E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Bota

Presidenti Hu jep zyrtarisht dorëheqjen

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti kinez Hu Jintao dha zyrtarisht dorëheqjen si kreu i Partisë Komuniste sot, duke hapur rrugën për nënpresidentin Xi Jinping të marrë postin më të lartë drejtues të vendit.
 
Duke mbajtur fjalimin në ditën përfundimtare të kongresit një-javor të partisë, Presidenti Hu u tha delegatëve se duhet të jenë të bashkuar ndërsa Kina nis tranzicionin e drejtimit të vendit që ndodh çdo dekadë.
 
Nënpresidenti Xi Jinping pritet të marrë drejtimin e partisë nga zoti Hu të enjten dhe postin e presidentit në mars, ndërsa nënkryeministri Li Keqiang do të marrë postin e kryeministrit duke zëvendësuar Wen Jiabao.
 
Xi dhe Li do të emërohen në organizatën më të fuqishme vendim-marrëse, Komitetin e Politbyrosë, gjatë një ceremonie që zhvillohet të enjten.
 
Megjithë spekullimet në rritje, nuk dihet shumë rreth përbërjes së komitetit elitar, që tani përbëhet nga nëntë anëtarë që caktohen nga grupi i të moshuarve të partisë përmes një procesi të fshehtë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
14.11.2012 22:23
NE KINE PRESIDENTI DHE KRYEMINISTRI JAPIN DOREHEQJE SEPSE KA NJE RENIE EKONOMIKE NGA 10% KA SHKUAR NE 7% DHE PRITET NE RENIE,POR KORUPSIONI ESHTE GALOPANT KU 400 MILION KINEZE ZYRTARE TE LARTE ZOTEROJNE PASURINE KOMBETARE TE KINES,PARTIA KOMUNISTE ESHTE E KORUPTUARA E BOTES KU KRYEMINISTRI KISH NJE PASURI PREJ 2.7 MILIARD DOLLARE DHE KESHTU ME RADHE DHE USHTRIA TE VARFERVE SHKON NE 800 MILION KINEZE .KJO ESHTE MINA ME SAHAT..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Westerwele shkon në Beograd dhe Prishtinë

Shefi i diplomacisë gjermane do të nxitë palët që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve
Më tepër

Emigrantët shqiptarë kthehen nga Greqia

Disa dhjetëra familje të emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia po fillojnë në Shqipëri të ngrenë ferma të vogla bujqësore.
Më tepër

Gratë kryefamiljare në vështirësi

Një grup grash hapën një ekspozitë me punimet e tyre artizanale, mbështetur në traditën popullore të Malësisë.
Më tepër

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive