E premte, 19 dhjetor, 2014

Lajme / SHBA

Armët bërthamore me rreze të shkurtër veprimi

x
Presidenti Barack Obama e ka bërë pakësimin e armëve bëthamore në shkallë botërore një përparësi të administratës së tij. Traktati i ri START për pakësimin e numrit të armëve startegjike amerikane dhe ruse me rreze të gjatë veprimi, ishte një hap i rëndësishëm në atë drejtim. Korrespondenti i Zërit të Amerikës André de Nesnera i hedh një vështrim një lloji tjetër armësh që mund të jenë në qendër të bisedimeve të reja midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Traktati i ri START e kufizon në 1,550 numrin e mbushjeve bërthamore  për 700 sistemet strategjike bërthamore të lëshimit të këtyre bombave, sisç janë raketat me rreze të gjatë veprimi dhe bomarduesit e rëndë.  

Por marrëveshja e re nuk e trajton çështjen e armëve bërthamore taktike me rreze të shkurtër veprimi.  Këto bomba janë të dislokuara në tokë ose në raketa që lëshohen nga ajri, më një rreze prej më pak se 500 kilometrash, të ashtuquajtura “armë të sheshit të betejës” që përdoren së bashku me forcat konvencionale.

Analistët thonë se Rusia ka rreth 2,000 armë taktike bërthamore dhe jo të gjitha janë funksionale. Shumë pritet të çmontohen  dhe të tjera janë të magazinuara në bunkerë. Daryl Kimball, drejton Shoqatën për Kontrollin e Armëve, një firmë private kërkimesh. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një rezervë shumë më të vogël

“Në Evropë, ka ende rreth 180 bomba bërthamore gravidacionale – bomba B-61 që mund të përdoret në bombarduesit luftarakë si F-16.  Ato janë të vendosura në pesë vende të NATO-s: Belgjika, Holanda, Turqia, Gjermania dhe Italia”.

Analistët thonë se brenda NATO-s ka një debat për fatin e këtyre armëve. Zoti Kimball thotë se disa vende, përfshirë Belgjikën, Holandën dhe Gjermaninë thonë se këto armë taktike nuk i shërbejnë ndonjë synimi ushtarak për mbrojtjen e NATO-s sot, dhe duhet të çmontohen”.

“Këto armë ruhen në bunker. Do të duheshin ditë të tëra për t’i bërë gati për t’i përdorur për avionët  luftarakë. Përdorimi i tyre do të duhej të miratohej nga të 28 vendet anëtare të NATO-s, që është diçka e vështirë për t’u realizuar për çështje të tjera, e aq më pak kur bëhet fjalë për të përdorur armë bërthamore për herë të parë që nga koha e Hiroshimës dhe Nagasakit.”

Por David Holloway, një ekspert i armëve bërthamore në Universitetin Stanford, thotë se anëtarë të tjerë të NATO-s kanë tjetër këndështrim.

“Vende si ato të Evropës Lindore dhe Qendrore duan t’i mbajnë armët  taktike-bërthamore në Evropë si element të angazhimit, apo një simbol të angazhimit të Shteteve të Bashkuara ndaj mbrojtjes së vendeve të NATO-s, sepse ata janë më të shqetësuar nga një kërcënim i mundshëm nga Rusia, sesa ç’janë vendet e Evropës Perëndimore dhe Jugore”.

Gjatë një fjalimi të kohëve të fundit në Berlin, Presidenti Barack Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja do të kërkojnë “një pakësim të madh të armëve taktike bërthamore amerikane dhe ruse në Evropë.” Zoti Holloway thotë se kjo mund të jetë një detyrë e vështirë.

“Çështja e reduktimit të armëve taktike-bërthamore ka qenë tradicionalisht shumë e vështirë sepse Rusia thotë ‘ne kemi nevojë për armë taktike-bërthamore sepse forcat tona konvencionale janë shumë të dobëta krahasuar me ato të NATO-s ose ato kineze. Prandaj ne na duhen armët taktike-bërthamore për t’u mbrojtur”.

Zoti Holloway thotë se për zyrtarët ushtarakë rusë, ështe thelbësore të kenë një mbrojtje të përshtatshme ndaj Kinës.

“Ta zëmë se megjithëse mund të duket jo realiste për momentin, se Kina vendos që të sulmojë ose pushtojë Lindjen e Largët, çfarë mund të bëjë Rusia vetëm me forca konvencionale? Siç më pati thënë një hërë një gjeneral rus: ‘Ne flasim për NATO-n por në fakt na shqetëson Kina.’  Prandaj nuk jam i sigurt edhe nga perspektiva amerikane apo e NATO-s, nëse do të ishte e dobishme që të kishim një marrëveshje sipas së cilës të lejoheshin këto armë në kufirin me Kinën, por t’i eliminonim në Evropë.  Kinezët nuk do ta pëlqenin një gjë të tillë”.

Analistët thonë se pakësimi i armëve bëthamore amerikane dhe ruse me rreze të shkurtër veprimi është një çështje shumë më e ndërlikuar sesa ulja më një të tretën e numrit të raketave me rreze të gjatë veprimi, një propozim tjetër që presidenti Obama bëri në fjalimin e tij në Berlin.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
18.12.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Pakistan, ushtria vret 58 militantë

Në vend po mbahen tri ditë zie për vrasjen e 149 vetëve në një shkollë në Peshavar
Më tepër

Gazifikimi i Shqipërisë marrëveshje me Azerbajxhanin

Projektin do ta hartojë kompania shtetërore azere e naftës dhe gazit SOCAR.
Më tepër

Politikat SHBA-Kubë

Obama përballet me opozitë për Kubën
Më tepër

Marrëdhëniet SHBA-Kinë gjatë vitit 2014

Që nga çështja e Hong Kongut e deri tek ndryshimet klimatike
Më tepër

Skandali Bill Cosby

Më shumë se 20 gra kanë akuzuar komedianin Bill Cosby për sjellje të pahijshme seksuale
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A small group of protesters against the new security law are beaten with wooden clubs and arrested by riot police after shouting against the new law, outside the Parliament building in Nairobi, Kenya.
  • In this photo released today Prince Harry shows children a photograph he has taken during a visit to a herd boy night school constructed by Sentebale in Mokhotlong, Lesotho. Prince Harry was visiting Lesotho to see the work of his charity Sentebale which provides healthcare and education to vulnerable children in Lesotho.
  • In this photo released today Coast Guard members conduct flare training on Plum Island, Massachussetts. (Credit: U.S. Coast Guard/Petty Officer 3rd Class MyeongHi Clegg)
  • Afghan schoolchildren study at an open-air classroom in the Mohmand Dara district in eastern Nangarhar province.
  • A man, whose surname is He, cuddles the body of his dead wife during a sub-zero evening in Shenyang, Liaoning province, China, Dec. 17, 2014. The man sat by the roadside while holding his wife's body for almost two hours till his son came and persuaded him to bring the body home, according to local media. She collapsed in a street and died of heart failure after buying medicine from a pharmacy.
  • Cleaners in protective clothing search for asbestos fibers arround the train station in downtown Roermond, Netherlands. The center of Roermond was closed off and placed under alert following a fire which caused asbestos to drift over the town.
  • Christmas lights are seen during the "Luci d'Artista" (Artist's Lights of Salerno) event in Salerno, southern Italy. The theme for the 2014-2015 event is the Northern Lights and Fairy Tales.
  • Winchester Cathedral choristers speed across the ice during an early morning skate on the ice rink outside Winchester Cathedral, southern England.

Interaktive