E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Projekt për nder të Luftës Civile

x
Madhësia e gërmave - +
Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë 150 vjetorin e Luftës Civile, një projekt i ri nderon mbi 620 mijë ushtarët që vdiqën në konflikt dhe quhet Trashëgimia e Gjallë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Joe de Capua njofton:
                                                       
Cate Mageniss Wyatt thotë se amerikanët nuk duhet ta humbin ndjenjën e historisë.
        
“E kaluara nuk mund të fshihet. Nuk duhet t’ia lëmë rastësisë kujtimin e të parëve tanë. Dhe nëse humb origjinën e një historie, do të jetë më e vështirë të vësh në jetë idetë mbi themelet e së cilës qëndron Amerika”.

Zonja Mageniss Wyatt është themeluese dhe presidente e Partneritetit për Udhëtimin në Tokën e Shenjtë.
        
“Organizata jonë u krijua në vitin 2005 për të rritur ndërgjegjësimin për historinë, trashëgiminë dhe kulturën që mund të gjendet në territorin nga Gettysburg i Pensilvanisë, përmes Merilendit dhe që e ka pikën kulmore në Monticello, shtëpia e Thomas Jeffersonit në Virginia”.
 
Ajo thotë se ky territor prej 290 kilometrash është i pashembullt.
        
“Në këtë rrip toke ka më shumë histori dhe trashëgimi sesa në çdo pjesë tjetër të vendit. Dhe në vitin 2005, ky rajon u deklarua si një nga 11 vendet historike më të rrezikuara nga Fondacioni Kombëtar. Kjo zone është fare pranë Washingtonit dhe po dëmtohej pak nga pak, jo me qëllim të keq, por thjesht njerëzit nuk e dinin se cfarë rëndësie historike kishte”.
        
Një sipërfaqe e vogël, por e mbushur me histori.
          
“Nëntë shtëpi presidentësh janë në këtë sipërfaqe që nga Jeffersoni, Madisoni, Monroe e deri tek Eisenhower. Ka vende ku janë bërë beteja të luftrave franceze dhe indiane, nga Lufta Revolucionare, Lufta e vitit 1812 dhe numri më i madh i betejave të Luftës Civile”.
 

Lufta Civile është edhe subjekti i Projektit të Trashëgimisë së Gjallë. Synimi është që të mbillet një pemë për çdo ushtar që humbi jetën, si të unionit edhe të confederates. Do të ishin gjithsej 620 mijë pemë.
        
Një numër historianësh thonë se numri i të vdekurve ishte në fakt shumë më i lartë, ndoshta 750 mijë. Ata e mbështesin këtë shifër tek statistikat dhe tek fakti që shumë ushtarë mund të kenë vdekur pas betejave nga plagët e marra.
        
“Mbi 50 përqind që vdiqën ishin të panjohur, ata vdiqën pa iu ditur emri. Dhe kjo është një nga arsyet që ne duam të mbjellim një pemë për çdo person, që ta lejojmë të jetë një trashëgimi e gjallë e kësaj humbjeje”.
         
Pasi mbaruan luftimet në vitin 1865, skllavëria kishte marrë fund. Por u deshën edhe 100 vjet të tjerë që vendi t’i jepte fund, ndarjes racore dhe të sigurohej e drejta për të votuar. Zonja Magennis-Hyatt shpreson që pas 50 vjetësh, në 200 vjetorin e Luftës Civile, plagët që ka lënë kjo luftë të jenë shëruar plotësisht.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
07.12.2012 09:46
TE KUJTOSH HISTORINE E KOMBIT AMERIKAN ESHTE NDER DHE KRENARI PER GJITHE AMERIKANET DHE NE VECANTI PER BREZIN E RI ,LUFTA CIVILE ESHTE PROMOTORI I LEVIZJES AMERIKANE PER LIRI DHE NDARJA NGA SKALLERIA KU HUMBEN JETEN 620 MIJE KU 50% TE PANJOHUR KETYRE NE MEMORJEN E KOMBIT TI MBILLET NGA NJE PEME DHE PERKUJTIMORE..LAVDI TE RENEVE AMERIKANE NE LUFTEN CIVILE..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata, Konventa e PS hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive