E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Bota

Dy vjet pas Pranverës Arabe

x
Madhësia e gërmave - +
Revolucioni egjiptian ishte një moment shprese dhe entuziazmi për miliona egjiptianë. Por përvjetori i dytë i gjen liberalët laikë sërish në protesta për atë që e shohin si tejkalim kompetencash nga qeveria e re e kryesuar nga islamikët.

Kontrasti është domethënës mes zhgënjimit dhe konfliktit që pasoi euforinë e trazirave në Egjipt, Libi, Tunizi dhe vende të tjera.

“Fjala revolucion është term romantik” - thotë Stacey Gutkowski është specialiste për Lindjen e Mesme në universitetin London’s King - “Fjala revolucion na zgjon imazhe si ato të shembjes së murit të Berlinit. Por nuk ishte kjo ajo çka ndodhi në këtë rajon. Atje ka zhurmë, një amulli që zgjat, por nuk ka ndryshime radikale”.

Analistja Gutkowski thotë se njerëzit ishin të prirur për të qenë të zhgënjyer, madje edhe kur rrëzuan qeverinë.

Ndryshimet dramatike që ndodhën në vendet e Afrikës së Veriut nuk janë përhapur në zona të tjera të rajonit, ku aktivistët e të drejtave të njeriut përballen ose me dhunë të stërzgjatur si në rasin e Sirisë, ose me metodat e ndryshimeve të pjesshme e të ngadalta të aplikuara nga autokracitë, si në rastin e shteteve të Gjirit Persik. Ai thotë:

“Të thuash se ka një Pranverë Arabe është term i gabuar. Në fakt kemi tre pranvera arabe”.

Ky përcaktim nuk është i papritur, duke patur parasysh mënyrat e ndryshme të qeverisjeve dhe larminë e kulturave vendase në atë rajon të gjerë, sidomos për ish ambasadorin britanik në Libi dhe Iran Richard Dalton i cili foli për Zërin e Amerikës përmes Skype-it:

“Zgjimi Arab ishte detyra e një brezi të tërë. Nuk ka pse të befasohemi se ka nivele të ndryshme të tij. Por nuk ka vend në botën arabe që nuk është prekur nga kjo lëvizje”.

Jo vetëm që është një ndryshim i ngadaltë dhe jo  i rregullt, por në disa raste është në drejtimin e gabuar - si përballja e njerëzve me çështje të cilat ish regjimet autokratike i kishin mbuluar, si problemet ekonomike të cilat e kanë përkeqësuar jetën për shumë njerëz, më shumë se t’a përmirësojnë. Ka gjithashtu sheqtësime për të drejtat e grave si dhe pjestarët e pakicave.

Dhe ndërsa udhëheqësit e rinj të rajonit po bëhen të ashpër me perëndimin dhe Izraelin, politikat pro autokratike perëndimore nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ashtu siç do të dëshirohej të ishte.

“Cilado qeveri që të jetë në krye, vendet kanë interesa që të shtojnë avantazhet si për qeveritë edhe për popujt”.

Ndaj, qoftë në pallatet presidenciale apo nëpër rrugë, dy vjet më pas Pranvera Arabe ka ende punë drejt progresit.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
27.01.2013 18:01
Pranvera arabe nuk ishte nje revulucion por nje zgjim i botes arabe sepse diktatoret si Mubarak,Ben Ali ,Gadafi,Saleh e te tjere ishin bere te neveriteshem duke bere pasuri maramendese dhe popujt arabe te varfer dhe shperlarje truri duke perkrahur organizatat teroriste si Al Kaeda dhe te tjera kundra Perendimit,keto vende nuk bene revulucion ne demokratizimin e shoqerise arabe dhe kryesisht grave jane skllave,popujt arabe instrumentalizohen shume shpejt dhe paten ndikim nga Rusia dhe Irani..vendet perdimore ishin pragmatiste nuk muaren masa per demokratizim te plote te vendeve arabe ..Egjypti po ndeshet ne nje lufte me liberalet dhe vellazerine muslimane te Presidentit Morsi por revulucioni po vazhdon dhe Egjypti do te demokratizohet dhe Morsi do te jape doreheqje,,Mbeten pa mare ndeshkimin dy diktatore Al Assad dhe Amedinezhat..viti 2013 do te largoje dhe keta dy diktatore..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Oklahoma: 91 të vdekur nga tornadoja

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të paktën 20 fëmijë të cilët ndodheshin brenda një shkolle, kur tornadoja goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive