, Presidenti sirian Bashar al-Assad ka vazhduar sulmet verbale publike, duke u paraqitur në televizionin rus, ku mohoi se Siria ka përdorur armë kimike dhe duke hedhur poshtë kërcënimet amerikane për ndërhyrje ushtarake.
     
    Ambasadori i Sirisë në OKB u shpreh me shumë besim:.
     
    "Ne nuk kemi gjë për të fshehur. Përkundrazi, ne po presim raportin e plotë të ekipit të inspektorëve”. 
     
    Por me acarimin e konfliktit, Murhaf Jouejati, ish anëtar i Këshillit Kombëtar Sirian  të kryengritësve, beson se raporti i OKB-së do të bindë më në fund shumë njerës në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë që të angazhohen.
     
    "Mendoj se ato grupe të pavendusura të popullatës do të ndryshojnë mendim dhe t’u kërkojnë apo nxisin autoritetet në Shtetet e Bashkuara si edhe në Britaninë e Madhe të argumentojnë përdorimin e forcës në Siri”.
     
    Tani për tani fati i sirianëve po lihet në dorën e diplomatëve për zhdukjen e armëve kimike në Siri dhe në një farë mënyre t’i detyrojnë palët të ulin armët.
    Ky forum është mbyllur
    Përzgjedhja e komenteve
    Komente
         
    nga: Anonim
    16.09.2013 19:06
    Inspektoret e OKB ,bene kqyerjen e vendit te ngjarjes ku jane hedhur armet kimike ku u vrane 1400 siriane nga keta 430 femije,tani eshte momenti te percaktohet se kush i hodhi ,SHBA .Franca dhe Anglia e te tjere se keto arme i leshoi rregjimi i Bashir Al Assad,ndersa Rusia dhe Siria akuzojne rebelet .tani eshte momenti te ndahet shapi nga sheqeri te gjithe bota e din shume se armet kimike i leshoi Assadi kundra popullsise te tij dhe ky eshte nje krim cnjerezor kundra popullsise te pafajshme ,ndersa Rusia do te thote se i leshuan armet kimike rebelet kjo eshte non sens ,te presim..

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    01.05.2016
    Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

    LAJME

    Pashkët në jug të Shqipërisë

    Ceremonitë u mbajtën nga klerikët ortodoksë në kishat kryesore të qyteteve
    Më tepër

    Pashkët ortodokse në Kosovë

    Zyrtarët më të lartë vendas e ndërkombëtarë kanë përgëzuar besimtarët ortodoksë në Kosovë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb
    Më tepër

    Pashkët ortodokse në Tiranë

    Besimtarët ortodoksë uruan njëri tjetrin për më shumë lumturi, fat të mbarë, mirëqenie, begati e harmoni
    Më tepër

    Një projekt i ri për ruajtjen e Vilës Adrian

    Ekspertët po përdorin pamje satelitore për monitorimin e efekteve të jetës moderne në Vilën Adrian
    Më tepër

    Përdorimi i kamerave inteligjente

    Një kompani franceze ka krijuar një kamera inteligjente për shtëpitë që mund të dallojë fytyrat e personave të njohur
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • U.S. President Barack Obama speaks at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. President Barack Obama, left, listens to comedian Larry Wilmore at the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, President Barack Obama and Carol Lee of The Wall Street Journal listen as guest host Larry Wilmore speaks at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Representative Debbie Wasserman of Florida, who also is chairwoman of the Democratic National Committee, attends a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Larry Wilmore, left, guest host from Comedy Central, and first lady Michelle Obama listen to the National Anthem at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Former U.S. Secretary of State Madeleine Albright, right, confers with Alexis Keslinke, communications director for Albright Stonebridge Group, before the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Congressman Joaquin Castro of Texas, left, and his identical twin, Secretary of Housing Julian Castro, chat with Sen. Chris Coons of Delaware at the White House Correspondents Association dinner in Washington, April 30, 2016. All three are Democrats.
    • Democratic U.S. presidential candidate Bernie Sanders and his wife, Jane, attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • International Monetary Fund managing director Christine Lagarde heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • Queen of Soul Aretha Franklin heads to a reception at the annual White House Correspondents' Association dinner at the Washington Hilton in Washington, April 30, 2016.
    • U.S. Defense Secretary Ash Carter and wife Stephanie attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • Actress Emma Watson, actor Damian Lewis (left), who stars in the series "Homeland" and "Billions" attend the White House Correspondents' Association annual dinner in Washington, April 30, 2016.
    • From left, Tony Goldwyn, Shonda Rhimes and Kerry Washington arrive at the White House Correspondents' Association Dinner at the Washington Hilton Hotel in Washington, April 30, 2016.
    • Tracee Ellis Ross of the ABC sitcom "Blackish" poses at the White House Correspondents Association dinner at the Washington Hilton in Washington, D.C., April 30, 2016.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.