E martë, 30 shtator, 2014

Lajme / Ekonomi

Takohen Thaçi e Haradinaj – asgjë e re për bashkëqeverisjen

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj diskutuan rrugët e bashkëpunimit – pa përmendur mundësinë e bashkëqeverisjes

x
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thanë sot se janë pajtuar për bashkëpunim të ngushtë në proceset politike përfshirë edhe atë të bisedimeve me Serbinë, por nuk kanë diskutuar për ndryshime në skenën e brendshme politike.

Ata i bënë këto komente pas një takimi në selinë e Partisë Demokratike të kryeministrit Thaçi, i cili tha se më zotin Haradinaj janë pajtuar të vazhdojnë bashkëpunimin në çështje që janë me interes për vendin.



Gjithashtu kemi përkushtimin e përbashkët dhe të fuqishëm që të punojmë me përgjegjësi të plotë institucionale dhe qytetare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për një fqinjësi të mirë si parakusht për integrime euroatlantike”, tha kryeministri Thaci.

Ndërkaq, zoti Haradinaj tha se edhe më tej mbetet në qëndrimin e tij se është i gatshëm të marrë përgjegjësi për drejtimin e qeverisë, por në takimin e sotëm është diskutuar për bashkëpunim në shkallë të gjerë për interesa përtej atyre partiake.

Kemi thënë në media deri tash se ofrohemi për të marr përgjegjësi, madje edhe përgjegjësi të para edhe në qeverisje, gjithashtu marrja e përgjegjësive është një proces. Ne sot e kemi filluar me disa tema, që në të ardhmen mund të vazhdojmë më disa tema tjera, pra kjo është e vërteta, pra nuk e kemi trajtua temën me të cilën po flasim”, tha zoti Haradinaj.

Partia e zotit Haradinaj është bërë pjesë e procesit të bisedimeve me Serbinë nëpërmjet nënkryetarit të saj Blerim Shala, i cili është emëruar bashkërendues i këtyre bisedimeve.

Të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë edhe në ndonjë ndryshim të mundshëm të skenës së brendshme politike, por pa e ngatërruar këtë çështje me ato që kanë të bëjnë me procese me të mëdha siç janë bisedimet me Serbinë, zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Musa Alihajdaraj nga: Gjermanija
08.12.2012 14:20

Thaqi arriti ta fus ne lojen e tij politike Blerim Shalen dhe tani edhe Ramushin.Shala me Rambuje dhe Vijen me Thaqin arriten te mposhtin substancen shqiptare te Kosoves dhe tani ne Bruksel Thaqi dorzoj Repuliken me dialog teknik dhe tani deshiron te dorzoj edhe pamvaresin e Kosoves.Kosova nuk asht shtet as ne bisedimet teknike as poitike por qeshtje e Serbis qe ta zgjeh Serbija.Serbija me oficer nderlidhes Beograd Prishtin deshiron administrimin e Kosoves dhe krijimin e nji shteti te perbashket te afert me modelin e dy Gjermanive.Thaqi nuk ka autoritet ne veri te vendit dhe ne kete pjes te Kosoves nuk rrespektohet rendi dhe ligji si ne ter Kosoven si pasoj e shkeljes flagrate te kushtetutes se Kosoves dhe vullnetit te pamjaftushme te qeveris se Kosoves qe te vendos rendin dhe ligjin edhe ne kete pjes te Kosoves.Thaqi nuk ben heqjen e barrikadave nuk shpall zgjedhje te lira demokratike ne veri te vendit.Nuk ben shkatrrimin eliminimin e strukturave paralele serbe te Serbis ne Kosove.Thaqi nuk lufton kriminalitetin dhe kurrupcionin ne veri te Kosoves dhe ter Kosoven.Kosova asht e izoluar si nji burg i Europes ku asht e ndalar levizja e lir e njerzve ne Kosove dhe levizja e lire e njerzve te Kosoves ne Europe ashe e ndalar qe asht nji perjashtim i veqat i padrejte si pasoj e nji politike te gabuar te Europes kunder Kosoves.Gjersa hyrja e Kosoves si shtet ne Eurpope asht e pamudur imagjinare pa njohjen e Kosoves nga te gjitha vendet e Europes.Thaqi po ben nji politik te diktuar nga Beogradi dhe te pranuar indirekt ne Bruksel duke mashtruar Kosoven se Kosova asht shtet i pamvarur dhe bisedimet jan ne mes te dy shteteve.Alternativen politike per Kosoven po e jep presideti i Serbis ne Beograd gjersa Thaqi asht vetem formal ne keto zgjedhje gjersa presidetja e Kosoves hesht dhe lejon ende qe nji persideti Serbis te vendos fatin e Kosoves.Kjo asht tragjike kur sot kemi dy presideta shqipetare dy kryeministra shqipetare dy parlamete shqiptare per shqipetaret ende ka te drejt te vendos presideti i Serbis.Shqipetaret kan qene vetem nji dite te bashkuar me 28 nondor dhe automatizmus kan harruar FLAMURIN dhe vazhdojn politiken e diktatit nga Beogradi Brukseli Athina Shkupt dhe Podgorica, kan harruar qe jan shqipetare dhe kan nji flamur .D.ita e FLAMURIT ishte nji mumetum dhe duhet pritur edhe njiqind vite qe te jene edhe nji dite shqipetaret te bashkuar.Mjereisht Kosova nuk ka alternativ politike dhe per Kosoven nuk di te thote sgje as Thaqi as Raushi as Atifetja por presin te derigjohen me politiken e diktatit nga Beogradi dhe Brukseli.As Beogradi as Brukseli nuk e njohin Kosoven si shtet kjo asht e verrteta.Dialogu nuk asht ne interes te Kosoves.Sikur te ishte ne interes te Kosoves Serbija kurr nuk do te bete dialog me Kosoven.Dialogu asht ne interes te Serbis dhe Serbija ka alternativ politike gjersa Kosova nuk ka alternatv politike.


nga: emini nga: F.Kosove
07.12.2012 18:45
Ne qoft se integrohen-bashkohen keto dy parti, dot jet si pozit ma e madhja ne shtetin tone.Ashtu eshte mendimi i im personal.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
30.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Shqipëria dhe Bashkimi Europian

Rumbold: "Shqipëria ka nevojë të dyfishojë përpjekjet për të shtuar rezultatet e, po ashtu, duhet të rivendoset dialogu politik në parlament.
Më tepër

Turizëm i pazakontë në një ishull amerikan

Plazh, kuaj të egër dhe raketa në një plazh në Shtetet e Bashkuara
Më tepër

Mënyra për të bllokuar metastazat e kancerit

Një ekip shkencëtarësh belgë thonë se kanë gjetur një mënyrë për të parandaluar këtë proçes.
Më tepër

SHBA, Rreziqet për imigrantët në shkretëtirë

Mungesa e ujit është shkaku kryesor i vdekjeve ndër imigrantët që kalojnë kufirin amerikan në shkretëtirën Sonora
Më tepër

Rusia pezullon importin e ushqimeve nga Perëndimi

Hakmerret ndaj sanksioneve perëndimore për veprimet në Ukrainë
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A Ukrainian serviceman gets a haircut at a military camp near the town of Debaltseve in eastern Ukraine.
  • A Turkish Kurd protester runs away from tear gas fired by riot police near the Turkish-Syrian border in the southeastern town of Suruc in Sanliurfa province.
  • U.S. actor George Clooney and British lawyer Amal Alamuddin arrive at the palazzo Ca Farsetti in Venice, for a civil ceremony to officialize their wedding.
  • A soccer fan cheers Japanese women's soccer team with a national flag during the women's semi-final soccer match against Vietnam at the Incheon Football Stadium during the 17th Asian Games in Incheon, South Korea.
  • A dog wipes out at the 6th Annual Surf City surf dog contest in Huntington Beach, California, USA, Sept. 28, 2014.
  • A dog is carried back into the water after riding a wave at the 6th Annual Surf City surf dog contest in Huntington Beach, California, Sept. 28, 2014.
  • Visitors look at a blooming Titan Arum (Amorphophallus titanum), one of the world's largest and rare tropical flowering plants, at Basel's Botanical Garden, Switzerland. The flower emits strong odor likened to rotting meat, and wilts and dies after two days.
  • A diver floats to the surface during a practice session at the Munhak Park Tae-hwan Aquatics Center during the 17th Asian Games in Incheon, South Korea.
  • Men build a traditional swing using bamboos during the Dashain, Hinduism's biggest religious festival, in Kathmandu, Nepal.
  • A sculpture of a giant hippopotamus, "HippopoThames", built by artist Florentjin Hofman is towed up the Thames past the Houses of Parliament in central London.
  • An elderly Thai woman laughs out loud as she is asked how old she is. At 105 years old, an age verifiable on her identity card, she is still able to make others around her smile as she sits in the shade on a bamboo bed in the village of Satuek, Buriram province, northeast Thailand. (Photo taken on Sept. 27, 2014, by Matthew Richards/VOA reader/Thailand)
  • South Korea's Lee Seungchul (BLUE) competes in a bout against Uzbekhistan Jamshid Kenjaev (RED) in the men's freestyle 61kg wrestling round 1 event during the 2014 Asian Games at the Dowon Gymnasium in Incheon, South Korea.
  • A scorpion fish is pictured in the seabed of the Plane island near Marseille, southern France.
  • Meerkats look at visitors in Erfurt's zoo in Germany.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.