E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme / Bota

Zvicra kryeson përpjekjet për ta çuar Sirinë në GJNP

x
Madhësia e gërmave - +
Më shumë se 50 vende, të udhëhequra nga Zvicra, do t’i kërkojnë sot Këshillit të Sigurimit ta referojë Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, një lëvizje që do të hap rrugën për ndjekje penale të krimeve të luftës.
 
Një letër e siguruar nga agjencia Associated Press citon përfundimet e një paneli të OKBsë që dokumenton turtura, dhunë seksuale dhe ekzekutime masive që kanë ndodhur në Siri që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit 2011.
 
Ndërsa dhuna vazhdon, grupet humanitare po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë ndihmat për refugjatët që janë larguar për shkak të krizës.
 
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit publikoi një raport sot ku paralajmëron se rajoni përballet me një katastrofë humanitare tronditëse.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
14.01.2013 19:23
Ne ka nje veprim te drejte boteror qe po e kryeson Zvicra eshte te coje regjimin e Bashir Al Assad ne GJNP te Hages.ky regjim vrastar ka vrare reth 50.000 siriane dhe 8000 refugjate ne vendet e rajonit pa llogaritur demet materiale,Gjithe kjo kasapane qe behet ne Siri jane dy shtete sponcorizuese Rusia dhe Irani..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Video Intervistë me Z. Gjekë Gjonlekaj

Ish gazetari i Zërit të Amerikës kujton punën e redaksisë për disa nga transformimet më të rëndësishme politike dhe shoqërore
Më tepër

Sindikatat protestojnë në Romë

Mijëra punëtorë protestuan sot kundër qeverisë së re italiane, duke bërë thirrje për reforma urgjente të ligjeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive