E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Bota

Kina dhe kampet e punës së detyruar

Kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët

china camps
china camps
Madhësia e gërmave - +
Zyrtarë lokalë në krye të kampeve të punës së detyruar në Kinë thonë se janë duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanë marrë asnjë fjalë nga Pekini në lidhje me një fund të mundshëm të këtij sistemi "riedukimi".

Gazeta kineze Global Times, e drejtuar nga shteti, shkruan sot se zyrtarët në të paktën gjashtë rajone të Kinës nuk kanë marrë ndonjë informacion në lidhje me ndryshimet e propozuara ndaj sistemit të ashtuquajtur "riedukim nëpërmjet punës".

Javën e kaluar, mediat shtetërore cituan anëtarin e Byrosë Politike, Meng Jianzhu të ketë thënë se më vonë këtë vit Kina do të heqë dorë nga përdorimi i sistemit të kampeve të punës së detyruar. Këto njoftime u tërhoqën më pas pa shpjegim. Zyrtarët më vonë thanë se sistemi i kampeve do të "reformohet".

Pekini për vite ka diskutuar ndryshimet e mundshme në sistemin e kampeve të tilla - sistemi ka kohë që është kritikuar nga grupet e të drejtave, që thonë se kampet nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Autoritetet kineze i përdorin kampet e punës për të mbajtur prostitutat, përdoruesit e drogave dhe kriminelët ordinerë për deri në katër vjet, pa i nxjerrë në gjyq.

Kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini gjithashtu i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, dhe shtojnë se torturat dhe keqtrajtime të tjera në këto kampe janë të zakonshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
16.01.2013 10:54
Historia ka vertetuar ne shekuj se kampet e punes se detyruar nen maken e riedukimit ne vendet nen diktature,kane qene as me pak dhe as me shume por nje dhunim brutal dhe anti njerezore per te gjithe ato qe e kane provuar te jetuarit e punuar ne keto kampe cfaroje.
Bota e Lire e Demokratike duhet t'i thote NDAL kesaj dukurije psudoedukuese,pra torturuese ne Kinen komuniste.


nga: Anonim
15.01.2013 08:43
Kina eshte nostalgjike e kampeve te punes per te denuarit te cdo kategorie ajo eshte kopjuese e kampeve te punes te BS te drejtuar nga Stalini dhe diktatori shqipetar Hoxha..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive